By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arbri Kopliku i riu nga Shkodra që përgatitet të nisë studimet në Harvard
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Arbri Kopliku i riu nga Shkodra që përgatitet të nisë studimet në Harvard
Rajon / Botë

Arbri Kopliku i riu nga Shkodra që përgatitet të nisë studimet në Harvard

Kosova Times
Last updated: 2024/08/18 at 7:34 PM
Kosova Times Published August 18, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, të rinjtë gjithnjë e më shumë po priren të studiojnë jashtë vendit, në universitetet e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deri në fund të vitit akademik 2023-2024 rreth 14 mijë të rinj shqiptarë studiuan jashtë vendit, ku më shumë se 1000 prej tyre në Universitetet e Amerikës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, sjell përvojën e të riut Arbri Kopliku, i cili, pasi përfundoi shkëlqyeshëm studimet në Institutin e Teknologjisë në Masaçusetts të Bostonit, po përgatitet të nis studimet për doktoratë në Universitetin mjekësor të Harvardit.

Për të rinjtë shqiptarë, që studiojnë në Europë dhe Amerikë, janë ditët e fundit të pushimeve verore në vendlindje, pasi shumë shpejt ata do të rikthehen në auditore.

Edhe i riu nga Shkodra, Arbri Kopliku, pas disa ditësh do të udhëtojë për studime drejt ShBA-së. Gjatë 4 viteve të kaluara, ai përfundoi studimet për Bio-Inxhinieri me rezultate të nivelit të lartë në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit, ndërsa në ditët e para të shtatorit do të nisë studimet për doktoratë në Universitetin e Harvardit.

“Do të rikthehem në Amerikë, prap në Boston, për të filluar studimet për doktoratë në programin në mes të shkollës së mjekësisë së Harvardit, Harvard Medical School dhe Institutit Teknologjik të Masaçussets, ku isha për të kryer bachelorin. Do të studioj për inxhinieri mjekësore edhe specifikisht do të punoj në një laborator që zhvillon trajtimet e reja të personalizuara në një shkallë nano, shumë të vogël, për kancerin specifikisht por që të jenë të afta me trajtua shumë lloje të kancerave me të njëjtën teknologji”, tregon ai për Zërin e Amerikës.

Arbri thotë se përvoja e fituar në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets është mjaft e veçantë për të si student, pasi studimi në një prej universiteteve më të mira në botë, i krijoi mundësinë e njohjes me zhvillimet më të fundit të kërkimit shkencor, zgjedhjen e lëndëve dhe komunikimin me profesorët që ishin në frontin e parë të imunologjisë dhe luftës kundër COVID-it, mbi të gjitha, zhvillimin e praktikave mësimore në laboratorë dhe kompani me famë botërore.

Ishte periudha pas COVID-it, thotë ai, dhe kjo ndikoi në mënyrën ku u fokusua shkenca. Laboratorët me rritjen më të shpejtë ishin ato që prodhonin antitrupa dhe vaksina dhe po përparonin në kërkimin shkencor, sidomos për sëmundjet infektive.

Kjo, ndihmoi të përfshihet në kërkimin shkencor dhe të aplikojë njohuritë teorike nëpërmjet projektesh madhore te kompanive më të njohura në Amerikë, ku ai zhvilloi praktikat mësimore.

“Hera e parë ishte tek kompania Moderna që është edhe kompania që ka prodhuar edhe vaksinën kundër COVID-it dhe shumë gjëra të tjera. Puna që kisha unë ishte për të testuar lloje të ndryshme kombinimesh të ARN, që ishte përmbajtja e vaksinës, për të arritur që vaksinat të bëhen më të qëndrueshme ndaj temperaturave të larta dhe më thjeshtë të prodhohen. Pastaj, verën pas kësaj unë u futa në një fushë krejt tjetër, çuditërisht ishte krejt e përshtatshme me edukimin që kisha marrë në shkollë, por që ishte për pajisjet biomjekësore. Kompania prodhonte pajisje për diabetin, për sëmundjet neurodegjenerative edhe për kancerin”, thotë ai.

Në Boston jeton një komunitet i madh shqiptarësh, mes të cilëve edhe të rinj nga trevat shqipfolëse, të cilët studiojnë në universitetet e Bostonit. Kjo, thotë Arbri, ishte një mundësi e mirë për të krijuar shoqatën e studentëve shqiptarë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, përmes të cilës marrin pjesë nëpër panaire, ekspozita, në festivale të kulturës ballkanike dhe evropiane si dhe ndërveprojmë me shoqatën “Besa” dhe Kishën e Shën Gjergjit në Boston.

Ndërsa një vit më parë, bashkë me një të ri shqiptar që studion në Kanada, themeluan organizatën jofitimprurëse “Albanian Trailblazers”, e cila ofron mentorim dhe mbështetje për të rinjtë shqiptarë që duan të studiojnë jashtë vendit.

“Arritëm të krijojmë një organizatë që quhet “Albanian Trailblazers”, e cila vitin që kaloi është zgjeruar shumë. Kemi arritur të krijojmë një grup për workshope ku, shqiptarët e suksesshëm nëpër botë mund të vijnë , të ndajnë përvojat e profesioneve të tyre apo pasionet gjithashtu. Kemi krijuar një grup për ndërlidhjen e shqiptarëve me synimin që të bëjnë grupe të veçanta si shqiptarët e Bostonit, të Londrës apo Austrisë dhe me u arrit të takohemi edhe fizikisht dhe jo vetëm virtualisht”, tregon ai.

Studimet në ciklin e doktoratës në Universitetin e Harvardit pritet të zgjasin pothuajse 6 vite, një rrugë e gjatë dhe plot sfida edhe për të riun nga Shkodra, Arbri Koplikun, por ai ndjehet optimist se do t’i kapërcejë i nxitur nga synimet që ka për të ardhmen.

“Doktorata në Amerikë është pak e gjatë, është 5-6 vjet, por duke menduar përtej kësaj unë kam dëshirën që njohuritë që arrij t’i thelloj gjatë doktoratës si dhe zbulimet t’i paketoj në mënyrë të atillë që të jetë një kompani në të ardhmen. Me hap një kompani dhe, pse jo, me përfshi edhe Shqipërinë aq sa ajo mund të ofrojë për zhvillimin e teknologjive për kurimin e sëmundjeve të ndryshme, por edhe për prodhimin e produkteve biofarmaceotike”.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

TAGGED: #Arbri Kopliku, #Harvard, #Shkodra
Kosova Times August 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë

Kosova Times Kosova Times November 22, 2024
Pse mbrojtja ajrore ruse nuk arrin të neutralizojë dronët para Moskës?
Grupi i Personave të Zhdukur të Ballkanit Perëndimor Thekson punën bashkëpunuese gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë
Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin
Osmani Milanoviq: Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurtë dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?