By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti përkujton 114-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë: Një figurë e paqes dhe dashurisë për të varfrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti përkujton 114-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë: Një figurë e paqes dhe dashurisë për të varfrit
Lajme

Kurti përkujton 114-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë: Një figurë e paqes dhe dashurisë për të varfrit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 11:02 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, aktivitetet e ditës së sotme i përmbylli me pjesëmarrjen e tij në akademinë solemne të organizuar me rastin e shënimit të ditëlindjes së Shën Nënë Terezës, e cila u mbajt në ambientet e Qendrës “Bogdani Polis”, në Prishtinë. 

Në shënimin e 114-të vjetorit të ditëlindjes së saj, kryeministri Kurti tha se vajza e vogël Anjeze, shqiptarja katolike nga Shkupi, u bë si nënë për të varfëritë, duke shtuar se me emrin e shenjtores mbrojtëse të misionarëve, motra Anjeze u bë gradualisht Nëna Terezë, ndërsa vite më vonë themeloi bashkësinë fetare Misionarët e Bamirësisë, me të cilën e ushtroi aktivizmin dhe angazhimin e saj për bamirësi ndaj të varfërve.

Në këtë akademi solemne të mbajtur në nderim të jetës, kontributit dhe angazhimit të saj, kryeministri Kurti lartësoi figurën e shquar të Nënës Terezë, për të cilën kujtoi se në moshën 69 vjeçare ajo u laureua me Çmimin Nobel për Paqe, duke u bërë shqiptarja e parë që e fiton cilëndo kategori të këtij çmimi dhe një nga të paktat gra që është laureuar me këtë çmim për paqe, ku me këtë rast këtë vit bëhen plot 45 vite kur Nëna Terezë u laureua me Çmimin Nobel për Paqe.

Duke kujtuar figurën e saj kryeministri Kurti fjalën e tij e përmbylli duke cituar Nënë Terezën nga fjalimi i saj i Nobelit, 45 vite më parë me fjalët “Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi, sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi dhe, nëse krijojmë një shtëpi për të varfrit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse e kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfrit”.

“Le ta bëjmë shtëpinë tonë, vendin tonë dhe Kosovën tonë një shtëpi, një atdhe dhe një shtet ku njerëzit mund të jetojnë në mirëqenie dhe barazi, në siguri dhe me drejtësi, dhe ku me ndershmëri mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre”, ishin fjalët e kryeministrit Kurti në përfundim të fjalës së tij.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuar Dodë Gjergji, Ipeshk i Ipeshkvisë së Kosovës, 

Monsinjor Zef Gashi,

I nderuar vëlla nga Kalabria, arbëreshi Guissepe De Mikeli,

Të nderuar ministra të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Hajrulla Çeku dhe Rozeta Hajdari, 

Motra të nderit, 

Mysafirë nga Ukraina, 

Zonja dhe zotërinj, 

Të nderuar të pranishëm, 

Ngjashëm sikur vitin e kaluar, pra sot një vit, edhe sivjet, u bëmë bashkë për ta kujtuar Nënë Terezen, në datën e ditëlindjes së saj, më 26 gusht. 114 vite më parë, më 27 gusht 1910, kur prifti Don Zef Rama e pagëzoi vajzën e sapolindur me emrin Anjeze, një ditë pasi që ajo kishte lindur, as ai që i dha emër dhe as prindërit e saj që e sollën në jetë, nuk kishin si ta dinin që para duarsh e mbanin dikë që do të bëhej e njohur botërisht për njerëzinë e saj.

Anjeze Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht 1910, në Shkup, atëbotë kryeqendër e Vilajetit të Kosovës nën Perandorinë Osmane, që ishte në vitet e fundit të ekzistencës së saj. U rrit në një familje patriotike shqiptare në vitet e luftërave ballkanike dhe të Luftës së Parë Botërore, si një vajzë e mbarë dhe si një besimtare e devotshme katolike.

Më 1928, Anjeze Bojaxhiu, e bija tashmë 18 vjeçare e Kolës së ndjerë dhe e Dranes, e braktisi vendlindjen e saj, duke u larguar drejt Irlandës, ku u bashkua me Motrat e Loretos dhe u bë njëra prej tyre. Në Irlandë, anglishtja u bë gjuha e saj e komunikimit për tërë jetën. Më 1929, ajo shkoi në Indi, vend ky me të cilin u lidh përgjithmonë. Në shkollën e Shën Terezës dha mësim dhe po aty, më 1931 mori emrin Tereza, sipas Shën Terezës së Lisjës.

Bashkë me emrin e shenjtores mbrojtëse të misionarëve, motra Anjeze u bë gradualisht Nëna Terezë, veçanërisht pasi që më 1950 e themeloi bashkësinë fetare Misionarët e Bamirësisë, me të cilën e ushtroi aktivizmin dhe angazhimin e saj për bamirësi ndaj të varfërve. Kështu, vajza e vogël Anjeze, shqiptarja katolike nga Shkupi, u bë si nënë për të varfëritë, Nëna Terezë.

Në moshën 69 vjeçare, Nëna Terezë u laureua me Çmimin Nobel për Paqe, duke u bërë shqiptarja e parë e cila fiton cilëndo kategori të këtij çmimi dhe një nga të paktat gra që është laureuar me këtë çmim për paqe. Sivjet po bëhen 45 vite prej kur Nëna Terezë u laureua me Çmimin Nobel për Paqe, e në fjalimin e saj gjatë pranimit të këtij çmimi, ndër të tjera tha edhe këtë një paragraf tjetër prej asaj se çfarë lexuam më herët: “Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi, sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi dhe, nëse krijojmë një shtëpi për të varfrit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse e kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfrit.”

Duke kujtuar Nënën Terezë në ditëlindjen e saj të 114-të me këtë citat nga fjalimi i saj i Nobelit, 45 vite më pas, le ta lexojmë këtë paragraf edhe si një shpallje, pra që “dashuria fillon në shtëpi”, dhe kësisoj, duke i bërë secili prej nesh detyrat tona të shtëpisë sa më mirë që dimë dhe mundemi, le ta bëjmë shtëpinë tonë, vendin tonë dhe Kosovën tonë një shtëpi, një atdhe dhe një shtet ku njerëzit mund të jetojnë në mirëqenie dhe barazi, në siguri dhe me drejtësi, dhe ku me ndershmëri mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre paqësore.

Shumë gjatë respektohet Nëna Terezë, por le të fillojmë nga ato të cilat tashmë janë shkruar e thënë, dhe me këtë rast më lejoni që ta falënderoj nga zemra për punën e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin e paçmueshëm, Don Lush Gjergji.

Duke i kujtuar fjalët dhe porositë e Nënë Terezës, me urimet që këto ditë të manifestimeve për ditëlindjen e saj, për Nobelin për Paqe të marrë prej saj dhe të shenjtërimit të saj, të shkojnë sa më mbarë.

Ju falemnderit! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike

Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit

Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Rama: Sabotazhi i `Pastrimit` nuk kalon, sonte fillon largimi i mbeturinave

TAGGED: #Albin Kurti, #Nëna Terezë
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Kosova Times Kosova Times June 26, 2024
Pamjet e pabesueshme nga NASA tregojnë një liqen që është formuar në mes të Saharasë
EULEX-i dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës: Një partneritet 14-vjeçar për ta përmirësuar sistemin korrektues
Në Gjermani gjenden pjesë të vjedhura makinash me vlerë disa milionë euro
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it te Kurti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?