By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis Seminari Ndërkombëtar, promotori ndër dekada i gjuhës shqipe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Nis Seminari Ndërkombëtar, promotori ndër dekada i gjuhës shqipe
Lajme

Nis Seminari Ndërkombëtar, promotori ndër dekada i gjuhës shqipe

Kosova Times
Last updated: 2024/08/19 at 1:49 PM
Kosova Times Published August 19, 2024
Share
SHARE

Sot nisi edicioni i 42-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare. Me programin e sivjetmë do të shënohet edhe përvjetori i 50-të i Seminarit të Albanologjisë.

Përveç tryezave shkencore, referimeve, kurseve të gjuhës e publikimeve të ndryshme, Seminari do të jetë promotor i kulturës shqipe edhe nëpërmjet vizitave të organizuara në Prekaz, ekskursioneve, shfaqjes së filmave e ngjarjeve të tjera për rreth 300 pjesëmarrësit.

Drejtori i Seminarit, profesori Bardh Rugova ka çmuar kontributin e akademikut Rexhep Ismajli si themeluesi i Seminarit, duke thënë se ai ka bërë të hapen dyert e albanologjisë në piedestal botëror.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, në hapjen e ngjarjes, ka folur për sfidat nëpër të cilat ka kaluar organizimi i këtij Seminari.

“Kam besim se edhe kësaj radhe si çdo herë deri më tani, ju seminaristë do të merrni me veti përshtypjet më të mira për mikpritjen dhe miqësinë”, ka thënë ai.

Rektori i deritanishëm i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi ka atribuuar arritjet e këtij forumi shkencor edhe te bashkëpunimin institucional.

“Në Kosovë e në Shqipëri na duhet një frymë e përbashkët zhvillimi dhe vizioni për dijen në përgjithësi, e sidomos për albanologjinë. Ndaj në pesë dekadat e ardhshme e më tutje, ky bashkëpunim duhet forcuar”, ka thënë ai.

Seminarin e ka vlerësuar edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“I nisur me nisma si hartimi i tekstit të mësimit të gjuhës shqipe për të huaj, sot ky seminar nën ombrellën e tij trajton jo vetëm gjuhën shqipe, por edhe letërsinë dhe gjithë kulturën shqiptare. Kjo përgjegjësi e zgjeruar dhe shumë e nevojshme vjen edhe si testament i rrugëtimit të vështirë që seminari pati ndër vite e dekada”, ka deklaruar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Një tryezë e veçantë gjatë ditëve të Seminarit do t’i kushtohet veprës letrare të kolosit shqiptar, tashmë të ndjerë, Ismail Kadare.

Organizatorët kanë bërë të ditur se sivjet të ftuar janë disa prej figurave më eminente të albanologjisë e gjuhës në botë, si gjuhëtari Brian Joseph, akademiku Ranko Matasoviq, profesori Jose Manuel Floristan Imizcoz, ligjëruesi Phil Hubbard, që kthehet në ngjarje pas 47 vjetësh, albanologu Rexhep Ismajli e historiani Oliver Jens Schmitt.

You Might Also Like

Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez

Bela Tarr, një nga regjisorët më të rëndësishëm ndërronr jetë

Alketa Gashi Fazliu publikon librin e ri “Klithma”

‘DiCaprio i bllokuar në Karaibe për shkak të krizës në Venezuelë’

Muzika italiane dominon listat e vitit 2025, me Olly-n në krye të listave për albume dhe këngë

TAGGED: #Edicioni i 42-të, #Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare
Kosova Times August 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Parashikimi i motit 19 nëntor ne Shqiperi

Kosova Times Kosova Times November 19, 2024
Në Facebook dhe Instagram do të jetë e mundur të blini një tik-tak blu. Twitter së fundmi prezantoi verifikimin me pagesë
Kamenicë, zbulohen duhan e cigare elektronike të kontrabanduara
Shefat e ushtrisë së ShBA-së dhe Ukrainës takohen për herë të parë sy më sy
Hapet zyrtarisht Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë: Shiritin e prenë Helez, Hasani dhe Shaqiri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?