By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndihmëssekretari i NATO-s dhe Vuçiq diskutojnë për situatën në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ndihmëssekretari i NATO-s dhe Vuçiq diskutojnë për situatën në Kosovë
Rajon / Botë

Ndihmëssekretari i NATO-s dhe Vuçiq diskutojnë për situatën në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 4:50 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, u takua të mërkurën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ruge shkroi në rrjetin social X se temë diskutimi ishin edhe çështjet rajonale, përshirë “siguria afatgjate në Kosovë”.

“Ne biseduam gjithashtu për çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e përhershme në Kosovë. NATO-ja pret që Serbia të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme në maj dhe shtator 2023,” tha Ruge.

Good exchange with President @avucic on NATO #Serbia relations which we hope to see deepened. We also discussed regional issues, including lasting security in Kosovo. #NATO looks to Serbia to help ensure full accountability for the violent acts of May & September 2023. pic.twitter.com/Pkf096abxR

— Boris Ruge (@RugeBoris) August 21, 2024

Në maj 2023, më shumë se 90 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u plagosën rëndë dhe lehtë në trazirat para komunës së Zveçanit në veri. Atij sulmi i paraprinë tensionet më 26 majit, kur grupe të serbëve lokalë u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Ndërkohë, në një sulm të armatosur në shtator 2023, përgjegjësinë për të cilin e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe Millan Radoiçiq, në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Vuçiq, ndërkohë, tha më vonë në një postim në Instagram se takimi i tij me Ruge ishte “i mirë”, dhe me të bisedoi për ndikimin e mundshëm “vendimeve të njëanshme të regjimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.

“Shpreha shqetësimin e madh për tendencën për të komplikuar situatën përkundër të gjitha përpjekjeve të Beogradit për t’i kthyer çështjet e hapura në kornizën e dialogut. Gjithashtu, theksova se rreziku i vazhdueshëm i përshkallëzimit të tensioneve që Prishtina provokon rregullisht me vendime dhe sjellje të papërgjegjshme ndikon shumë në popullin serb në Kosovë, i cili jeton në gjendje të frikës së vazhdueshme për jetën dhe pronën e tij”, shkroi Vuçiq.

Ai iu referua vendimeve të muajve të fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në veri dhe synimeve për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe.

Autoritetet kosovare e kanë hedhur poshtë kërkesën e Serbisë dhe Bashkimit Evropian që çështja e urës të diskutohet në dialogun e Brukselit.

Takimi i Ruge me Vuçiqin ndodhi një ditë pasi zyrtari i lartë i NATO-s u prit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë.

Në takim me Osmanin, Ruge bisedoi për çështjen e urë mbi lumin Ibër në veri, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe.

Pas takimit, Rogue u bëri thirrje autoriteteve kosovare të përmbahen nga veprimet e “njëanshme”.

“Është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat e njëanshme, të cilat mund të krijojnë tensione. Kjo është e rëndësishme për sigurinë afatgjate në Kosovë – për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve – dhe për stabilitetin rajonal”, shkroi Ruge në X.

Kosova dhe Serbia u pajtuan më 2014, gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, që ura të hapet për qarkullim, por kjo nuk është realizuar kurrë në praktikë.

Tani ura është e hapur vetëm për këmbësorë dhe ushtarët italianë të KFOR-it ndodhen në të. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndodhen afër saj gjithashtu.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #Boris Ruge, #Kosova
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Pamje nga Genova

Kosova Times Kosova Times February 13, 2025
Luftëtarët e Wagnerit shihen në Rostov-on-Don pas thirrjes për rebelim
Së paku 12 të vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës
Haxhiu takon Kryetaren e Dhomave të Specializuara, diskutohet për proceset gjyqësore dhe transparencën
Kina ka ndërprerë furnizimin me drone për Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?