By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do të ndryshojë qasja e Japonisë në rajon nën drejtimin e udhëheqësit të ri?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > A do të ndryshojë qasja e Japonisë në rajon nën drejtimin e udhëheqësit të ri?
Rajon / Botë

A do të ndryshojë qasja e Japonisë në rajon nën drejtimin e udhëheqësit të ri?

Kosova Times
Last updated: 2024/08/24 at 6:56 PM
Kosova Times Published August 24, 2024
Share
SHARE

Japonia së shpejti do të ketë një udhëheqës të ri ndërsa Kryeministri Fumio Kishida njoftoi javën e kaluar se nuk do të kërkojë të rizgjidhet në votimet e shtatorit për drejtimin e Partisë Liberale Demokratike në pushtet. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Tokio, Henry Ridgewell, Kryeministri Kishida u përpoq të rriste aftësitë e Japonisë në fushën e sigurisë mes kërcënimeve rajonale në rritje. Por a do t’i vazhdojë kryeministri i ardhshëm këto përpjekje?

Kryeministri japonez në largim, Fumio Kishida, shënoi 79-vjetorin e humbjes së vendit të tij në Luftën e Dytë Botërore më 15 gusht. Zoti Kishida tha se Japonia nuk duhet “të përsërisë më kurrë shkatërrimin e luftës”. Fjalimi i tij pasqyroi gjithashtu ndryshimin e rolit të Japonisë në skenën botërore.

“Japonia do të bëjë gjithçka për të zgjidhur sfidat e ndryshme me të cilat përballet bota”.

Zoti Kishida u përpoq të transformonte qëndrimin mbrojtës të Japonisë. Ai paralajmëroi se ajo që po ndodh në Ukrainë sot mund të ndodhë në Azi nesër. Udhëheqësi japonez ka krijuar lidhje të ngushta me Kievin, duke e vizituar atë në vitin 2023, përpara se të priste Presidentin Zelenskyy në Hiroshima në takimin e vendeve të G7.

Programi i zotit Kishida synon dyfishimin e shpenzimeve të mbrojtjes deri në vitin 2027, zhvillimin e aleancave të ngushta rajonale dhe përmirësimin e komandës ushtarake amerikane në Japoni.

Pasardhësi i tij ka të ngjarë të vazhdojë qasjen e zotit Kishida, thotë për Zërin e Amerikës analisti Tomohiko Taniguchi.

“Për shkak të mjedisit të trazuar gjeopolitik në të cilën ndodhet Japonia. Asnjëri prej tre vendeve me armë bërthamore, Rusia, Koreja e Veriut dhe Kina, nuk kanë gjëra të përbashkëta me demokracinë e hapur. Të tre vendet po nxisin armiqësi dhe urrejtje, qëllimisht dhe përmes institucioneve, ndaj Japonisë dhe aleancës së saj me Shtetet e Bashkuara”.

Kryeministri Kishida dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, kapërcyen mosmarrëveshje historike për të krijuar një aleancë të ngushtë.

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut riafirmuan në një deklaratë të përbashkët zotimet e tyre për të trajtuar së bashku sfidat rajonale. Zotime të marra një vit më parë në takimin historik në vendpushimin presidencial amerikan “Camp David”, pranë Uashingtonit. Por pasiguritë mbeten, thotë analisti Taniguchi.

“Presidenti Yoon e ka përfunduar gjysmën e mandatit dhe pjesa e mbetur do të jetë nën sulme të vazhdueshme nga partitë opozitare ndërsa afrohen zgjedhjet. Kritika më e lehtë e opozitës është që të thotë se qeveria aktuale është shumë e dobët në lidhje me Japoninë”.

Kryeministri i ardhshëm i Japonisë do të duhet gjithashtu të fitojë miratimin e publikut japonez, thotë për Zërin e Amerikës, Yee Kuang Heng, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Tokios.

“Mendoj se në parim, publiku e mbështet forcimin e Japonisë dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes, por në fakt nuk janë të gatshëm të paguajnë taksa më të larta personale për ta bërë këtë”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Japoni, Rahm Emanuel, shkroi në platformën X se Kryeministri Kishida, “kishte ndihmuar në ndërtimin e një rrjeti aleancash dhe partneriteti sigurie në të gjithë rajonin Indo-Paqësor që do t’i rezistojë kohës”.

Pekini ka thënë se do të punojë me kryeministrin e ri japonez për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive dhe të qëndrueshme mes Kinës dhe Japonisë.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

TAGGED: #Fumio Kishida, #Japoni
Kosova Times August 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Politico: Korrupsioni në Ukrainë është kërcënimi kryesor për ndihmën amerikane për Kievin

Kosova Times Kosova Times October 3, 2023
Investimi në shkollën ‘Zef Lush Marku’ në Brekoc, gëzon nxënësit
Hoxhaj përkujton trevjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së
Ende pa e pranuar ftesen per kuroracionin e babait, Princ Harry në Londër paparalajmëruar në…
Ekskluzive: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?