By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia me përqasje ‘hibride’ për të shtuar praninë në Arktik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia me përqasje ‘hibride’ për të shtuar praninë në Arktik
Rajon / Botë

Rusia me përqasje ‘hibride’ për të shtuar praninë në Arktik

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 8:08 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Rusia po përdor një përqasje të re për të rritur influencën e saj në Arktik, si nëpërmjet ekspeditave studimore, rritjen e aktiviteteve detare dhe turizmin. Siç njofton nga Svalbardi i Norvegjisë, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins, për banorët e një komuniteti të largët norvegjez, njoftimi për një linjë të re që do të sjellë me anije turistët nga Rusia ka domethënie të madhe.

Kompanitë norvegjeze dominojnë industrinë e turizmit në arkipelagun Svalbard, rreth 600 kilometra në veri të kontinentit. Kompania “Brim Explorer” përdor teknologjitë më moderne. Ajo është ndër kompanitë e para turistike në botë që përdor motorë elektrikë për anijet e saj.

Por, Rusia e ka kthyer tashmë vëmendjen e saj tek industria turistike e këtij ishulli. Për shkak të kuadrit ligjor të pazakontë të Svalbardit, krahas Norvegjisë këtu lejohet të bëjnë aktivitet ekonomik dhe vende të tjera, të cilat janë palë nënshkruese të Traktatit të Svalbardit, të nënshkruar mbi një shekull më parë.

Rusia njoftoi në prill se do të dërgojë anije për të transportuar turistët drejt këtij ishulli.

“Nuk mendoj se kjo do të na ndikojë ne, por sigurisht që e kuptoj se vendbanimet ruse dëshirojnë të vazhdojnë me aktivitetin e tyre turistik. Gjeopolitikisht është e rëndësishme të mbash aktivitet në Svalbard”, thotë Agnes Arnadottir, drejtore ekzekutive e kompanisë “Brim Explorer”.

Prania e Norvegjisë në Svalbard do të thotë se mund t’ia ndalojë flotës veriore të Rusisë qasjen në Oqeanin Atlantik në rastin e një konflikti. Për këtë arsye, analistët thonë se Rusia ruan praninë në këtë ishull, kryesisht nëpërmjet Barentsburgut, një qytet me rreth 400 banorë rusë dhe ukrainas.

Sipas traktatit, në Svalbard ndalohet pjesa më e madhe e aktivitetit ushtarak. Por, analistët thonë se Rusia ka filluar një përqasje të ashtuquajtur hibride për të rritur influencën e saj këtu. Ajo po zhvillon gradualisht aktivitete të reja legjitime, si ekspedita kërkimore, aktivitete industriale dhe turistike dhe po shton në përgjithësi praninë e saj detare, duke arritur rrjedhimisht objektivat e saj strategjikë.

Studiuesit thonë se kanë pikasur edhe një shtim të retorikës së Rusisë për çështje të lidhura me arkipelagun Svalbard.

“Pikë së pari, ka patur deklarata zyrtare ruse shumë kritike ndaj Norvegjisë, duke e akuzuar Norvegjinë se po militarizon ishullin, se po përdoret nga NATO, etj. Ka patur deklarata me gjuhë goxha të fortë, që interpretohet si gjuhë armiqësore”, thotë Arild Moe, nga Instituti “Fridtjof Nansen”.

Jon Fitje Hoffmann, ndihmës i guvernatorit të Svalbardit dhe punonjës i Shërbimit Policor të Sigurisë së Norvegjisë, i tha Zërit të Amerikës se ka shkelje të shpeshta të vogla të rregulloreve në ishull, si keqpërdorim të helikopterëve, të cilët duhet të përdoren vetëm për të ndihmuar në aktivitetin minerar…

“Lëvizin nëpër Barentsburg me mjete me targa ruse, në vend të targave norvegjeze që duhet të kenë sipas ligjit”, thotë zoti Hoffmann.

Në maj të vitit 2023, banorët organizuan në Barentsburg ceremoni për festën ruse të Ditës së Fitores, që vendasit thonë se pati intonacione militariste. Këtë vit, festimet u bënë shumë më të qeta, për shkak se vitin e kaluar ishte tërhequr vëmendja e mediave ndërkombëtare.

“Nuk dimë nëse e kuptuan vetë, apo nëse dikush nga Moska u tha që do të ishte më mirë të bënin festime më modeste”, thotë zoti Hoffman.

Konsulli i posaçëm rus në Barentsburg, për të cilin kanali norvegjez NRK tha pas një investigimi në vitin 2023 se është operativ i shërbimeve ruse të zbulimit, refuzoi kërkesën për intervistë me Zërin e Amerikës.

Ndërsa Rusia po punon të shtojë influencën e saj në mbarë Arktikun dhe bazat e saj tashmë janë tre herë më shumë se bazat e NATO-s. Duket se futja e një linje turistike me anije drejt arkipelagut Svalbard mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

TAGGED: #Arktik, #Rusia
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump heq dorë nga ideja e organizimit te takimit Putin-Zelensky

Kosova Times Kosova Times August 21, 2025
Takimi në Bruksel, Sorensen:Një hap drejt sqarimit të fatit të të zhdukurve
Ursula von der Leyen, sot vjen në Kosovë
Një shpërthim i fuqishëm bëri jehonë në Hagë, duke shembur pjesërisht një ndërtesë trekatëshe
Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?