By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani dhe Luque flasin për fuqizimin e qëndrueshëm ekonomik të grave
October 7, 2025
Qytetari i zhdukur në Malishevë:Shoqata për Kërkim-Shpëtim nisë operacionin
October 7, 2025
Dy vjetori i sulmit terrorist, Ambasada Gjermane ulë flamujt n`gjysmështizë
October 7, 2025
Sulmohet një person zyrtar i emergjencës në Mitrovicën e Jugut
October 7, 2025
Sydney: Autori që shkaktoi gjakderdhje në Croydon Park është shtetas grek
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjendet trupi i njërit prej personave të mbytur në jahtin luksoz në Sicili
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjendet trupi i njërit prej personave të mbytur në jahtin luksoz në Sicili
Rajon / Botë

Gjendet trupi i njërit prej personave të mbytur në jahtin luksoz në Sicili

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 7:22 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Ekipet e palombarëve arritën të gjejnë të mërkurën trupin e të paktën një personi mbytur tek jahti i mbytur pranë brigjeve të Sicilisë, ndërsa vazhdojnë kërkimet për pasagjerët e tjerë të zhdukur dhe janë shtuar pikëpyetjet se përse jahti u fundos me shpejtësi.

Ekipet e kërkimit sollën një trup të mbuluar në portin e Portiçelos. Kjo konfirmon se tashmë nuk shpresohet më që nga operacioni të gjenden të mbijetuar, por se po kërkohet kryesisht për gjetjen e trupave të viktimave.

Jahti “Bayesian”, me flamur britanik dhe gjatësi rreth 56 metra, u mbyt gjatë një furtune të hënën ndërsa qëndronte i ankoruar rreth 1 kilometër nga bregu. Zyrtarët e mbrojtjes civile thanë se mendojnë që jahti u godit nga një tornado mbi det dhe u zhyt me shpejtësi.

Pesëmbëdhjetë persona arritën të largohen me një gomone dhe u shpëtuan nga një varkë me vela që gjendej aty pranë. Të hënën u gjend trupi i kuzhinierit nga Antigua, Recaldo Thomas.

Gjashtë persona mbeten të zhdukur, ndër ta manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch, vajza e tij 18-vjeçare dhe bashkëpunëtorët e tij që e kishin mbrojtur me sukses rishtazi në një gjyq federal në Shtetet e Bashkuara ku akuzohej për mashtrim financiar.

Ndërkohë, hetuesit nga prokuroria në Termini Imerese po mblidhnin prova për hetimin e tyre penal, të cilin e filluan menjëherë pas tragjedisë, edhe pse asnjë i dyshuar nuk ishte identifikuar publikisht.

Pikëpyetje të shumta janë ngritur rreth arsyeve përse super-jahti, i ndërtuar në vitin 2008 nga kantieri detar italian Perini Navi, u mbyt kaq shpejt, kur varka me vela e gjendur aty pranë, “Sir Robert Baden Powell”, mbeti e paprekur nga furtuna dhe arriti të shpëtojë 15 të mbijetuarit.

A ishte thjesht rasti i një tornadoje të pazakontë që e përmbysi anijen dhe mundësoi që uji të futej brenda saj?

Jahte të tilla si “Bayesian-i” kanë nën ujë një bosht që i ndihmon të ruajnë stabilitetin, por që duhet tërhequr për t’iu afruar brigjeve të cekëta. Jahte të tilla gjithashtu duhet të kenë nënndarje të papërshkueshme nga uji, të cilat janë projektuar posaçërisht për të parandaluar një fundosje të shpejtë katastrofike, edhe nëse disa pjesë mbushen me ujë.

“Pra, që anija të fundoset, veçanërisht kaq shpejt, duhet vërtet që të hyjë ujë në bord me shumë shpejtësi dhe në disa vende përgjatë gjatësisë së anijes, gjë që përsëri sinjalizon se jahti mund të jetë kthyer në njërën anë”, tha Jean-Baptiste Souppez, nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Detarë.

Ndërkohë rojet bregdetare italiane dhe palombarët e shërbimit zjarrfikës kanë vijuar kërkimet nënujore në kushte të rrezikshme dhe me kufizime kohore. Për shkak të thellësisë së madhe, nevojiten masa paraprake të veçanta – zhytësit që punojnë në ekipe që shkëmbehen mund të qëndrojnë në ato thellësi për vetëm rreth 12 minuta.

Koha e kufizuar e zhytjes është projektuar pjesërisht për të shmangur sëmundjen e tyre nga dekompresimi, që mund të ndodhë kur palombarët qëndrojnë nën ujë për periudha të gjata dhe kur më pas ngjiten shumë shpejt, duke shkaktuar kështu krijimin e flluskave në gjak nga gazi i tretur azot.

“Sa më gjatë të qëndrohet, aq më e ngadalshme duhet të jetë ngjitja”, tha Simon Rogerson, redaktor i revistës SCUBA. Ai tha se periudhat e kufizuara për kthimin e palombarëve sugjerojnë se drejtuesit e operacionit po përpiqen të kufizojnë rreziqet dhe kohën e rikuperimit pas çdo zhytjeje.

You Might Also Like

Sydney: Autori që shkaktoi gjakderdhje në Croydon Park është shtetas grek

Politico: Pse rënia e Macron po e dobëson Evropën

Rreth një mijë ushtarakë rusë janë akuzuar për vrasje që nga viti 2022

NIS ndemjet interesave gjeopolitike: Tani e paguajmë faturën për shitjen e “Argjendit Familjar”

Shikoni çfarë i ndodhi një ushtari rus në një tunel nën një qytet ukrainas…

TAGGED: #Jahti, #Sicili
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri: Qeveria t’i shtojë veprimet konkrete për përballimin e krizës ekonomike

Kosova Times Kosova Times October 9, 2022
VIDEO Zjarr pranë Malibu. U prek edhe universiteti aty pranë, studentët fshiheshin
Të enjten në orën 21, seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën
Enxhi Nasufi shpallet fituesja e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars”, rrëmben kupën në finalen e madhe
Kurti vizitoi qendrën e turizmit në Pejë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?