By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë
January 8, 2026
Ku të shkoni në Siçili në vitin 2026
January 8, 2026
Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve
January 8, 2026
Zjarr në objektin ‘Union’ në Prishtinë, nuk ka të lënduar
January 8, 2026
Kryeprokurori Kryeziu: Keqpërdorime në BKS, dëmi mbi 1 milion euro
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studentë nga disa shtete po marrin pjesë në Seminarin për Gjuhën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Studentë nga disa shtete po marrin pjesë në Seminarin për Gjuhën
Lajme

Studentë nga disa shtete po marrin pjesë në Seminarin për Gjuhën

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 8:47 PM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Studentë nga disa shtete po marrin pjesë në Seminarin e 42-të për Gjuhën, Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare. Në ditën e dytë, ka mbajtur ligjëratë për gjuhët, historiani Paul Heggarty.

“Është e vështirë të thuhet se cila gjuhë është më e vjetra në botë, pasi asnjëra prej tyre që ekziston, nuk kanë ditëlindje. Kështu bëri të ditur gjatë ligjërimit për gjuhët, historian, Paul Heggarty, në ditën e dytë të edicionit të 42-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare.

“Vazhdimisht të gjithë duan të dinë se cila është gjuha më e vjetër në botë. Eh po, është në thelb një pyetje që nuk ka kuptim, sepse duhet të flasim për linjat gjuhësore. Gjuhët nuk kanë datëlindje”, tha : Paul Heggaty, historian i gjuhës.

Studentët prej shteteve të ndryshme të botës, të cilët po marrin pjesë në këtë Seminar tregojnë se çfarë i shtyri të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqipe.

“Në Kosovë është hera e tretë, kurse në seminar është hera e dytë. Unë fillimisht kam filluar të mësoj gjuhën arbëreshe nga Italia, prandaj erdha këtu për të takuar më shumë njerëz nga ai rajon, gjithashtu për të mësuar më shumë për shqipen në përgjithësi”, tha Marcelo Yuji Himoro, student nga Brazili.

“Do të doja të studioja gjuha shqipe këtu në Kosovë. Unë jam shumë e interesuar për kulturën. Është kaq interesante. Është hera e parë që jam këtu. Nuk kam qenë kurrë në këtë pjesë. Në Gjermani, ne nuk dimë shumë për Kosovën. Po. Prandaj erdha këtu. Po, është e vështirë dhe është një gjuhë kaq unike dhe më pëlqen shumë se si tingëllon gjuha shqipe”, tha Ruth Maria, studente nga Gjermania

Gerard Spaans, gjuhëtar nga Holanda, është njëri prej të cilëve tash e dy vjet është duke e studiuar historinë e gjuhës shqipe. Ndonëse në Kosovë thotë po qëndron për herë të dytë, ai tregon edhe si lindi ideja për të studiuar gjuhën e shqipe.

“Gjatë një shkolle verore në vitin 2018, pati një kurs për shqipen. Kështu që doja shumë ta bëja këtë sepse nuk dija ende shumë për shqipen. Pastaj mësova shqip për herë të parë. Pra, shqipja moderne, por edhe dallimet dialektologjike midis varieteteve, si Gegë dhe Toskë, por edhe pak historia, dhe kjo ngjalli vërtet interesin tim. Kështu, kur mbarova studimet dhe u hap një doktoraturë në Zvicër për historinë e Shqipërisë, menjëherë e kuptova se kjo ishte ajo që doja të bëja. Dhe ende jam shumë i lumtur që pata mundësinë për ta bërë këtë”, tha Gerard Spaans, gjuhëtar nga Holanda.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare gjatë 2 javëve, do të do të ketë tryeza shkencore, kurse të gjuhës e publikime të ndryshme.

You Might Also Like

Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez

Bela Tarr, një nga regjisorët më të rëndësishëm ndërronr jetë

Alketa Gashi Fazliu publikon librin e ri “Klithma”

‘DiCaprio i bllokuar në Karaibe për shkak të krizës në Venezuelë’

Muzika italiane dominon listat e vitit 2025, me Olly-n në krye të listave për albume dhe këngë

TAGGED: #Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare, #Studentë
Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NBC News: SHBA-të përgatiten për hakmarrje të mundshme iraniane

Kosova Times Kosova Times June 22, 2025
Rritja e moshës për pensionim, reformë e dhimbshme
Refugjatët ukrainas, viktima të uraganit Helene në Korolinën e Veriut
Çfarë ndodh nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë?
Një vrimë 60 herë më e madhe se Toka është shfaqur në Diell: Një stuhi e fuqishme diellore po nxiton tani drejt nesh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?