By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtori Zeqiri: Stadiumi do të përfundojë brenda 24 muajve
May 20, 2025
Kurti: PDK-së i duhet minimalisht edhe një mandat në opozitë
May 20, 2025
Kurti: Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena po kthehet në legjislativ
May 20, 2025
Kurti: Do t`i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit V.S|RTKlive
May 20, 2025
Ngrihet aktakuzë për shtatë zyrtarë komunal në Prizren
May 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mënyrat e financimit të fushatave politike në SHBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mënyrat e financimit të fushatave politike në SHBA
Rajon / Botë

Mënyrat e financimit të fushatave politike në SHBA

Kosova Times
Last updated: 2024/08/18 at 9:22 AM
Kosova Times Published August 18, 2024
Share
SHARE

Zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2024 shënojnë një prej zhvillimeve më të rëndësishme në botë, rezultatet e të cilave do të përcaktojnë drejtimin e Shteteve të Bashkuara.

Rëndësia e tyre e madhe ka bërë që miliarderët të mos rrinë duarkryq.

Ata janë duke shpenzuar miliarda dollarë nëpër komitete politike të veprimit, për t’i dhënë drejtim garës që mund të ketë ndikim të madh në të ardhmen e Gjykatës Supreme dhe NATO-s, mes tjerash.

Në të njëjtën kohë, amerikanët, më shumë se kurrë, janë duke ndarë prej 5 deri në 200 dollarë për t’i mbështetur kandidatët, proces që është bërë shumë më i thjeshtë në vjetët e fundit, me vetëm disa klikime në telefonin mobil.

Shpenzimet për fushata amerikane janë rritur në vjetët e fundit, dhe jo vetëm për garën presidenciale. Në garat e ngushta për ulëset në Kongres, kandidatët dhe partitë e tyre shpenzojnë miliona dollarë për zgjedhje.

Si ka arritur sistemi zgjedhor deri në këtë pikë?

Shtetasit amerikanë dhe banorët me leje të përhershme, mund të japin donacione deri në 3.300 dollarë për një kandidat që është në garë.

Ata që janë nën 18-vjeç nuk mund të kontribuojnë në fushatë, por mund të japin donacione në parti. Shtetasit e huaj, në anën tjetër, nuk lejohen të japin donacione dhe mund të përballen me pasoja të mëdha ligjore nëse kapen në vepër.

Meqë në procesin zgjedhor përfshihen edhe zgjedhjet paraprake edhe ato të përgjithshme, shtetasit dhe banorët e përhershëm mund të japin donacione deri në 6.600 dollarë për një kandidat gjatë ciklit zgjedhor.

Ata, po ashtu, mund të japin donacion deri në 10.000 dollarë për një parti shtetërore dhe deri në 41.300 dollarëve për një parti kombëtare.

Shumica e parave prej individëve sigurohen prej zonave të pasura urbane, përfshirë Nju Jorkun, Llos Angjellesin, Uashingtonin dhe Çikagon, sipas Ray La Rajas, profesorit të shkencave politike në Universitetin e Masaçusetist, njëherësh bashkautor i një libri për financat e fushatës.

Korporatave dhe sindikatave u ndalohet dhënia direkte e donacioneve për një kandidat apo parti, po ato mund të sponsorojnë komitete politike të veprimit përmes donacioneve të dhëna prej punëtorëve apo aksionarëve.

Zakonisht, një asociacion që përfaqëson një industri, sikurse ai i automobilave, i afrohet një komiteti politik për veprim që të mbështesë kandidatët dhe partitë që mund të çojnë përpara interesat e tij.

Një punëtor apo aksionar mund të japë donacione deri në 5.000 dollarë në vit për një komitet, i cili më pas mund të bëjë donacion në vlerë të 5.000 dollarëve për një kandidat.

Komitetet politike për veprim zakonisht japin donacione nëpër garat për Kongres, ndërsa komitetet politike për veprim të shpejtë ndajnë fonde për fushata presidenciale.

Punëtorët e huaj të kompanive amerikane nuk mund të japin donacione nëpër komitete politike, dhe kompanive u ndalohet t’i kompensojnë punëtorët që ata të ndajnë fonde për këto komitete.

Nëpërmjet fotografive: Jeta e Kamala Harrisit
Fotogaleri

Nëpërmjet fotografive: Jeta e Kamala Harrisit

Qielli është limiti në komitetet politike për veprim të shpejtë

Si munden atëherë individë shumë të pasur, sikurse Elon Musk dhe Micheal Bloomberg të japin donacione për t’iu ndihmuar Donald Trumpit dhe Kamala Harrisit, respektivisht, nëse ata mund të japin vetëm 6.600 dollarë për një kandidat presidencial dhe 41.000 dollarë për partinë?

Këtu hyjnë në lojë komitetit politike për veprim të shpejtë.

Ato nuk kanë limite se sa shumë para mund të mbledhin dhe të shpenzojnë për të mbështetur një kandidat.

Dallimi kryesor mes dy komiteteve është që komiteti politik për veprim të shpejtë nuk mund t’i koordinojë shpenzimet me politikanin që mbështet.

Komiteti Amerikan, është një komitet politik për veprim të shpejtë, i bashkëthemeluar prej Muskut, dhe ai mund të shpenzojë para në reklama që u bëjnë thirrje amerikanëve të votojnë për Trumpin, mirëpo atij nuk i lejohet të punojë me fushatën e Trumpit apo Partinë Republikane, për të diskutuar se në çka duhet të fokusohen reklamat dhe në cilat rajone.

Megjithatë, me aq shumë informacion publik që ekziston për platformën e një kandidati, as nuk ekziston nevoja për t’u koordinuar, sepse veçse dihet se për çka janë më të shqetësuar votuesit dhe cilat janë qëndrimet e një kandidati.

Më 2010, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka marrë vendim që vendosja e limitit për shpenzime në një fushatë të pavarur – me fjalë tjera të pakoordinuar – përbën shkelje të lirisë së fjalës.

Ky vendim ua ka hapur derën të pasurve, korporatave dhe sindikatave që të ndajnë miliona dollarë për fushata.

Krijimi i komiteteve të tilla tregon për rritjen e madhe të shpenzimeve nëpër fushata në dekadën e fundit.

Rreth 15 miliardë dollarë janë shpenzuar në zgjedhjet e vitit 2020 dhe shifra mund të kalojë 20 miliardëshin këtë vit, ka thënë La Raja.

“Do të shpenzohen shumë para në jo shumë gara. Disa prej tyre do të përcaktojnë kontrollin e Shteteve të Bashkuara, prandaj edhe do të shpenzohen miliona e miliona dollarë në to”, ka thënë La Raja në një bisedë me gazetarët më herët gjatë vitit.

Me më shumë se 330 milionë amerikanë, si mund të rregullohen këto shpenzime?

Këtu vjen në pyetje transparenca.

Kandidatët, partitë, komitetet për veprim dhe komitetet për veprim të shpejtë, duhet t’i publikojnë të dhënat e donatorëve, përfshirë emrat dhe adresat.

Komiteti Federal për Zgjedhjet monitoron financat e një fushate, mirëpo sikurse shumë agjenci amerikane për zbatim të ligjit, përfshirë Komisionin për letra me vlerë, ai ka qasje të kufizuar dhe nuk mund të analizojë secilën hollësi.

Megjithatë, fushatat e kanë të rëndësishme që të veprojnë ligjshëm, edhe nëse e dinë që disa institucione nuk kanë shumë qasje në to. Kjo sepse të tjerët vëzhgojnë prej afër.

Punëtorët e fushatës zakonisht analizojnë në hollësi secilin donacion që i është bërë kundërkandidatit, dhe tentojnë të gjejnë ndonjë shkelje eventuale.

Gazetarët hulumtues e bëjnë të njëjtën gjë për të dy kandidatët. Dyshimet për ndonjë mashtrim në raportim të donacioneve mund të dëmtojnë shumë një kandidat, sidomos kur gara është e ngushtë.

“Gazetarët luajnë rol shumë të rëndësishëm në sistemin amerikan për zbatim të ligjit, sepse rrisin zërin për problematika dhe kështu alarmohen autoritetet”, ka thënë La Raja.

Megjithatë, ekzistojnë disa zbrazëti ligjore që mund të shfrytëzohen.

Disa donatorëve u lejohet të mos deklarojnë informacione personale, kur mund të vërtetojnë se mund të rrezikohen.

Njerëzit që kanë dhënë donacione për Partinë Socialiste të Punës gjatë Luftës së Ftohtë, nuk kanë qenë të detyruar të deklarojnë të dhëna personale, sepse kanë mundur të përballen me sulme, përfshirë ata të shërbimeve të sigurisë.

Në ligj ekzistojnë edhe zbrazëti tjera.

Organizatat politike joprofitabile nuk janë të detyruara të bëjnë publike listën e donatorëve, edhe nëse shpenzojnë para për të ndikuar te votuesit.

Prandaj publiku mund të mos e di nëse një individ i pasur ka kontribuuar me donacione të majme në fushatë përmes një organizate joprofitabile.

Donacionet e tilla në fushatë quhen “para të errëta”.

Më shumë se 1 miliard dollarë shpenzohen në këtë mënyrë nëpër fushata, kryesisht nëpër reklama televizive apo në platforma digjitale, prej vitit 2010, sipas organizatës joqeveritare, Open Secrets, e cila vëzhgon shpenzimet për fushatë.

Me një numër në rritje të komiteteve politike për veprim të shpejtë, dhe “parave të errëta”, shpenzimet që bëhen për zgjedhjet amerikane i shqetësojnë jo pak persona, dhe nuk dihet saktë se cili është ndikimi i tyre në rezultatin zgjedhor.

“Fushatat presidenciale që shpenzojnë më shumë para, nuk është e thënë se fitojnë, dhe në garat që janë shumë të shtrenjta, secili dollarë shtesë ka më pak ndikim”, beson La Raja.

“Kjo është ajo që ekonomistët e quajnë kthim margjinal në rënie. Pas një periudhe, nuk është se bëhet fjalë për ndonjë dallim të madh”, ka thënë ai.

Fushata e Hillary Clintonit ka shpenzuar 563 milionë dollarë në garën presidenciale të vitit 2016, duke tejkaluar dukshëm shpenzimet e fushatës së Trumpit – 326 milionë dollarë.

Megjithatë, Clinton, e nominuara e demokratëve, i ka humbur zgjedhjet.

Atë vit, Trump, kandidat politik kontrovers, pati fituar vëmendje shumë të madhe në media, dhe kështu e ka kompensuar pjesën tjetër të financave në fushatë.

La Raja beson se mbulimi i mediave është shpesh “ajo çfarë bën diferencën”.REL

You Might Also Like

Prokurorët francezë e pengojnë Pavel Durovin të largohet për në SHBA

Musk shpenzoi 250 milione dollare per Trumpin: “Mendoj se kam bërë mjaftueshëm” (VIDEO)

Publikohet parashikimi i ri afatgjatë për verën

Arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur në Novi Sad

“Legjenda e snajperit” rus vritet në Ukrainë. “Ai do të varroset si Hero i Rusisë”

Kosova Times August 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kellogg: Mbani zgjedhjet në Ukrainë tani!

Kosova Times Kosova Times February 2, 2025
Nxehtësia në dy pjesë të botës mund të kapërcejë rekordet e temperaturës
Ishujt e bukur evropianë që vendasit nuk dinë për to
Kusari pas dështimit të seancës: E paimagjinueshme shpërndarja e Kuvendit
Ukraina: Kemi dëshmi të “gjurmëve ruse” në sulmin në Poloni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?