By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“NIS-i ndan Beogradin nga Moska: Vuçiq: Nuk humbasim bankat për NIS – Kharçenko: Vendim politik”
October 2, 2025
Edhe një ditë kohë për të aplikuar subvencionim të teksteve shkollore
October 2, 2025
Covey: Thaçi djalë ambicioz, e kuptuam se ishte vetëm urëlidhëse me UÇK-në
October 2, 2025
Fëmijë të varrosur nën rrënojat e shkollës për ditë të tëra, pesë prej tyre nxirren të gjallë
October 2, 2025
“Qetësohuni dhe mos u frikësoni” Një ditë pas paralajmërimit të Trump: Putini e bëri KËTË në të 11 zonat kohore ruse
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia në dy raste të ndara sekuestron heroinë dhe kokainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia në dy raste të ndara sekuestron heroinë dhe kokainë
Lajme

Policia në dy raste të ndara sekuestron heroinë dhe kokainë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/22 at 12:08 PM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar substanca narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

 

Në rastin e parë, në Prishtinë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut nën dyshimin se ka poseduar heroinë për ta shitur.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, në bashkëpunim me institucione vendore të sigurisë, me datën 21.08.2024, pas një pune intensive-hetimore në terren, ka ndërmarrë hapa operativë, me ç’rast ka identifikuar një person shtetas të Maqedonisë Veriore, i cili dyshohej se kishte në posedim të gatshëm për shitje një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë”, ka njoftuar Policia.

Policia thotë se të dyshuarit të lartcekur me veturë substancën narkotike ia kanë sjellë dy persona tjerë, të cilët janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.

Tek i dyshuari si prova materiale janë sekuestruar dy telefona, një veturë dhe 4305 denarë.

“Pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës tek personi i dyshuar janë gjetur gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë të përgjithshme prej 6.137.6 gramë (6 kilogramë e 137 gramë),ku vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 150.000 euro(njëqind e pesëdhjetë mijë euro)”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale Policia ka sekuestruar si dëshmi edhe  2 telefon celularë, një veturë, 4305 denarë të Maqedonisë Veriore.

Tutje thuhet se të gjitha veprimet e ndërmarra dhe dëshmitë e gjetura të sekuestruara janë kryer me autorizimin e prokurorit kujdestar.

Ndërsa personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë, kurse dy personat e tjerë janë në kërkim policor.

Ndërkaq tek rasti i dytë, në Ferizaj, gjatë kontrolles së një veture është gjetur një pako e cigareve ku kishte 38.62 gramë kokainë, me vlerë rreth 3500 euro.

“Me datën 21.08.2024, pas pranimit të disa informacioneve Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar për kontroll veturën me targa të huaja, ku gjatë kontrollit të veturës është gjetur një pako e cigareve, në brendi të së cilës ka qenë një qese najloni me substancë të dyshuar si e llojit kokainë. Nën dyshimet se mund të gjendet edhe ndonjë sasi tjetër e narkotikëve është kontrolluar një shtëpi banimi në Ferizaj, ku jeton i dyshuari, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, ka njoftuar PK.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme 38.62 gramë, para në monedhë letre 50 euro dhe 1500 kruna suedeze.

Policia thotë se vlera e substancës së dyshuar narkotike vlerësohet të jetë rreth 3500 euro.

Lidhur me rastin, për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë.

You Might Also Like

Edhe një ditë kohë për të aplikuar subvencionim të teksteve shkollore

Covey: Thaçi djalë ambicioz, e kuptuam se ishte vetëm urëlidhëse me UÇK-në

Përleshje dhe të shtëna me armë zjarri në stacionin e autobusëve në Pejë

Në malet e Kosovës bien reshjet e para të borës

Bie bora e parë, zbardhet Kukësi. Ulje temperaturash

Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bombarduesit amerikanë po kthehen në shtëpi

Kosova Times Kosova Times June 22, 2025
FIFA nis hetim kundër Argjentinës, Serbia gjobitet me 50 mijë franga
Shërbimi Sekret amerikan: Dështuam gjatë atentatit ndaj Trumpit
PSD: Konjufca “edhe ksi, edhe asi”
Soucek: Kemi ende mundësi për kualifikim, synojmë fitoren ndaj Turqisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?