Trajneri i Manchester Cityt e ka pranuar se po bëhet gjithnjë e më vështirë të fitohet titulli në Ligën Premiere, por e pranoi se skuadra e tij është favorite edhe këtë vit.

“E pranoj që jemi favoritë, jam pajtuar me këtë. Por unë e di se çfarë të bëj. Duhet të fitojmë pikë për pikë, të fitojmë ndeshje pas ndeshje, por kjo bëhet më e vështirë çdo sezon”, tha Guardiola.

Manchester City filloi mbrojtjen e titullit të Ligës Premiere me fitoren 0-2 në stadiumin e Chelseat.