By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike
May 17, 2025
Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA
May 17, 2025
Faleminderit Aurela!
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tre vjet pas, afganët ndiejnë ende efektet e sulmit në Aeroportin e Kabulit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tre vjet pas, afganët ndiejnë ende efektet e sulmit në Aeroportin e Kabulit
Rajon / Botë

Tre vjet pas, afganët ndiejnë ende efektet e sulmit në Aeroportin e Kabulit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 3:27 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Ngjarjet e tmerrshme të 26 gushtit të vitit 2021 janë ngulitur në kujtesën e Shafiullah Samsorit.

Njëzetedyvjeçari i atëhershëm ishte në mesin e mijëra afganëve të dëshpëruar, që ishin grumbulluar jashtë Aeroportit të Kabulit, me shpresën se do të transportoheshin jashtë vendit nga ushtria amerikane.

Vetëm disa ditë më parë, talibanët morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, duke shkaktuar panik në mesin e 5 milionë banorëve të qytetit.

Mes skenave kaotike jashtë aeroportit, i cili ende kontrollohej nga forcat amerikane që po largoheshin, një kamikaz shpërtheu jelekun e tij të mbushur me eksploziv.

“Papritur, ndodhi një shpërthim i fuqishëm, i cili më hodhi në tokë”, kujton Samsori.

“Kishte klithma, njerëzit filluan të vraponin gjithandej. Më kujtohet gjaku dhe pluhuri rreth meje përpara se t’i humbja ndjenjat”, shton ai.
Samsori, student në universitet atëkohë, u dërgua me urgjencë në spital, ku qëndroi në komë për katër ditë.

Kur u zgjua, mjekët e njoftuan se shtylla kurrizore i ishte thyer në katër vende.

Të evakuuarit derisa presin të hipin në një Boeing C-17 Globemaster III gjatë evakuimit në Aeroportin e Kabulit më 30 gusht 2021.
Të evakuuarit derisa presin të hipin në një Boeing C-17 Globemaster III gjatë evakuimit në Aeroportin e Kabulit më 30 gusht 2021.

Rreth 170 afganë dhe 13 veta nga personeli ushtarak amerikan u vranë në sulm, që ishte njëri nga më vdekjeprurësit në të gjithë luftën 19-vjeçare, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në Afganistan. Qindra të tjerë si Samsori u plagosën.

Sulmi – përgjegjësinë për të cilën e mori grupi ekstremist Shteti Islamik Khorasan – u bë simbol i tërheqjes kaotike dhe vdekjeprurëse të ushtrisë amerikane nga Afganistani, e cila përfundoi më 31 gusht.

Tre vjet më vonë, të mbijetuarit janë ende të tronditur nga efektet psikologjike dhe fizike të sulmit.

Samsori nuk u kthye kurrë në universitet për t’i përfunduar studimet në letërsinë angleze.

Ai nuk mund të punojë dhe mezi mund të ecë edhe me ndihmën e patericave.
Ai dhe pesë motrat dhe nëna e tij varen nga remitancat që ua dërgon vëllai i tij më i madh, i cili punon në Iranin fqinj.

Familja e Samsorit i shpenzoi të gjitha kursimet e saj dhe shiti një pjesë toke dhe makinën për të financuar trajtimin e tij.

“Shpresoj se Allahu do t’i ndëshkojë ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e jetës sime dhe të shumë të tjerëve”, thotë Samsori.

Bashkëvendasi i tij, Meisam Ahmadi, humbi dy vëllezër në sulm.

Alireza Ahmadi, gazetar, dhe Mujtaba Ahmadi, fotoreporter, i ishin bashkuar turmës jashtë portës Abbey në Aeroportin e Kabulit, pasi një mik u tha se forcat amerikane po i lejonin të hynin në aeroport.

“Fatkeqësisht, atje ndodhi shpërthimi dhe të dy humbën jetën”, thotë Ahmadi.

“Krizë e adresuar keq”

Të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të sulmit janë ende në kërkim të përgjigjeve për atë që ka ndodhur.

Dy hetime që kreu Pentagoni, arritën në përfundimin se të gjitha viktimat u shkaktuan nga një kamikaz i vetëm.

Por, një hetim i CNN-it, i bazuar në video-prova të reja dhe i publikuar në prill, sugjeroi se dhjetëra njerëz mund të jenë qëlluar për vdekje nga ushtarët amerikanë.

Ky imazh i shpërndarë nga Forca Ajrore e SHBA-së tregon pjesën e brendshme të Reach 871, një aeroplan i Forcave Ajrore të SHBA C-17 Globemaster III që fluturoi nga Kabuli në Katar më 15 gusht 2021.
Ky imazh i shpërndarë nga Forca Ajrore e ShBA-së tregon pjesën e brendshme të Reach 871, një aeroplan i Forcave Ajrore të ShBA C-17 Globemaster III që fluturoi nga Kabuli në Katar më 15 gusht 2021.

Tri ditë pas sulmit në portën Abbey, ushtria amerikane kreu një sulm me dron, duke shënjestruar, siç tha, një kompleks të Shtetit Islamik Khorasan në Kabul.

Por, sulmi vrau një punonjës afgan të ndihmave dhe nëntë njerëz nga familja e tij e gjerë. Pentagoni e cilësoi atë si “gabim tragjik”.

Michael Semple, ekspert për Afganistanin në Universitetin Queen’s në Belfast, thotë se sulmi i tmerrshëm në Aeroportin e Kabulit nxori në pah adresimin e keq të krizës nga Uashingtoni.

“Ishte koha që ShBA-ja të largohej nga Afganistani, por skenat e trazirave që pamë, të shoqëruara nga masakra që ndodhi në portën Abbey, tregojnë se kriza u adresua keq”, thotë Semple.

Në vitin 2020, Shtetet e Bashkuara dhe talibanët nënshkruan një marrëveshje për tërheqjen në faza të të gjitha trupave të huaja nga Afganistani.

Por, një ofensivë ushtarake e talibanëve në verën e vitit 2021 çoi në rënien e Qeverisë afgane, të mbështetur nga Perëndimi, përpara se forcat ndërkombëtare të largoheshin nga vendi.

Forcat e udhëhequra nga ShBA-ja mbajtën kontrollin e Aeroportit të Kabulit dy javë pas marrjes së pushtetit nga talibanët, duke evakuuar dhjetëra mijëra shtetas të huaj, si dhe afganë të rrezikuar. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

TAGGED: #Afganistan
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Dita Ndërkombëtare e Menopauzës: Shtatë mite për ndryshimin e madh në jetën e grave

Kosova Times Kosova Times October 18, 2023
Sulmet nga qentë endacakë kthehen në shqetësim serioz për qytetarët
Kosova e Ukraina respektojnë njëra-tjetrën para ndeshjes në Antalia
Një nga terminalet më të mëdhenj të grurit në Detin Azov iu shit sheikëve sauditë
Ambasadori i Ukrainës në Turqi: Samiti i paqes mund të mbahet në selinë e OKB-së në shkurt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?