By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani e mbyll Institutin Kulturor Gjerman në Teheran
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani e mbyll Institutin Kulturor Gjerman në Teheran
Rajon / Botë

Irani e mbyll Institutin Kulturor Gjerman në Teheran

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 7:20 PM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Policia iraniane ka mbyllur Institutin e Gjuhës Gjermane Teheran – Das Deutsche Sprachinstitut Teheran (DSIT) – për gjoja “shkelje të ligjeve të vendit”, duke e shtyrë Berlinin të thërrasë në takim ambasadorin e Iranit.

Në një postim në rrjetin social X të martën, agjencia e lajmeve e gjyqësorit të Iranit, Mizan tha se dy degë të “qendrave të paligjshme të lidhura me Qeverinë gjermane” janë mbyllur për shkak të “disa veprimeve të paligjshme dhe shkeljeve të shumta financiare”.

Mirzan shtoi se gjyqësori ka “marrë raporte për shkelje nga qendra të tjera të lidhura me Gjermaninë”, duke mos shpjeguar më shumë.

E njohur më parë si Instituti Goethe, qendra kulturore menaxhohet nga Ambasada e Gjermanisë në kryeqytetin iranian.

“Ne dënojmë trajtimin që autoritetet iraniane të sigurisë ia kanë bërë institutit të gjuhës gjermane në Teheran,” tha Ministria e Jashtme gjermane, duke shtuar se ambasadori iranian në Berlin është thirrur në takim qortues.

Para lajmit të Mizanit, një burim i informuar i tha radios Farda të Radios Evropa e Lirë se oficerët e policisë mbyllën degët e institutit në qendër të Teheranit më 20 gusht, duke konfirmuar pretendimet e mëparshme në mediat sociale.

امروز ظهر ریختند داخل موسسه گوته دیباجی و آموزشی قلهک تهران اساتید و کارکنان و کسانی که امتحان آلمانی داشتند رو با ضرب و شتم بیرون انداختند. با دوربین و کلی مامور. داد میزدن کجا میخواین برین؟ بعدشم نوپویی‌ها سردرها رو کندن و موسسه زیر نظر سفارت آلمان رو پلمپ کردن.

(پرستاران ؟) pic.twitter.com/RX3G6oLLVS

— مملکته (@mamlekate) August 20, 2024

Ky vendim i autoriteteve iraniane vjen një muaj pasi Gjermania e ndaloi Qendrën Islamike të Hamburgut, IZH, një organizatë e lidhur me Iranin, për të cilën tha se “promovon një ideologji islamike, ekstremiste dhe totalitare në Gjermani”.

Autoritetet gjermane mbyllën gjithashtu pesë nënorganizata të IZh-së, duke thënë se ato “po ashtu mbështesin terroristët e Hizbollahut dhe përhapin antisemitizëm agresiv”, duke iu referuar aleatit të Iranit me bazë në Liban, i cili është cilësuar një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për Radion Farda, një ish-student i DSIT-it tha se mbyllja është ngjarje “e trishtuar”, sepse instituti shërbente si një “shtëpi e dytë” për njerëzit që donin të mësonin gjermanisht në një mjedis “më të hapur” se universitetet iraniane.

Ata thanë se shumica e njerëzve që studionin në këtë institut kërkonin të emigronin për t’i vazhduar studimet në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Tani, ata që kërkojnë të mësojnë gjermanisht duhet të paguajnë më shumë për të studiuar në institute më pak të njohura dhe për të udhëtuar jashtë vendit për t’iu nënshkruar një provimi të akredituar të gjuhës gjermane.

Shumë njerëz shprehën menjëherë shqetësimin për atë se çfarë do të ndodhtë me provimet e tyre të planifikuara të gjuhës, pas mbylljes së institutit.

Instituti Goethe hapi degën e tij të parë në Iran në vitin 1958, por aktivitetet e tij kulturore u kufizuan dukshëm pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, duke rezultuar në mbylljen e tij në vitin 1987.

Instituti rifilloi punën në vitin 1995 me një emër të ri – DSIT – por vendësit vazhduan ta quanin Instituti Goethe.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

TAGGED: #Instituti Kulturor Gjerman, #Iran
Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia gjermane bastis një grup për lidhje të dyshuara me Hezbollahun

Kosova Times Kosova Times November 16, 2023
Lulja më e mirë për t’i dhuruar një gruaje në 8 Mars, që besohet se sjell fat të veçantë
Putin vlerëson se kundërofensiva e Ukrainës ka dështuar
Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë
Protestuesit pro-palestinezë hynë në një restorant dhe sulmuan kryeministrin kanadez Trudeau, duke bërtitur…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?