By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kusari: Vizita e shefit të CIA-s tregon seriozitetin e sigurisë në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kusari: Vizita e shefit të CIA-s tregon seriozitetin e sigurisë në rajon
Lajme

Kusari: Vizita e shefit të CIA-s tregon seriozitetin e sigurisë në rajon

Kosova Times
Last updated: 2024/08/22 at 11:37 PM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Çikago për RTK-në, e ka cilësuar vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, në Kosovë dhe në rajon si çështje sigurie.

Kusari – Lila për “Lajmet e fundit” ka thënë se kjo vizitë e rëndësishme e dëshmon seriozitetin e ngjarjeve të sigurisë në rajon dhe evitimin e potencialit të ndonjë konflikti.

“Për situatën në vendin tonë, ju e dini se Qeveria e Republikës së Kosovës, kryeministri, zyrtarët e lartë e presidentja kanë ngritur alarmin disa herë duke pasur parasysh se janë mbi 48 baza ushtarake dhe policore të Serbisë pranë kufirit me Kosovën. Duke pasur parasysh që ne kemi qenë pre e një agresioni terrorist vitin e kaluar, tani në shtator do të bëhet një vit, dhe të gjitha këto duke përfshirë armatimet e vazhdueshme, provokimet, ngjarjet në Bosnje-Hercegovinë, në veçanti paralajmërimet e Republikës Sprska se mund të nisin apo iniciojnë procedurën e shkëputjes, tregojnë që pas kësaj nuk kemi të bëjmë vetëm me një shtet, në këtë rast vetëm Serbia, por gjithashtu pas saj dhe në mbështetje të plotë është shteti rus, shteti agresor që sikur mos të ndalej në Ukrainë, do t’i vazhdonte sulmet edhe në vendet e tjera”, ka deklaruar ajo.

Tutje Kusari – Lila ka thënë se ajo që është e ditur është se siguria në Ballkan ndërlidhet me kontinentin e Evropës.

“Pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga ana e Rusisë, çdo implikim tjetër në aspektin e hapjes së një konflikti do të ishte në favor të Rusisë dhe mbrojtësve të saj”, ka thënë ajo.

Shefja e GP të VV-së i ka quajtur spekulime zërat për mundësinë e mos prezencës së qëllimshme të kryeministrit Albin Kurti në periudhën kur ndodhi vizita e shefit të CIA-s.

“E gjitha kjo është një spekulim i madh në tërësi për faktin se edhe nga takimet zyrtare që ka pasur në Prishtinë, nuk ka pasur asnjë komunikim lidhur me arsyet e vizitës. Madje, ai vet ka deklaruar se vizita ka qenë e befasishme për gjithë rajonin, jo veç për Kosovën. Andaj të thuash se pjesëmarrja e paracaktuar muaj më parë e kryeministrit për dy ditë në Konventën Demokratike, ka qenë i lidhur me këtë vizitë, është tërësisht spekulative”, ka thënë ajo.

Shefi i CIA-s, Burns është takuar sot me presidenten Vjosa Osmani. Në takim ka qenë edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Vizita e tij në Kosovë erdhi pas shefi i inteligjencës amerikane vizitoi edhe shtetet e tjera të rajonit.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

TAGGED: #Mimoza Kusari Lila, #William Burns
Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidenti italian bënë thirrje urgjente për normalizim të raporteve Kosovës-Serbi

Kosova Times Kosova Times February 16, 2023
“Amerikanët janë zemëruar ndaj Dragan Çoviq”
Një përballje e re me komunitetin akademik: Trump kufizoi aksesin e Harvardit në burimet financiare
Ronaldo mori çmimin e golashënuesit më të mirë në historinë e Champions League
City me një këmbë në çerekfinale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?