By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje
May 14, 2025
Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën
May 14, 2025
Sveçla pas lirimit të objektit në veri: Hapësirat e uzurpuara po kthehen
May 14, 2025
Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll
May 14, 2025
Costa mbërrin në Prishtinë pritet nga presidentja Osmani
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-Presidenti Obama dhe Doug Emhoff në epiqendër të ditës së dytë të Kuvendit Kombëtar Demokrat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ish-Presidenti Obama dhe Doug Emhoff në epiqendër të ditës së dytë të Kuvendit Kombëtar Demokrat
Rajon / Botë

Ish-Presidenti Obama dhe Doug Emhoff në epiqendër të ditës së dytë të Kuvendit Kombëtar Demokrat

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 9:09 PM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshorti i Nënpresidentes Harris, Doug Emhoff do të flasin të martën në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar Demokrat, duke e zhvendosur kështu vëmendjen drejt nënpresidentes dhe përballjes së saj me kandidatin republikan Donald Trump.

Orientimi i vëmendjes drejt 76 ditëve të fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale pason mbrëmjen e parë që ishte projektuar si një përshëndetje me presidentin Biden, i cili u prit nga delegatët si një hero për tërheqjen nga gara, për t’i dhënë mundësinë zonjës Harris të kandidojë.

Duke folur qartazi dhe me energji, Presidenti Biden shfrytëzoi mundësinë për të mbrojtur historikun e arritjeve të tij, për t’i dalë në mbrojtje nënpresidentes dhe për të kritikuar ish-Presidentin Trump. Fjalimi i tij riktheu imazhin e Joe Bidenit që fitoi zgjedhjet e 2020-ës, në dallim nga paraqitja e tij e dobët gjatë debatit me ish-Presidentin Trump në qershor, që shkaktoi edhe tërheqjen e tij nga rikandidimi.

Në fjalimin e tij, Presidenti Biden përsëriti tematikën e vitit 2020, se “jemi në një betejë për vetë shpirtin e Amerikës”, si dhe ofroi mundësinë për ta paraqitur zonjën Harris dhe kandidatin për nënpresident Tim Walz si më të përgatiturit për të kandiduar në zgjedhjet e këtij viti.

“Në sajin tuaj, patëm katër vitet më të jashtëzakonshme të përparimit”, deklaroi Presidenti Biden. Ai shtoi se “kur them ne, e kam fjalën për mua dhe Kamalën”, duke ndarë kështu arritjet e tij më popullore me nënpresidenten, së cilës i trashëgoi edhe strukturat zgjedhore të ngritura prej tij.

Nënpresidentja Harris u shfaq në mënyrë të paparalajmëruar gjatë kuvendit të hënën, për ta falenderuar Presidentin Biden për punën e tij drejtuese. Më pas, ajo iu bashkua atij në skenë, ku folën dhe u përqafuan.

“Joe, faleminderit për udhëheqjen tënde historike, për një jetë të tërë në shërbim të vendit tonë, dhe për gjithçka tjetër që do të vazhdosh të bësh”, tha zonja Harris. “Të jemi mirënjohës përgjithmonë”.

Delegatët brohorasin ndërsa Presidenti Joe Biden mban fjalimin e tij
Delegatët brohorasin ndërsa Presidenti Joe Biden mban fjalimin e tij

Punimet e ditës së parë ishin me të paktën një orë vonesë dhe shumë prej folësve që ishin planifikuar të flisnin u detyruan të mos mbanin fjalim, si p.sh. muzikanti James Taylor. Organizatorët thanë se shkak për vonesat ishin duartrokitjet e zgjatura për folësit.

Nënpresidentja Harris do të udhëtojë të martën drejt Miluokit, për të marrë pjesë në një tubim në shtetin e pavendosur Uiskonsin. Në mbrëmje, ajo do të rikthehet në Çikago.

Ekipi elektoral i zonjës Harris tha të martën se do të nxjerrë në plan të parë gjatë tre ditëve të mbetura të kuvendit “përçues të besuar të mesazheve”. Ndër ta janë senatorja Catherine Cortez Masto nga Nevada; guvernatorja Gretchen Whitmer, senatori Gary Peters dhe ligjvënësja Elissa Slotkin nga Miçigani; senatori Bob Casey nga Pensilvania dhe senatorja Tammy Baldwin nga Uiskonsin. Nga shteti Arizona do të marrë fjalën senatori Mark Kelly dhe John Giles, kryebashkiaku republikan i Mesas.

Guvernatori Roy Cooper i Karolinës së Veriut do të jetë folësi i fundit përpara se zonja Harris të pranojë të enjten emërimin si kandidate zyrtare për presidente e Partisë Demokrate.

You Might Also Like

Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje

Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën

Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll

Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës

Pse Putini nuk është i interesuar të negociojë me Zelenskyn?

TAGGED: #Barack Obama, #Doug Emhoff, #Konventa e Demokratëve
Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Tmerr në lindje të Francës: Zjarri shpërtheu në një resort për personat me aftësi të kufizuara, të paktën 11 persona rezultojnë të zhdukur
Kurti: Kemi sfida në raportet me emisarët perëndimorë, por nuk mendoj se gjërat zgjidhen me trysni
Polonia do të ndërtojë mur përgjatë kufirit me Kaliningradin e Rusisë
Ahmet Ismaili, Guvernatori i ri i BQK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?