By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj
June 10, 2025
Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Bullgari, mësuesin homoseksual e shqetëson një ligj kundër homoseksualëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Në Bullgari, mësuesin homoseksual e shqetëson një ligj kundër homoseksualëve
Rajon / Botë

Në Bullgari, mësuesin homoseksual e shqetëson një ligj kundër homoseksualëve

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 2:44 PM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Ivani nuk e ka zakon t’i ndjekë debatet parlamentare, posaçërisht gjatë pushimit veror.

Por, më 7 gusht, ai u përqendrua në telefonin e tij për të parë se si do të rridhnin ngjarjet në Parlamentin e Bullgarisë, sepse partia proruse e krahut të djathtë, Ringjallja, e futi një amendament për ta ndaluar “propagandën e LGBT-së” në shkolla.

Ivani, 34 vjeç, ishte në veçanti i interesuar sepse ai është mësues. Por, edhe sepse është homoseksual.

Ivani, i cili i kërkoi Radios Evropa e Lirë ta përdorë vetëm emrin e tij, shikoi me emocione teksa Parlamenti debatoi dhe e miratoi njëzëri atë amendament dhe një amendament tjetër plotësues, i cili sqaron se çfarë përbën “orientim seksual jotradicional”.

Më 15 gusht, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, e nënshkroi ligjin me këto dy ndryshime.

Ivani thotë se nuk mundi të besonte se çfarë kishte ndodhur kur i dëgjoi duartrokitjet e mëdha në Parlament.

“U trondita plotësisht se si kjo gjë u pranua. Ende jam plotësisht i tronditur”, tha Ivani për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë (REL).

Në një shoqëri konservatore, shumë njerëz nga komuniteti LGBT në Bullgari përballen me stigmë të madhe dhe identitetin e vet seksual e mbajnë të fshehur nga të afërmit, miqtë dhe punëdhënësit.

Bullgaria është njëri prej vendeve të pakta të Bashkimit Evropian që nuk u jep të drejta të barabarta shoqërore njerëzve homoseksualë dhe heteroseksualë. Vitin e kaluar, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e detyroi Bullgarinë ta krijojë një kornizë ligjore për njohjen e marrëdhënieve të gjinisë së njëjtë. Sofja ende nuk e ka përmbushur këtë detyrim.

“Unë gjithmonë u them atyre se e kam një burrë”

Ivani, megjithatë, bën përjashtim, sepse ai ka qenë i hapur për orientimin e tij seksual për shumë vite, përfshirë para kolegëve të tij në shkollat e mesme ku ka dhënë mësim.

Ai e ka një burrë, me të cilin u martua në Danimarkë, dhe ata së bashku kanë një fëmijë.

Derisa e kupton se ka stigmë, diskriminim dhe paragjykime ndaj njerëzve homoseksualë në Bullgari, Ivani thotë se për 11 vjetët sa ka punuar mësues i matematikës, ai e ka pasur vetëm një incident negativ në lidhje me orientimin e tij seksual.

Ai the se pamje e tij e jashtme i ndihmon për shkak se nuk është e përafërt me sterotipet e njohura bullgare për atë se si duket një burrë homoseksual. Sjellja e qetë, të qenët i hapur dhe gatishmëria për t’iu përgjigjur pyetjeve për veten si një homoseksual, e kanë bërë edhe më të lehtë për të, sipas tij.

Duke qenë se bart unazë, ai thotë se kolegët dhe nxënësit në shkollën private në Sofje, ku ai punon, shpesh e pyesin për “bashkëshorten” e tij.

Një poster me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin, në një flamur me ngjyra të ylberit, shihet gjatë një proteste pranë Parlamentit të Bullgaris në Sofje, 8 gusht 2024.
Një poster me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin, në një flamur me ngjyra të ylberit, shihet gjatë një proteste pranë Parlamentit të Bullgaris në Sofje, 8 gusht 2024.

“Unë gjithmonë u them atyre se kam një burrë. Nuk është diçka që e fsheh. Reagimi i tyre është zakonisht befasues, por asgjë më shumë”, tha ai.

Por, Ivani shqetësohet se toleranca dhe pranimi, të cilat i ka përjetuar, mund të ndryshojnë pas amendamenteve në ligjin për edukim.

“Çfarë do të ndodhë nga tani kur ata më pyesin mua [për jetën private]? A kam të drejtë t’ua them të vërtetën se e kam një burrë? Apo më duhet t’i gënjej?” pyeti ai.

Ai pyet, çfarë nëse “një fëmijë në shkollë, i cili ka dy nëna apo dy baballarë, pyet nëse kjo është shkelje e ligjit? Çfarë nëse një drejtor dëshiron ta punësojë një mësuesi i cili është homoseksual i deklaruar, a është shkelje kjo?”

Pas tronditjes që e përjetoi nga votimi në Parlament, Ivani merakoset tani nga pyetje të tilla.

“[Amendamenti] është aq i përgjithshëm saqë çdo gjë mund të bjerë në kategorinë e ‘propagandës’”, thotë ai.

Edhe para se amendamentet të hidheshin në votim, Ministria e Edukimit e Bullgarisë tha se tekste të tilla të paqarta do të shkaktojnë telashe, sepse ato nuk sqarojnë çfarë është e lejuar e çfarë nuk është. Dhe, më 8 gusht, Rrjeti Kombëtar për Fëmijë (NMD) tha në një komunikatë se paqartësia e amendamenteve nënkupton se ato mund të zbatohen në mënyra kundërthënëse dhe arbitrare.

Druajtjet për ngacmim

Ivani ka frikë gjithashtu se studentët LGBT do të përballet me ngacmime më të mëdha, si pasojë e ligjit të ri.

Në një studim të vitit 2024 nga Agjencia Evropiane për të Drejta Themelore me bazë në Vjenë, 72 për qind e njerëzve LGBT të anketuar në Bullgari, thanë se janë ngacmuar në shkolla për orientimin e tyre seksual, apo për identitetin gjinor.

Kjo, sipas Ivanit, me gjasë do të përkeqësohet.

“Njerëzit të cilët i ngacmojnë [personat LGBT] do të ndihen edhe më të pushtetshëm edhe më të mbrojtur. Miratimi i [amendamentit] është sikur t’u thuash: Vazhdoni ta bëni atë që jeni duke e bërë”, tha ai.

“Asgjë nuk e parandalon [ligjin e ri] nga përdorimi si mjet trysnie kundër çdo njeriu dhe organizate të shoqërisë civile”, tha NMD-ja në një komunikatë.

“Kështu, nga viti i ri shkollor, çdo student, prindër, apo mësues, do të mund të përndjekjet dhe turpërohet për shkak të një “orientimi ndryshe seksual”, tha ajo.

Kjo organizatë paralajmëron se ligji mund të “ndikojë në rritjen e rasteve të dhunës, vetëvrasjeve dhe vetëdëmtimit”.

Ivani thotë se brengoset gjithashtu se ky amendament është shenjë se Bullgaria po shkon drejt një rruge antidemokratike, duke i ndjekur vendet si Rusia dhe Hungaria.

Këto dy vende kanë miratuar tashmë ligje të ngjashme, të cilat janë kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut për shkeljen e lirisë së shprehjes dhe për promovimin e diskriminimit dhe abuzimit ndaj njerëzve LGBT.

“Çfarë më merakos është se nuk e di çfarë të pres…nëse më shumë gjëra ndodhin, më shumë kufizime, ka mundësi se do të filloj të mendoj për të emigruar. E kam menduar këtë më herët, por kjo më prek shumë personalisht”, tha ai.

Ai është gjithashtu i brengosur se amendamentet ligjore do ta prekin arsimin në përgjegjësi në Bullgari.

“Shkolla është vend ku fëmijët duhet të mësojnë të mendojnë dhe të mendojnë në mënyrë kritike. Prandaj, nuk duhet të ketë tema tabu, por këndvështrime të shumta”, përfundoi ai.

You Might Also Like

BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar

Britania vendosi sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

Trump dërgon marinsat në Los Angeles, kryebashkiaku i tërbuar. “Nuk e kemi përjetuar ende këtë”

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

Numri i të vdekurve në në Graz rritet në 10.Pamje nga shkolla ku ndodhi të shtënat

TAGGED: #Bullgari, #Homoseksual, #Ivani
Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Stoltenberg bën thirrje për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova Times Kosova Times June 19, 2023
Çfarë mendojnë liderët botërorë për Kamala dhe Trump?
Osmani: Kosova ka dhënë shembull për sundim të ligjit
Nje grup i biznesit rus mbeshtet ushtrinë për ofensivën në Ukrainë, per 1 km ofensiveshuma…
Horoskopi ditor për datën 14 dhjetor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?