By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Së paku 35 të vdekur në dy aksidente të ndara në Pakistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Së paku 35 të vdekur në dy aksidente të ndara në Pakistan
Rajon / Botë

Së paku 35 të vdekur në dy aksidente të ndara në Pakistan

Kosova Times
Last updated: 2024/08/25 at 2:14 PM
Kosova Times Published August 25, 2024
Share
SHARE

Së paku 35 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve të ndara me autobusë të dielën në Pakistan, thanë zyrtarët.

Aksidenti i parë ndodhi kur një autobus, i cili po barte pelegrinë shiitë rrugës për në Iran nga Iraku, ra nga një autostradë në një luginë në veriperëndim të Pakistanit, duke i lënë të vdekur 12 njerëz dhe të lënduar 32 të tjerë, thanë policia dhe zyrtarët.

Shoferi e humbi kontrollin e timonit pasi nuk i punuan frenat kur po kalonte nëpër provincën Baluçistan, tha shefi i policisë Qazi Sabir.

Disa orë më vonë, 23 njerëz humbën jetën kur autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një luginë në rrethinën Kahuta në lindje të provincës Punjab, thanë policia dhe zyrtarët. Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një fëmijë. Së paku shtatë të tjerë u lënduan.

Autobusi ishte duke shkuar në rajonin e Kashmirit të administruar nga Pakistani, kur ra nga një urë në një luginë në Kahuta.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zaradari, dhe kryeministri Shehbaz Sharifi, në komunikata të ndara shprehën ngushëllime për viktimat dhe dhimbjen e tyre për dy aksidentet. Ata u kërkuan autoriteteve të sigurohen se pelegrinët e lënduar do të marrin tretmanin më të mirë mjekësor.

Mijëra myslimanë shiitë e vizitojnë qytetin e shenjtë të Irakut, Karbala, për ta kujtuar Arabeen – numrin 40 në gjuhën arabe – që shënon vdekjen e nipit të Profetit Muhamed, Hussein, i cili u bë simbol i qëndresës gjatë shekullit të parë të trazuar të historisë së islamit.

Aksidentet me autobus janë të zakonshme në Pakistan, kryesisht për shkak të neglizhencës së shoferëve të cilët shpesh i shkelin rregullat e trafikut.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

TAGGED: #Aksident me fatalitet, #Kahuta, #Pakistan
Kosova Times August 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bjellorusia mban zgjedhje nën masa të rrepta sigurie, opozita bën thirrje për bojkot

Kosova Times Kosova Times February 25, 2024
Djali i presidentit të Ugandës premtoi të dërgonte ushtarë për të mbrojtur Moskën
Justin Trudeau njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër i Kanadasë në mes të një krize qeveritare
HANDIKOS shënon Ditën ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës
Gruaja dërgohet në QKUK si pasojë e një defekti në ashensor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?