By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbi 1600 të zhdukur, Gara: Sfidë, mungesa e informacioneve të besueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbi 1600 të zhdukur, Gara: Sfidë, mungesa e informacioneve të besueshme
Lajme

Mbi 1600 të zhdukur, Gara: Sfidë, mungesa e informacioneve të besueshme

Kosova Times
Last updated: 2024/08/27 at 9:39 PM
Kosova Times Published August 27, 2024
Share
SHARE

Të premten shënohet Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur. Kjo ditë edhe këtë vit e gjen Kosovën me mbi 1600 persona për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë prej dekadash. Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, tha se sfidë në këtë proces vazhdon të mbetet mungesa e informacioneve të besueshme. 

Gara tha se në këto 25 vite të pasluftës Republika e Kosovës, shoqëria kosovare dhe institucionet bashkohen me boten demokratike duke ndjerë bashkë gjithmonë me familjarë të personave të zhdukur në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

“Kjo ditë për shtetin e Kosovës ka një dimension të veçantë me që Kosova edhe 25 vite pas luftës pret zbardhjen e fatit dhe të vendndodhjes edhe të 1600, më saktësisht të 1595 personave fati i të cilëve nuk dihet, por që vazhdojnë të jenë në listën e personave të zhdukur”, tha Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur në emisionin ”Info Plus” të RTK-së.

Sipas tij, sfidë vazhdon të mbetet mungesa e informacioneve të besueshme.

“Në këtë datë ne do të bashkohemi në thirrjen e familjarëve të personave të zhdukur për partnerët ndërkombëtarë që janë pjesë e këtij procesi që të shtojnë trysninë ndaj Beogradit zyrtar që të bashkëpunojë për të vënë në dispozicion të dhënat nga arkivat e tyre. Nga përvoja e deritanishme në kuptimin e hapjes së pesë lokacioneve të varrezave masive në territorin e Serbisë, por edhe gërmimet që janë realizuar në Kosovë, është konfirmuar se në arkivat e Serbisë si ato të ushtrisë jugosllave dhe të policisë serbe vazhdojnë të jenë të dhënat, skicat dhe informatat mbi bazën e të cilave ne do të mund të kishim progres më shumë në këtë proces”, tha ai.

Gara theksoi se edhe në aktivitetet që po realizohen në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacionit të Familjarëve të Personave të Zhdukur, bëhet përpjekje që të nderohen dhe të kujtohen të gjithë ata që mungojnë, por edhe të sensibilizohet opinioni ndërkombëtar që të shtohet presioni ndaj institucioneve të Serbisë.

Ai bëri të ditur se sot ka filluar përgatitja në terren në një lokacion që është mes zonës së Novi Pazarit dhe Tutinit, në afërsi të një deponie të mbeturinave.

“Është një prej tri lokacioneve që është potencuar në takimet e fundit në të cilat ne do të mund të rikthehemi këtë vit. Edhe këtë lokacion po e marrim pak me rezervë për shkak se deri më tani edhe për këtë lokacion dhe lokacionet tjera që presim të rikthehemi nuk është që pala serbe ka ndarë informata nga arkivat e tyre”, nënvizoi Gara.

You Might Also Like

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

‘Liria ka emër’! Shkupi sot proteston, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Moti sot i vranët, me mjegull dhe me intervale me diell

TAGGED: #1600 të zhdukur, #Kushtrim Gara
Kosova Times August 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ekstradohet i pandehuri nga Shqipëria për kultivim të 1259 bimëve narkotike

Kosova Times Kosova Times December 2, 2025
ShBA, hulumtimi me shqiptarët e Kosovës zbulon qëllimet e emigrimit dhe realizimin e synimeve tyre
AKA prezantoi në Madrid përfitimet nga procesi i vlerësimit të ENQA
Amazoni do të shkurtojë edhe 9.000 vende tjera të punës
Konjufca ngushëllon Turqinë për viktimat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?