By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina publikoi detajet e tentativës për vrasjen e Zelensky-t
June 23, 2025
Trump: A e përmendi vërtet Medvedevi fjalën me shkronjën “N”? Nëse konfirmohet, më lajmëroni TANI
June 23, 2025
Kurti: Mirënjohje Luksemburgut për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës
June 23, 2025
Irani sulmon bazat amerikane në Katar
June 23, 2025
Zyrtarët korrektues nisin trajnim në Kopenhagë
June 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania, e kujdesshme në hetimin për sulmin në gazsjellësin “Nord Stream”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjermania, e kujdesshme në hetimin për sulmin në gazsjellësin “Nord Stream”
Rajon / Botë

Gjermania, e kujdesshme në hetimin për sulmin në gazsjellësin “Nord Stream”

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 7:26 PM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Gjermania ka lëshuar një urdhër arresti për një shtetas ukrainas lidhur me shpërthimet, që dëmtuan tubacionet e gazsjellësit “Nord Stream”, që transportonin gaz natyror nga Rusia në Evropën Perëndimore.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina nga Berlini, mundësia e përfshirjes së Ukrainës në sulmin e vitit 2022, për të cilin ekspertët thonë se kontribuoi në një rritje globale të inflacionit, është një çështje e rëndësishme e këtij hetimi.

Prokuroria federale gjermane ka lëshuar një urdhër arresti për një shtetas ukrainas në kuadër të hetimit mbi shpërthimin në një pjesë të tubacioneve të gazit natyror, “Nord Stream” në vitin 2022.

Koalicioni qeverisës i Gjermanisë dëshiron ta trajtojë me shumë kujdes çështjen e këtyre akuzave, sepse hetuesit nuk janë plotësisht të sigurt se kush është fajtor për sulmin.

“Askush nuk e di saktësisht se kush ishte organizator i operacionit, dhe duket se tre shtetas ukrainas janë përgjegjës për sulmin në pronën gjermane. Por nuk ka asnjë lidhje deri tani, nuk ka asnjë provë, asnjë lidhje me qeverinë ukrainase”, thotë Ulrich Lechte nga Partia e Demokratëve të Lirë.

Wall Street Journal, duke cituar burime anonime në një artikull ekskluziv më 14 gusht, njoftonte se plani për sulmin fillimisht ishte miratuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, por ai ishte tërhequr përpara se anëtarë të tjerë të qeverisë së tij ta zbatonin atë.

Ndërprerja e gazit rus në Gjermani shkaktoi një rritje drastike të çmimeve të energjisë dhe bashkë me të edhe të inflacionit në të gjithë Evropën dhe në pjesën më të madhe të botës.

Sulmi, për të cilin raporti i gazetës Wall Street Journal fajëson zhytësit ukrainas, dëmtoi, por nuk e shkatërroi plotësisht tubacionin “Nord Stream 1” dhe ekspertët thonë se ai mund të rikthehet në funksionim. Sulmi dëmtoi gjithashtu gazsjellësin “Nord Stream 2”, hapja e të cilit ishte anuluar përpara se Rusia të fillonte sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.

“Njëri nga katër tubacionet nuk është dëmtuar nga sulmi. Me sa duket, zhytësit vendosën eksplozivët vetëm në dy linja. Pra, pati katër shpërthime, por dy prej tyre duket se ishin në të njëjtën linjë”, thotë Sergey Vakulenko nga Qendra Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë.

Nuk ka gjasa që Gjermania t’i kthehet konsumit masiv të gazit rus, edhe nëse Kievi dhe Moska arrijnë një marrëveshje paqeje. Dy analistë thanë për Zërin e Amerikës se që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Gjermania ka zhvilluar një model alternativ energjie, që është më i qëndrueshëm, por edhe më i shtrenjtë.

“Gjermania po bën një tranzicion drejt më shumë burimeve të energjisë së rinovueshme. Pjesa e energjisë së rinovueshme në sektorin gjerman të prodhimit të energjisë elektrike tashmë është afërsisht në nivelin 57 për qind”, thotë Claudia Kemfert nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike.

Në rrugët e Moskës, lajmi për përfshirjen e mundshme të Kievit në sulmin ndaj gazsjellësit “Nord Stream” po konkurron me atë të avancimit të Ukrainës në rajonin rus të Kurskut.

Disa ekspertë e shohin këtë veprim më pak si një shfaqje fuqie dhe më shumë si një luftë për kontrollin e një burimi të rëndësishëm ekonomik në Kursk.

“Hyrja e forcave të armatosura të armikut në territorin e Kurskut ngre shqetësime serioze për autoritetet ruse, pasi kemi të bëjmë me një betejë për kontrollin e sistemit të transportit të gazit”, thotë ekonomisti Dmitry Potapenko.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka dëshmuar tashmë se ndikimi i saj shtrihet përtej fushëbetejës, duke prekur ekonominë globale dhe sektorin e energjisë.

You Might Also Like

Ukraina publikoi detajet e tentativës për vrasjen e Zelensky-t

Trump: A e përmendi vërtet Medvedevi fjalën me shkronjën “N”? Nëse konfirmohet, më lajmëroni TANI

Irani sulmon bazat amerikane në Katar

Iranianët: Kina dhe Rusia na kanë tradhtuar

Mesazhi i ashpër i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta

TAGGED: #Gjermania, #Nord Stream
Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rafuna dhe ambasadori japonez flasin për bashkëpunim ekonomik

Kosova Times Kosova Times April 15, 2025
Jill Biden është pozitive me koronavirusin
Rrëzohet raketa e Koresë së Veriut në zonën ekskluzive ekonomike të Rusisë
Kosova sot mban stërvitjen e radhës para miqësores me Armeninë
Bajraktari: Të përmbyllet sa më parë procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?