By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gara për Shtëpinë e Bardhë, qëndrimi i kandidatëve për ekonominë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Gara për Shtëpinë e Bardhë, qëndrimi i kandidatëve për ekonominë
Uncategorized

Gara për Shtëpinë e Bardhë, qëndrimi i kandidatëve për ekonominë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/17 at 5:47 PM
Kosova Times Published August 17, 2024
Share
SHARE

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris dhe ish Presidenti Donald Trump shpalosën këtë javë vizionet e tyre për ekonominë e vendit. Kandidatët premtuan se do ta frenojnë inflacionin dhe nuk do të taksojnë bakshishet e kamerierëve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, ndërsa idetë gëzojnë mbështetjen e votuesve në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, ekspertët thonë se nuk është e lehtë që ato të zbatohen.

Votuesit amerikanë, si republikanët edhe demokratët, pajtohen kur flitet për rritjen e çmimeve.

“Çmimet vazhdojnë të rriten dhe kjo dëmton xhepin tuaj”, thotë James Russell, votues në Virxhinia.

Ndërsa afrojnë zgjedhjet e nëntorit, dy kandidatët, Zëvendëspresidentja Harris dhe ish Presidenti Trump, po përqendrohen tek inflacioni.

“Kur të zgjidhem presidente, objektivi im kryesor do të jetë ulja e kostove dhe rritja e sigurisë ekonomike për të gjithë amerikanët”, thotë kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris.

“A ndihet dikush këtu më i pasur gjatë qeverisjes së Kamala Harris-it dhe Joe Biden-it sesa gjatë administratës Trump? A janë çmimet më të përballueshme nën Kama Harris dhe Joe Biden”, pyet kandidati republikan për president, Donald Trump.

Me thirrjen që qeveria federale të ndërhyjë për të kontrolluar çmimet, zonja Harris e vuri theksin tek industria e përpunimit të mishit.

Nga ana tjetër, kandidati republikan Donald Trump thotë se do të luftojë rritjen e çmimeve përmes shtimit të prodhimit të naftës dhe gazit.

“Ka shumë pak gjasa që ndonjë politikë e vetme e prezantuar nga një president të ketë ndikim të madh për të ulur inflacionin nga niveli aktual në objektivin afatgjatë të Rezervës Federale për ekonominë, i cili është 2%”, thotë Andrew Lautz me Qendrën e Politikave Dypartiake.

Muajin e kaluar, për herë të parë që nga marsi i vitit 2021, inflacioni në Shtetet e Bashkuara ra në masën 3%, megjithëse amerikanët ende po i vuajnë pasojat. Të dhënat nga shitjet me pakicë janë optimiste, papunësia është e ulët dhe shumica e ekonomistëve nuk paralajmërojnë më për recesion.

Megjithatë, situata ekonomike mbetet shqetësimi kryesor për votuesit amerikanë dhe një pikë e nxehtë debati në fushatat zgjedhore.

“Nuk do ta lëmë këtë socialiste të çmendur të paaftë që të vazhdojë ta shkatërrojë ekonominë tonë për katër vjet të tjera. Kjo do ta shkatërrojë vendin tonë”, thotë kandidati republikan për president, Donald Trump.

“Krahasoni planin tim me atë që synon të bëjë Donald Trumpi. Ai planifikon të ulë ndjeshëm taksat për miliarderët vit pas viti dhe të ulë taksat për korporatat me mbi një trilion dollarë”, thotë kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris.

Dy rivalët kanë premtuar që të heqin taksat federale për bakshishet e kamerierëve. Kritikët thonë se propozimi nuk i ndihmon punonjësit e industrisë së ushqimit të çastit apo punonjës të tjerë me të ardhura të ulëta që nuk marrin bakshishe. Ata paralajmërojnë se propozimi ka kosto dhe mund të abuzohet.

“Si mund të sigurohemi që përfitojnë ata që e meritojnë? Kjo mund të hap mundësinë për abuzime, ku disa njerëz mund t’i trajtojnë shpërblimet dhe tarifat e punës së mirë si bakshish dhe mos t’i paguajnë taksat”, thotë Steven Rosenthal me Qendrën e Politikave Tatimore.

Para tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump kryesonte sondazhet për çështjet ekonomike. Tani, të paktën një anketë tregon se dy rivalët pothuajse gëzojnë mbështetje të barabartë, me 42% mbështetje për zonjën Harris dhe 41% mbështetje për zotin Trump.

You Might Also Like

Misteret në Bosnjë dhe Hercegovinën: Cilët ishin njerëzit që ndërtuan anijet e gjetura thellë nën ujë mijëra vjet më parë?

Shembet ura në Rusi u shemb dhe ra mbi një tren, të paktën 7 të vdekur. “U hodh në erë”

Ai e tradhtoi gruan e tij me një dado, iku nga vendi me të dhe u shtir si një burrë i pikëlluar: 20 vjet më vonë, u zbulua e VËRTETA E TMERRSHME

Horoskopi ditor për 29 maj

Ky është fruti i keq që e prodhuan zgjedhjet nacionale

TAGGED: #Ekonomia, #ShBA, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times August 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

25 vjet nga masakra e Rezallës

Kosova Times Kosova Times April 5, 2024
Kurti takon liderët e KFOR-it dhe EULEX-it: Liria e lëvizjes duhet të rivendoset
Policia në kërkim të dy personave për vrasje në tentativë
Lufta në Siri ua shkatërroi jetën, tërmeti në Turqi ua shoi shpresat
“Shikimi 5 euro”: Pronari i dyqanit gjen menyre si të largojë turistët që nuk blejnë asgjë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?