By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tanya Maliartchuk: Kujtesa është një fushë beteje
November 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 nëntor 2025
November 17, 2025
Rusia po shembet
November 16, 2025
E veja e Solzhenicinit na kujton paradoksin perandorak të Rusisë
November 16, 2025
Avokati serb pretendon: “Vuçiç mori pjesë në safarin e Sarajevës, a është një ombrellë sekrete?”
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani thotë se Izraeli ka “humbur fuqinë parandaluese”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani thotë se Izraeli ka “humbur fuqinë parandaluese”
Rajon / Botë

Irani thotë se Izraeli ka “humbur fuqinë parandaluese”

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 3:11 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Izraeli raportohet se ka kryer sulme të reja ajrore ndaj Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – brenda Libanit, një ditë pasi palët këmbyen sulme me raketa e dronë. Irani tha se sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit tregojnë ndryshim të balancës së fuqisë.

Mediat shtetërore raportuan më 26 gusht se Izraeli ka shënjestruar fshatin kufitar të Tair Harafit dhe një zonë afër Sidonit në Liban, një ditë pas Hezbollahu gjuajti dhjetëra raketa dhe dronë kundër caqeve në Izraelin verior dhe qendror. Kjo valë sulmesh u krye pak pasi Izraeli kreu atë që i cilësoi si sulme parandaluese ndaj raketahedhësve të Hezbollahut.

Ende nuk ka raportime për viktima nga sulmet e Izraelit të kryera më 26 gusht.

Irani tha më 26 gusht se këmbimi i zjarrit – që është një prej përplasjeve më të mëdha në Lindjen e Mesme që kur nisi lufta në Gazë tetorin e vitit të kaluar – tregoi se Izraeli nuk ka humbur vetëm aftësinë e tij për të parashikuar sulme në shkallë të vogël, por po ashtu edhe fuqinë parandaluese.

“Pavarësisht mbështetjes, përfshirë të ShBA-së, Izraeli ka humbur fuqinë parandaluese dhe aftësinë për të parashikuar kohën dhe vendimin e sulmeve të kufizuara dhe precize”, shkroi në X zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, duke iu referuar sulmit të një ditë më parë në shkallë të gjerë të kryer ndaj Izraelit nga Hizbollahu, aleati libanez i Iranit.

“Regjimi pushtues gjithmonë ka kërkuar zgjerim territorial, por tani duhet ta mbrojë veten brenda territoreve të pushtuara. Frika është mbjellë në mesin e banorëve që jetojnë në tokat e pushtuara”, shtoi Kanani.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se sulmet parandaluese penguan lëshimin e “mijëra” raketave të tjera. Hezbollahu ka pretenduar se ka gjuajtur mbi 320 raketa dhe dronë, por Izraeli ka thënë se ky numër është rreth 150.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, pretendoi se operacioni i grupit ishte i kalibruar, për të siguruar që të mos nxitej një konflikt i shkallës së plotë.

Duke iu adresuar Nasrallahut dhe liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se operacioni parandalues i Izraelit “ishte një hap tjetër drejt ndryshimit të situatës në veri dhe kthimit të sigurt në shtëpi të banorëve”.

Hezbollahu tha se operacioni ishte “faza e parë” e hakmarrjes së grupit për vrasjen e Fuad Shukr, që besohet se ishte numri dy më i fuqishëm i grupit. Shukr u vra gjatë një sulmi izraelit në Bejrut më 30 korrik.

Disa orë pas vrasjes së tij, në Teheran u vra shefi politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Irani është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e Ismail Haniyehut dhe e ka akuzuar Izraelin se qëndron prapa vrasjes. Izraeli nuk e ka mohuar e as marrë përgjegjësinë për vrasjen e shefit politik të Hamasit.

You Might Also Like

Avokati serb pretendon: “Vuçiç mori pjesë në safarin e Sarajevës, a është një ombrellë sekrete?”

Anija e spiunazhit rus rreth Havait: A po hyn Putini në krizën e Trumpit mbi Venezuelën?

Serbia petendon se ka pasur te shtena me armë zjarri ndaj anëtarëve të Ushtrisë Serbe pranë vijës kufitare

Zelensky gjen zgjidhje për gazin, Greqia bëhet qendra kryesore e energjisë për Kievin

Arrestohet i dyshuari për sulmin terrorist në Indi

TAGGED: #Fuqia parandaluese, #Irani, #Izraeli
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

BE: Drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak mbeten të vonuara

Kosova Times Kosova Times January 15, 2025
“Frika nga lufta është një armë me të cilën Rusia forcon kolonën e saj të pestë në Moldavi”
Krasniqi në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, shpreh ngushëllime për vdekjen e Kadaresë
Ish-mjeku në Ruandë dënohet me 24 vjet për pjesëmarrje në gjenocid kundër Tutsi
ShBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?