By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dorëheqjet nga Bordi i RTK-së, Mehmeti: Absurde dhe të papranueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dorëheqjet nga Bordi i RTK-së, Mehmeti: Absurde dhe të papranueshme
Lajme

Dorëheqjet nga Bordi i RTK-së, Mehmeti: Absurde dhe të papranueshme

Kosova Times
Last updated: 2024/08/18 at 8:38 PM
Kosova Times Published August 18, 2024
Share
SHARE

Nënkryetarja e Bordit të RTK-së, Albulena Mehmeti,  ka reaguar pas dorëheqjes së ish-kryetarit të Bordit, Besnik Boletini dhe ish- anëtares, Arta Berisha. Ajo thotë se nuk ka dhënë dorëheqje ashtu siç ia kërkon Ligji i RTK-së, që anëtarët e Bordit mund të japin dorëheqje duke njoftuar me shkrim atë organ, të paktën, tre muaj përpara.

“Ish-kryesuesi i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, paraqiti publikisht disa pretendime lidhur me qëndrimet për publikimin e një lajmi në televizionin publik, por faktikisht nuk ka dhënë dorëheqje ashtu siç ia kërkon Ligji i RTK-së, që anëtarët e Bordit mund të japin dorëheqje duke njoftuar me shkrim Bordin të paktën tre (3) muaj përpara. Pra, Boletini njoftoi publikun me shkrim, por jo edhe anëtarët e Bordit”, shkruan Mehmeti në një postim në rrjetin social Facebook.

Mehmeti, tutje, thotë se vlerësimet dhe sulmet nga vet anëtarët e Bordit për stafin dhe politikën editoriale të RTK-së janë, në thelb, absurde dhe në një mënyrë të papranueshme.

“Ish-kryetari i Bordit ka shantazhuar pa ndërprerë në mënyrë të paprecedentë këdo që të realizonte kërkesat e një portali mediatik privat, e jo standardet profesionale. Në asnjë çast brenga e të dy anëtarëve nuk ka qenë RTK, por karriera e tyre personale. Dua t’ju them atyre dhe kujtdo që qëndron pas tyre se si nënkryetare e Bordit nuk do të lejoj në asnjë rast të cenohen profesionistët, të cilët punojnë për RTK-në me përkushtim dhe japin gjithçka pa asnjë rezervë”, shton tutje ajo.

Mehmeti thotë se televizioni publik duhet që sa më parë të avancojë stafin dhe të plotësojë nevojat. Ajo tutje pyet se cilat janë motivet e largimit të tyre nga Bordi i RTK-së.

“Për motivet e vërteta duhen pyetur ata. Po për sa i takon çështjeve brenda RTK-së mund të them me bindje të plotë se RTK i ka të gjithë instrumentet si institucion i madh publik që çdo proces të vetin ta përmirësojë, përshtasë, transformojë apo ngrejë në një nivel më të lartë profesional”, shkruan, pos tjerash, Mehmeti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

TAGGED: #Albulena Mehmeti, #Bordi i RTK-së, #Dorëheqjet
Kosova Times August 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Goditi me çekiç në kokë bashkëshortin e Nancy Pelosit, burg përjetë autorit!

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
Për nxitje të urrejtjes ndërfetare një vit burg
Bislimi: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen në tërësi
Tmerr në Kinë: Një autobus shkolle përplasi një turmë nxënësish, të paktën 11 të vdekur
Deklarata e fortë e deputetes britanike për situatën në veri të Kosovës: Armët po transportohen me ambulanca dhe ruhen nëpër kisha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?