By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rënie e turistëve të huaj në korrik, çfarë ndodhi dhe arsyet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Rënie e turistëve të huaj në korrik, çfarë ndodhi dhe arsyet
Turizëm

Rënie e turistëve të huaj në korrik, çfarë ndodhi dhe arsyet

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 8:02 AM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Ecuria pozitive e turizmit e këtij viti duket se është ndalur në korrik, kur numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend ka shënuar rënie në raport me një vit më parë.

Deri në qershor ritmet e rritjes ishin të kënaqshme, duke regjistruar një total prej 4.5 milionë të huaj, me një rritje prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që premtonte për një tjetër vit të mbarë turistik.

Të dhënat e fundit të publikuara në rrjetin social Facebook nga Kryeministri Edi Rama tregojnë se totali u vizitorëve të huaj në 7-muaj arriti 6.3 milionë. Pra në muajin e 7-të të vitit në vendin tonë hynë 1.75 milionë shtetas të huaj me një rënie të lehtë prej 1 për qind në raport me korrikun e një viti më parë, kur u regjistruan 1.77 milionë shtetas. Kjo është hera e parë që nga pandemia e COVID-19 në vitin 2020 që korriku nuk regjistron rritje.

Panorama e shifrave qartëson deri diku edhe shqetësimin që shprehën në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut turoperatorët dhe strukturat akomoduese në vend të cilat raportonin se ecuria ishte më pesimiste se një vit më parë dhe sesa lakohej nga qeveria.

Për këtë sipas tyre kishte tre arsye.

E para rritja ekstreme e çmimeve në disa rajone apo subjekte të izoluara që ndikoi negativisht perceptimin e përgjithshëm për gjithë bregdetin. Në disa raste çmimet e shezloneve ishin të barabarta me çmimin e një dhome hoteli teksa të huajt që një vit më parë kishin pushuar në Shqipëri, këtë vit janë përballur me rritje çmimesh që në syrin e tyre nuk e bënte më Shqipërinë ekonomike çka ka sjellë anulime (kryesisht italianët).

Së dyti tipologjia e turistëve këtë vit ndryshoi dhe turoperatorët raportuan për një dyndje e turistëve të rinj dhe në buxhet (turistë të rinj që shpenzojnë në minimum). Këta të fundit shpenzojnë kryesisht vetëm në akomodim (edhe ky sa më ekonomik) dhe limitohen në maksimum nga konsumimi i produkteve dhe shërbimeve të tjera turistike. Janë turistë që nuk frekuentojnë baret dhe restorantet por supermaerketet dhe fast food.

Së treti largimi i një pjese të shqiptarëve të Kosovës në destiacione të reja si efekt i liberalizimit të vizave. Kjo ishte diçka e pritshme pavarësisht se sipas të dhënave zyrtare sërish shtetasit nga Kosova kanë qenë më rritje në janar-korrik 2024.

Qeveria pranon se ka një rritje mbi 22 për qind por që kjo nuk përputhet me deklarata e turoperatorëve që nënvizojnë se ka një rënie në strukturat akomoduese në rajonet që janë frekuentuar tradicionalisht prej tyre si Golem, Shëngjin apo Velipojë.

Pavarësisht shifrave të korrikut turoperatorët janë të mendimit se viti 2024 do të jetë një vit turistik më i mirë se viti 2023 me numër vizitorësh në rritje gjatë vjeshtës por sezoni veror në vetvete pritet të jetë më i dobët se 2023-i./Monitor/

  • foto galeri

You Might Also Like

Castelmezzano në Italinë Jugore: Vendi ku ka më shumë gjasa të shihni një shtrigë sesa një autobus

Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026

Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituara në dimër

Kjo linjë ajrore do të lançojë Wi-Fi falas në të gjitha fluturimet evropiane duke filluar nga ky muaj

Seksioni më i gjatë i drejtë i hekurudhës: Pothuajse 500 kilometra pa asnjë kthesë

Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Erdogan planifikon të bisedojë me Putinin për referendumet e rreme

Kosova Times Kosova Times September 29, 2022
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Arrihet marrëveshja, McKennie rinovon kontratën me Juvën
Aktakuzë e re kundër Donald Trumpit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020
Rusi alivanoset ne mes te emisionit! Nuk mund ta dëgjonte më prezantuesen dhe vendosi të vdiste’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?