By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lojërat Paralimpike në Paris, aktivistët kërkojnë përmirësime më të mëdha
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Lojërat Paralimpike në Paris, aktivistët kërkojnë përmirësime më të mëdha
Sport

Lojërat Paralimpike në Paris, aktivistët kërkojnë përmirësime më të mëdha

Kosova Times
Last updated: 2024/08/25 at 5:41 PM
Kosova Times Published August 25, 2024
Share
SHARE

Me përfundimin e Lojërave Olimpike, Parisi po përgatitet të mbajë Lojërat Paralimpike. Më shumë se 4,000 atletë me aftësi të kufizuara së bashku me dhjetëra mijëra spektatorë do të ndjekin garat nga 28 gushti deri më 8 shtator. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant, autoritetet olimpike lavdërojnë Parisin për hapat që ka marrë për ta bërë qytetin me qasje për të gjithë. Aktivistët për të drejtat e këtij komuniteti megjithatë thonë se duhet bërë shumë më tepër, në të gjithë Francën, për të ndryshuar infrastrukturën dhe mentalitetin.

Dita e Franck Maille-s, një person me aftësi të kufizuara, fillon duke u nisur nga shtëpia e tij në periferi të Parisit në pjesën lindore të qytetit.

Stacioni i trenit afër shtëpisë së tij mund të përdoret me lehtësi nga personat me aftësi të kufizuara, por kapja e një treni periferik, i njohur në Francë me inicialet RER, nuk është një gjë e lehtë.

“Të kesh qasje nënkupton autonomi të plotë për të shkuar nga një vend tek tjetri. Kur njerëzit thonë se Parisi ofron qasje për personat me aftësi të kufizuara, unë e di që kjo nuk është e vërtetë”, thotë për Zërin e Amerikës, zoti Maille.

Ai është ish-atlet paralimpik i cili ka fituar katër medalje bronzi në not në Lojërat Verore të vitit 1988.

Tani ai po lufton për qasje.

Autoritetet franceze kanë punuar për t’i bërë lojërat verore të këtij viti me qasje për të gjithë. Ka anije dhe taksi të pajisura posaçërisht për përdoruesit e karrocave për personat me aftësi të kufizuara.

Autobusët, tramvajet dhe disa vendkalime rrugore janë projektuar për njerëzit që kanë probleme me lëvizjen, dëgjimin ose shikimin.

Bashkia e Parisit thotë se ndryshimet janë pjesë e një përpjekjeje më të madhe për ta bërë qytetin më të gjelbër dhe më të lehtë për të jetuar.

“Parisi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm për të ofruar qasje për personat me aftësi të kufizuara. Ka ende gjëra për të përmirësuar, por ne kemi parë një ndryshim rrënjësor në terren”, thotë për Zërin e Amerikës, Nënkryetarja e Bashkisë së Parisit, Lamia el Aaraje.

Por vetëm një linjë e sistemit 100 vjeçar të metrosë së Parisit, i cili nuk menaxhohet nga qyteti, ofron qasje për personat me aftësi të kufizuara.

Nëse një ashensor nuk punon, ata që përdorin karroca ngecin, së bashku me të tjerët që kanë nevojë për të.

“Trysninë që po ushtroj nuk e bëj vetëm për vetën, por për të gjithë”, thotë ish atleti para-olimpik, Franck Maille.

Ai dhe aktivistë të tjerë thonë se lufta e tyre nuk është vetëm për ndryshimin e transportit, por edhe për fusha të tjera të jetës së përditshme.

“Kur tregojmë ligjet që kemi në Francë, shtetasit e vendeve të tjera, për shembull në Bruksel, thonë, ‘O Zot, ju keni ligje të pabesueshme që nuk i ka asnjë vend tjetër. Çështja e vetme është se ato nuk zbatohen”, thotë drejtori gjeneral i organizatës ‘Handicap APF’.

Përtej zbatimit të ligjeve, sipas aktivistëve, Franca duhet të zbatojë edhe sloganin e saj të barazisë.

“Njerëzit nuk i konsiderojnë personat me aftësi të kufizuara si qytetarë që mund të jetojnë të pavarur. Shoqëria nuk ka menduar për integrimin e personave me aftësi të kufizuara, për të pasur qasje në gjithçka, si gjithë të tjerët”, thotë Presidenti i organizatës, ‘Handicap AFP’, Pascale Ribes.

Aktivisti Franck Maille beson se Franca po zhvillohet, por ka ende shumë punë për të bërë.

You Might Also Like

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët kosovarë për vitin 2026

DKRS në Ferizaj intensifikon përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

Të enjten promovohet libri ‘Lah Nimani-emblemë e përjetësisë’

TAGGED: #Lojërat Paralimpike, #Paris 2024
Kosova Times August 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kush është Angela Carini dhe pse e dorëzoi luftën kundër Imane Khelifit?

Kosova Times Kosova Times August 2, 2024
S`ka as nesër autobusë në kryeqytet, grevistët presin alokimin e mjeteve
Masa ndalimi per katër turqë, me leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara
PE fton Malin e Zi të tejkalojë tensionet politike dhe të përparojë drejt BE-së
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Trump: ‘Kjo është deklarata më e rrezikshme dhe shkatërruese e Trump deri më tani!’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?