By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fillon digjitalizimi i procesit zgjedhor, KQZ-ja pranon softuer nga OSBE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fillon digjitalizimi i procesit zgjedhor, KQZ-ja pranon softuer nga OSBE
Lajme

Fillon digjitalizimi i procesit zgjedhor, KQZ-ja pranon softuer nga OSBE

Kosova Times
Last updated: 2024/08/22 at 12:12 PM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, softuerin i cili do t’i digjitalizojë disa nga operacionet zgjedhore.

 

Softueri do t’ua mundësojë votuesve në çdo kohë, jo vetëm gjatë zgjedhjeve, ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës.

Po ashtu, përmes tij, votuesit me nevoja të veçanta do të mund të regjistrohen nga shtëpia dhe në ditën e zgjedhjeve KQZ do ta dërgojë ekipin mobil për t’ua mundësuar pjesëmarrjen në zgjedhje.

Ndërsa, për votuesit jashtë vendit, platforma elektronike do ta mundësojë aplikimin për regjistrimin e tyre.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se pranimi i këtij softueri shpreh edhe më tutje përkushtimin e Komisionit për avancimin e procesit zgjedhor.

“Me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi zgjedhor si brenda, por edhe jashtë vendit, ka pësuar ndryshime thelbësore dhe sigurisht se zbatimi i tij do të jetë sfidues në Zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025, por shprehë gatishmërinë e KQZ-së për të përmbushur detyrat që dalin para nesh. Besoj se përvoja ndër vite e KQZ-së dhe suksesi në të kaluarën, do të jenë një motiv i lartë për të gjithë ne që me sukses të realizojmë misionin tonë për organizim të zgjedhjeve me standarde të larta ndërkombëtare, duke siguruar shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve me të drejtë vote të Republikës së Kosovës”, ka dekaruar Radoniqi.

Ai ka theksuar se organizimi i zgjedhjeve është një ndër proceset më të mëdha dhe gjithëpërfshirës për një shtet.

Sipas tij, Kosova tashmë ka një traditë qe çmohet edhe nga misionet ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve.

“Kjo nuk është vetëm një tregues për punën e KQZ-së por një imazh i shtetit tonë të ri në arenën ndërkombëtare. Kosova duhet të vazhdojë t’i tregojë botës shembullin e mirë në organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Sipas tij, softueri i KQZ-së i cili është zhvilluar me mbështetjen e OSBE-së në Kosovë, ka për qëllim që ta avancojë shërbimet e institucionit për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, i cili bëri dorëzimin e softuerit, ka deklaruar se zgjedhjet e lira janë themeli i demokracisë dhe se ky softuer do të jetë një arsye më shumë që votuesit të besojnë në procesin demokratik.

Ai ka thënë se ky softuer është një hap përpara për efikasitetin, transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor.

“Misioni I OSBE-së vazhdon ta mbështesë KQZ-në, siç ka bërë për shumë vjet, veçanërisht tani kurt KQZ po ecë përpara me digjitalizimin e procesit. Jemi këtu që t’ia dorëzojmë softuerin për qendrën e numërimit të votave dhe rezultateve, softuer ky që është zhvilluar me ndihmën e OSBË ne Kosovë. Dorëzimi i softuerit sot prezanton kulminacionin e bashkëpunimit tonë”, ka thënë ai.

Gjatë prezantimit të softuerit, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregoi se me anë të këtij softueri do të bëhet e mundur që “në çdo kohë, jo vetëm gjatë zgjedhjeve, por edhe në përiudha jo-zgjedhore, do të bëhet i mundur ndërrimi i Qendrës së Votimt brenda komunës dhe caktimi i saj sa më afër vendbanimit”.

“Përmes softuerit, votuesit me nevoja të veçanta që nuk mund të dalin në vendvotim për të votuar do të mund të regjistrohen nga shtëpia dhe në ditën e zgjedhjeve KQZ do ta dërgojë ekipin mobil për t’ia mundësuar pjesëmarrjen/votimin në zgjedhje”, ka theksuar Elezi.

Elezi tregoi se përmes digjitalizimit po lehtësohet edhe procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës apo edhe regjistrimi i vëzhguesve.

 

You Might Also Like

Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm

Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë

KRU ‘Prishtina’: Në Batllavë e Badoc reshjet rritën nivelin e ujit

Osmani dekoron Arat me Medaljen Presidenciale të Meritave

Apeli shqyrton dënimin e Pleskoviqit, kërkohet burgim i përjetshëm

Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj thirrje për partitë ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses

Kosova Times Kosova Times June 26, 2025
Beslin: Serbia dhe Kosova do ta pranojnë planin franko-gjerman
Osmani përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s, në Washington D.C.
Muaji më kritik për Kremlinin do të jetë maji: astrologu dha një parashikim për Ukrainën dhe Rusinë për vitin 2023
Bloomberg: Izraeli ndalon paralajmërimin e Rusisë për sulmet në Siri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?