By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
RTK-ja finaliste në garën prestigjioze ndërkombëtare “Japan Prize 2025”
August 7, 2025
Ora po ecën
August 7, 2025
Dronët ukrainas sulmuan një rafineri nafte në Krai Krasnodar dhe dy stacione hekurudhore pranë Volgogradit
August 7, 2025
142 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
August 7, 2025
Operacion policor pas incidentit me të shtëna
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Freedom House: Nikaragua, Kina dhe India mes 55 vendeve që kufizojnë lirinë e lëvizjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Freedom House: Nikaragua, Kina dhe India mes 55 vendeve që kufizojnë lirinë e lëvizjes
Rajon / Botë

Freedom House: Nikaragua, Kina dhe India mes 55 vendeve që kufizojnë lirinë e lëvizjes

Kosova Times
Last updated: 2024/08/22 at 9:12 PM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

Të paktën 55 qeveri në dekadën e kaluar kanë kufizuar lirinë e lëvizjes për njerëzit, që ata i konsiderojnë si kërcënim, duke përfshirë gazetarët, sipas një raporti të organizatës Freedom House të botuar të enjten.

Qeveritë kufizojnë lirinë e lëvizjes nëpërmjet ndalimeve të udhëtimit, heqjes së shtetësisë, kontrollit të dokumenteve dhe mohimit të shërbimeve konsullore, thuhet në raport. Të gjitha taktikat janë krijuar për të detyruar dhe ndëshkuar kritikët e qeverisë, sipas bashkëautores së raportit, Jessica White.

“Kjo është një lloj taktike që vërtet tregon natyrën hakmarrëse dhe ndëshkuese të disa vendeve”, tha zonja White. Kjo formë shtypjeje “është një përpjekje për të frenuar aftësinë e njerëzve për të folur lirisht nga kudo që ndodhen”.

Bjellorusia, Kina, India, Nikaragua, Rusia, Ruanda dhe Arabia Saudite janë ndër vendet që angazhohen në këtë formë shtypjeje, thuhet në raport. Organizata Freedom House i bazoi gjetjet e saj pjesërisht në intervistat me më shumë se 30 persona të ndikuar nga kufizimi i lirisë së lëvizjes.

Ndalimet e udhëtimit janë taktika më e zakonshme, sipas bashkëautores së raportit të organizatës Freedom House, i cili identifikon të paktën 40 qeveri që pengojnë qytetarët të largohen nga vendi apo të kthehen në vend.

Heqja e shtetësisë është një strategji tjetër, pavarësisht se është e ndaluar nga ligji ndërkombëtar. Qeveria e Nikaraguas në vitin 2023 u hoqi nënshtetësinë më shumë se 200 të burgosurve politikë menjëherë pas dëbimit të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Mes tyre ishte edhe Juan Lorenzo Holmann, kreu i gazetës më të vjetër të Nikaraguas, “La Prensa”.

“Më duket sikur nuk ekzistoj më. Ky është një tjetër sulm ndaj të drejtave të mia njerëzore”, i tha ai Zërit të Amerikës pasi u lirua. “Por ju nuk mund të hiqni dorë nga personaliteti i personit. Në kushtetutën e Nikaraguas thuhet se nuk mund të fshini të dhënat personale të një personi ose t’i hiqni shtetësinë. Unë ndihem banor i Nikaraguas dhe ata nuk mund ta heqin atë nga unë.”

Para se të dëbohej nga vendi i tij, Lorenzo kishte kaluar 545 ditë në burg, që gjerësisht shihej si një vendim i motivuar politikisht.

Bllokimi i qasjes tek pasaporta dhe dokumentet e tjera të udhëtimit është një tjetër taktikë. Në një shembull, Hong Kongu në qershor anuloi pasaportat e gjashtë aktivistëve pro-demokracisë, që jetonin në mërgim në Britani.

Në disa raste, qeveritë nuk u lëshojnë pasaporta njerëzve për t’i bllokuar ata në vend. Dhe në rastet kur individi ndodhet tashmë jashtë vendit, ambasadat nuk ua rinovojnë pasaportat për të bllokuar udhëtimin e tyre në vende të tjera, përfshirë kthimin në atdhe. Ambasada e Mianmarit në Berlin, për shembull, nuk ia ka rinovuar pasaportën shkrimtares Ma Thida, e cila jeton në Gjermani. Ma Thida i tha Zërit të Amerikës në fillim të këtij viti se beson se refuzimi për të rinovuar pasaportën është bërë në shenjë hakmarrjeje për shkrimet e saj.

Bashkëautorja e raportit Jessica White tha se rasti i shkrimtares Ma Thida është një shembull klasik i kufizimit të lirisë së lëvizjes. Tani për tani, qeveria gjermane ka lëshuar një pasaportë të rezervuar për njerëzit, që nuk janë në gjendje të marrin një pasaportë nga vendi i tyre, një vendim që zonja White e përshëndeti, por tha se është një praktikë e rrallë.

“Aftësia jonë për t’u larguar lirisht dhe për t’u kthyer në vendin tonë është diçka që në shoqëritë demokratike, njerëzit shpesh e marrin si të mirëqenë. Kjo është një nga të drejtat tona themelore të njeriut, por që minohet dhe shkelet në shumë pjesë të botës”, tha zonja White.

Kufizimet ndaj lirisë së lëvizjes mund të kenë pasoja shkatërruese, duke përfshirë vështirësitë në punësim, udhëtim dhe vizitat e familjes. Ajo që i përkeqëson më tej gjërat është pasoja emocionale, thotë zonja White.

“Kjo ka një ndikim të madh psikologjik”, thotë zonja White. “Shumë nga të intervistuarit përmendin veçanërisht dhimbjen e ndarjes nga familjarët dhe pamundësinë e kthimit në vendin e tyre.”

Në raport, Freedom House u bëri thirrje qeverive demokratike të vendosin sanksione ndaj qeverive që angazhohen në kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Bashkëautorja e raportit të organizatës Freedom House, Jessica White thotë se qeveritë demokratike duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar disidentët, duke përfshirë pajisjen e tyre me dokumente alternative të udhëtimit nëse ata nuk mund t’i marrin ato nga vendet e tyre të origjinës

You Might Also Like

Ora po ecën

Dronët ukrainas sulmuan një rafineri nafte në Krai Krasnodar dhe dy stacione hekurudhore pranë Volgogradit

Operacion policor pas incidentit me të shtëna

Rusia kërkoi një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të heqjes së mandatit të Milorad Dodik

Sorensen: Rruga drejt integrimit evropian çon përmes përparimit të rëndësishëm në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës

TAGGED: #Freedom House, #India, #Kina, #Nikaragua
Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rasti `Banjska`, sot mbahet seanca dëgjimore

Kosova Times Kosova Times October 9, 2024
Lavrov thotë se Moska është ‘gati’ për marrëveshjen me Ukrainën ndërsa Witkoff shkon në Moskë për raundin e ri të bisedimeve
Kryeqyteti vazhdon të përballet me problemin e qenve endacakë
Ministri Peci në Berlin: Po rriten kërkesat për ushqimet tona tradicionale
Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?