By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sfidat e shkrimit analitik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Sfidat e shkrimit analitik!
Opinion

Sfidat e shkrimit analitik!

Kosova Times
Last updated: 2024/08/19 at 10:44 AM
Kosova Times Published August 19, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Sikurse që dallon fjala prej fjalës, dallon edhe shkrimi prej shkrimit. Varësisht prej përmbajtjes së shkrimit variojnë edhe reagimet e lexuesve. Pavarësisht reagimeve, qofshin ato pozitive apo negative, për autorin shkrimi mbetet i pandryshueshëm dhe i shënjuar në ditarin elektronik të kohës (Internet).

Sa më afër realitetit, aq më shumë kundërshtime!

Secili shkrim e ka rëndësinë, vlerën dhe mesazhin e vet, por shkrimet analitike janë më të ndjeshme për opinionin publik! Përderisa shkrimet e karakterit socio-ekonomik e zgjojnë fare pak kureshtjen e lexuesit, ato të aktualitetit politik e elektrizojnë opinionin publik!

Sado që mundohem të jem i përmbajtur dhe balancuar në shkrime, megjithatë nuk mungojnë reagimet e lexuesve!

Sado që shkrimet të jenë të balancuara në aspektin analitik, krijojnë mëdyshje tek lexuesi për “anim” partiak!

Në momentin që fokusin analizës politike e vëj mbi një subjekt të caktuar politik, aktivizohen lexuesit në rrjetet sociale, duke më etiketuar me një grup të interesit brenda sojit të njëjtë politik!

Reagimet e tilla nuk më bëjnë aspak përshtypje, sa më bëjnë përshtypje reagimet e lexuesve kur përqendrohem rreth një çështje kruciale për vendin, siç është pjesa veriore e veriut, e cila çdo herë prodhon debat përbajtësor dhe konstruktiv.

Nga shkrimet e mia analitike e kam kuptuar një gjë, sa më afër realitetit aq më shumë kundërshtime, sa me afër imagjinatës aq më pak reagime të lexuesve!

Vetëdijesimi për ndryshime pozitive, qëllim parësorë i shkrimeve të mia analitike

Çdo shkrim analitik e bazoj në realitet, duke e vërtetuar me fakte dhe argumente, duke ja bërë gjithnjë të qartë lexuesit, kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!

Rrethanat politike nganjëherë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj analistëve dhe gazetarëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër!

Kur janë në pyetje kërcënimet dhe shantazhet që vijnë nga politika, asnjëherë tek unë nuk ka ardhur në shprehje tërheqja e shkrimit për shkak të kërcënimit, por e kam mbrojtur me fakte dhe argumente të vërtetën e prezantuar në shkrimin analitik.

Në rrethanat e pluralizmit politik, analiza nuk guxon të jetë me ngjyrime partiake dhe as në shërbim të grupeve të interesit. Për këtë arsye, çdo herë përpiqem të jem zë plural i shoqërisë sonë, zë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i ndryshimeve pozitive, duke u munduar ta lë një imazh sa më pozitiv të gazetarisë tek lexuesit e përditshëm të shkrimeve të mia analitike.

Pra, shkrimet e mia analitike nuk i bëj për ngritje të imazhit personal dhe as për klikime në rrjetet sociale, po i bëjë me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare për nevojën e ndryshime pozitive dhe substanciale në përputhje me rrethanat e kohës.

You Might Also Like

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?

Belinda Balluku-kur sulmet ndaj një figure kyçe cënojnë vetë shtetin!

Republika e demokracise digjitale

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times August 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja dëshiron të pezullojë fondet për Hungarinë

Kosova Times Kosova Times September 18, 2022
Lufta e Rusisë me Ukrainën po bëhet më “teknologjike” përmes përdorimit të dronëve FPV. Kjo nuk ndihmon asnjërën palë të arrijë një përparim, thonë analistët ushtarakë që kanë vizituar frontin
Britaniku Jordan Chadwick vdiq në luftën në Ukrainë. Ai u gjet në një pellg me duart e lidhura pas shpine
Kievi akuzon Moskën për dezinformata
Suhareka afron ish-mbrojtësin e Kombëtares shqiptare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?