By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me çka do të blihen votat për zgjedhjet e 9 shkurtit?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Me çka do të blihen votat për zgjedhjet e 9 shkurtit?!
Opinion

Me çka do të blihen votat për zgjedhjet e 9 shkurtit?!

Kosova Times
Last updated: 2024/08/22 at 8:28 AM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Megaskandali i kriminalizuar me veteranët mashtrues e të rrejshëm të luftës çlirimtare është dëshmia e pamohueshme se disa nga ish-komandantët e papërgjegjshëm të luftës çlirimtare, të cilët janë vetë kupola e grupeve të interesit që kanë abuzuar ligjin dhe buxhetin e shtetit për afro 25 njëzet vjet rresht.

Libreza e veteranit i bëri bashkë pacifistët dhe çlirimtarët

Edhe përkundër fakteve të pamohueshme dhe akuzës së ngritur në prokurori ndaj disa eksponentëve të UÇK-së dhe jo vetëm, për mashtrimet kriminale me lista të veteranëve, ku ende nuk është dënuar asnjëri prej tyre, shkaku i interferimit në punën e Prokurorisë së Shtetit nga ish-komandantët dhe të fortët e politikës pacifiste.

Situata e krijuar tregon pamundësinë e ushtrimit të funksionit në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, gjë që i detyron prokurorët me integritet profesional të tërhiqen!

Në fakt, hezitimi dhe tërheqja e prokurorëve nga kjo lëndë e ndjeshme tregon për dështimin e sistemit prokurorial për të mbajtur në radhët e veta prokurorë të guximshëm dhe me integritet, të cilët janë të gatshëm të përballen me sfidat që prodhon veteranomania në Kosovë.

Veteranët mashtrues janë një armatë e blerë me para të popullit, për vota të partive të kriminalizuara në pushtet dhe opozitë për disa mandate rresht, dukuri e cila është prezent edhe në ditët e sotme.

Lakmia për t’u pajisur me librezën e veteranit mashtrues nuk i kurseu as “pacifistët”, të cilët ditën çirren e shtirren se janë rugovistë, kurse natën bashkohen në ahengje me komandantët e zonave operative, prej të cilëve janë pajisur me certifikatën e veteranit mashtrues!

Kontingjenti më i madh i veteranëve të rrejshëm është produkt i proceseve elektorale, gjegjësisht i blerjes së votave në këmbim të certifikatës së veteranit nga të gjitha partitë dhe politikanët me dallime të vogla dhe të papërfillshme.

Veteranomania proces i papërfunduar

Ashtu, sikurse në të gjitha proceset në Kosovën e pasluftës, duke filluar nga shpërndarja e ndihmave humanitare, tenderëve, regjistrimet në fakultete, kontrabandimi i votës së lirë të qytetarëve, lidhja e koalicioneve paszgjedhore, ndarja e posteve ministrore dhe ndërministrore, edhe ndarja dhe përzgjedhja e veteranëve të luftës kaloi nëpër të njëjtat “filtra”!

Caktimi i listave të veteranëve të luftës çlirimtare sipas përkatësisë partiake, ideologjike dhe lidhjeve familjare e ka shndërrua këtë proces në një “Veteranomani” të vërtetë.

Lënia jashtë listave e veteranëve dhe ushtarëve më të spikatur, pjesëmarrës në betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare, duke i përfshirë në listat e veteranëve ata që Kosovën e lëshuan të veshur me rroba grash dhe me buzëkuq të nuseve në fytyrë dhe të atyre që s’kanë qenë asnjëherë gjatë luftës në Kosovë, të cilët pas përfundimit të luftës u kthyen si “çlirimtar”, e ka lënduar rëndë imazhin e luftëtarit të vërtetë të UÇK-së!

Lavdi dhe respekt për të gjithë çlirimtarët e vërtetë, për invalidët dhe veteranët e luftës çlirimtare që lanë gjymtyrët e trupit në fushat e betejave për çlirimin e vendit. Turp për të gjithë ata që abuzuan me statusin e veteranit-çlirimtar me medalje të dyfishtë; të cilët në njërën anë e bartin stemën e pacifizmit, ndërsa në tjetrën emblemën e UÇK-së!

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk do të bëhet fjalë për libreza të reja të veteranëve, por do të jenë premtimet për rritjen e pagesave të veteranëve, ato që do t’i bëjnë bashkë në premtime të gjithë liderët partiakë, pa dallime pushtet dhe opozitë.

You Might Also Like

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

CNN: Elon Musk nuk dëshiron më të paguajë për Starlink për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times October 14, 2022
Horoskopi ditor për datën 7 maj
Evakuohet Muzeu i Luvrit pas një kërcënimi
Kristalina Georgieva u rizgjodh në krye të FMN-së
Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?