By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 nëntor
November 27, 2025
Ushtarët e qëlluar afër Shtepisë së Bardhë janë gjallë
November 26, 2025
Rusia thotë se Moska nuk bën kompromise për marrëveshjen e paqes të Trumpit
November 26, 2025
Kinë: Roboti “shëtitës” hyri në Librin e Rekordeve Guinness – Ai eci pa ndalur për tre ditë (video)
November 26, 2025
Rrokaqiejt në Hong Kong shemben, 40 të vdekur, qindra të zhdukur. Tre burra janë arrestuar
November 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, pranga tutores kineze! Vajzat nga Kina e Filipinet i ‘reklamonin’ në ‘Escort Tirana’, u zhvasnin deri në 15 mijë € që t’i linin të lira
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, pranga tutores kineze! Vajzat nga Kina e Filipinet i ‘reklamonin’ në ‘Escort Tirana’, u zhvasnin deri në 15 mijë € që t’i linin të lira
Lajme

Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, pranga tutores kineze! Vajzat nga Kina e Filipinet i ‘reklamonin’ në ‘Escort Tirana’, u zhvasnin deri në 15 mijë € që t’i linin të lira

Kosova Times
Last updated: 2024/08/22 at 11:42 AM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

Një tjetër rrjet prostitucioni është goditur në Tiranë, ndërsa në pranga ka rënë tutorja kineze Yhong Yang, 52 vjeçe. Nga Kina, ajo me mikeshën e saj ishin vendosur Tiranë për të ushtruar veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit duke shfrytëzuar vajza të huaja, të cilat i rekrutonin kryesisht nga Kina dhe Filipinet. Bashkëpunëtorja e saj është shpallur në kërkim, ndërsa 7 vajza nga Filipinet që shfrytëzoheshin për prostitucion janë vënë në hetim.

Të gjitha vajzat reklamoheshin në një faqe interneti me emrin ‘Escort Tirana’. Baza kryesore e rrjetit të prostitucionit ishte në një apartament në rrugën ‘Haxhi Dalliu’, pranë Prokurorisë së Tiranës. Kinezja arrinte të rekrutonte vajza të reja nga Kina dhe nga Filipinet, të cilat i priste në Rinas dhe më pas i dërgonte në ambientin e marrë me qira në afërsi të Prokurorisë së Tiranës. Këtu realizoheshin fotot erotike të vajzave dhe reklamoheshin me pas në faqen “Escort Tirana”. Çmimi për shërbimet seksuale nga vajzat varionte nga 150 deri në 300 euro dhe prostitucioni ushtrohej nëpër apartamente ‘Airbnb’, në zona të ndryshme të Tiranës.

Vajzave të huaja u duhej vizë pune për të ardhur në Shqipëri dhe leje qëndrimi nga Policia Kufitare. Sektori për Hetimin e Trafiqeve po heton nëse dokumentacioni bëhej nëpërmjet vizave të rregullta pune apo përmes dokumenteve false. Por, pasi kinezja Yang u siguronte qëndrimin në vendin tonë dhe i përfshinte në rrjetin e prostitucionit, duket se e kishin shumë të vështirë për t’u larguar.

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy kinezet, me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave me qëllim që ato të mos largoheshin. Në një rast, Policia e Tiranës thotë se bashkëpunëtorja e kinezes, N.D. 38 vjeçe,  i ka marrë njërës prej vajzave 15 mijë euro, duke e kanosur dhe bërë presion me anë të fotove erotike, pasi ajo kishte kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy autoret e dyshuara, nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatur për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana” i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy autoret e dyshuara me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja N. D., me anë të shtrëngimit me anë të kanosjes, duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15 000 euro, nga njëra nga vajzat e shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal”, njoftoi Policia e Tiranës më 22 gusht.

Policia ka sekuestruar 4500 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime. Ndaj dy kinezeve janë ngritur akuzat “Shfrytëzimi prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”. Ndërkohë ndaj 38-vjeçares rëndon edhe akuza “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi ka kanosur një prej vajzave dhe i ka marrë 15 mijë euro.

Kjo është hera e dytë që rrjeti ‘Escort Tirana’ është goditur brenda vitit 2024. Në 26 qershor ra në pranga për shfrytëzim prostitucioni po nga ky rrjet Tritan Guni, 29 vjeç, dhe u shpall në kërkim e motra e tij Bukurije Guni, 36 vjeçe. Të dy shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion dhe i reklamonin në faqen ‘Escort Tirana’.Albeu.com

You Might Also Like

Ismaili mori pjesë si panelist në Konferencën Ndërkombëtare në Austri

Bajrami:Një familje që në tetor 2019 paguante rrymë 54 euro, sot paguan 169

Austriakët ofrojnë një pagë minimale prej 2,200 eurosh, akomodim dhe ushqim falas

ASK: Çmimet e konsumit shkuan në 5,1% vjetore dhe 0,6% mujore

Bislimi takon përfaqësues të biznesit nga Turqia, flasin për investime

Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KDI: 54% e qytetarëve i vlerësojnë të drejta vendimet e Gjykatës Kushtetues

Kosova Times Kosova Times March 22, 2024
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ademi njofton se KF “Rahoveci” e ka gati fushën e re
Pensilvani, rrëzohet një avion duke transportuar paciente me 6 njërëz në bord
‘Vajza sekrete’ e Putinit thotë në mënyrë misterioze se Vladi ‘i shkatërroi jetën’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?