By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjeneral Gashi: Vizita e drejtorit të CIA-s tregon përkushtimin e ShBA-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjeneral Gashi: Vizita e drejtorit të CIA-s tregon përkushtimin e ShBA-së
Lajme

Gjeneral Gashi: Vizita e drejtorit të CIA-s tregon përkushtimin e ShBA-së

Kosova Times
Last updated: 2024/08/22 at 8:34 PM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

Në një intervistë në Lajmet Qendrore në Radiotelevizionin e Kosovës, ish-atasheu ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Iowa, gjeneral Xhavit Gashi, ka dhënë opinionin e tij rreth vizitës së sotme të drejtorit të CIA-s, William Burns, në Kosovë.

Ai këtë vizitë e sheh si një shenjë të përkushtimit të vazhdueshëm dhe të thellë të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.

Gjeneral Gashi e vlerëson lartë rëndësinë e kësaj vizite, duke theksuar se ajo reflekton interesin e madh amerikan për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

“Vizita e drejtorit të CIA-s, William Burns tregon përkushtimin e madh amerikan për shtetin dhe popullin e Kosovës, pra që llogaritet si një vend i vogël por një partner strategjik, i cili është i rëndësishëm edhe për sigurinë kombëtare të ShBA-së”, tha Gashi.

Duke vlerësuar natyrën e vizitave të tilla, Gashi vuri në dukje se ndonjëherë këto vizita janë të ngarkuara me mesazhe implicite dhe eksplicite, por që në disa raste ato bëhen më domethënëse duke mos u shprehur publikisht.

“Nuk e di a kanë qenë të palajmëruara më herët këto vizita. Mund të bëhen vizita me një vendim të shpejt. Ne i kemi parë shqetësimet e fundit të qeverisë amerikane të përcjella përmes ambasadorit amerikan në Kosovë për moskoordinimin e duhur apo të mjaftueshëm të Qeverisë së Kosovës, sidomos për situatën në veri. Ne e dimë se kryeministri Kurti ndodhet në ShBA. Mund të jetë edhe një përçuarje e një mesazhi, por megjithatë përveç presidentes, Burns e ka vizituar edhe AKI-në dhe Policinë e Kosovës, dy institucione të cilat domosdoshmërisht i raportojnë kryeministrit”, tha tutje Gashi.

Ai tha se pret që presidentja Osmani përpos obligimit të koordinimit me kryeministrin e vendit, pas kësaj vizite do ta ketë një koordinim apo njoftim lidhur me bisedat kryesore rreth kësaj vizite të drejtorit të CIA-s edhe me faktorët tjerë politikë në vend.

You Might Also Like

Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim

Kryeministri Rama pritet nga Papa Leoni XIV

Osmani takohet me bin Rashid Al Maktoum

ZRRE e Misioni i FMN-së flasin për liberalizimi e tregut të energjisë

TAGGED: #William Burns, #Xhavit Gashi
Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky në Islandë për bisedime rreth “Planit të Fitores”

Kosova Times Kosova Times October 28, 2024
Në mesnatë lëshuan muzikë me zë të lartë, gjobiten bizneset në Shtime
Kina kryen sërish manovra ushtarake pranë Tajvanit
Planet e shkurtimeve të mbrojtjes të Trump ngjallin alarm për sigurinë në Baltik dhe Ukrainën
Aksident mes tre automjeteve në Gllarevë, nëntë të lënduar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?