By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tiranë, Çështja Xhaçka kthehet për herë të tretë në seancat plenare të Kuvendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tiranë, Çështja Xhaçka kthehet për herë të tretë në seancat plenare të Kuvendit
Rajon / Botë

Tiranë, Çështja Xhaçka kthehet për herë të tretë në seancat plenare të Kuvendit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/27 at 6:47 PM
Kosova Times Published August 27, 2024
Share
SHARE

Në Tiranë, këshilli për legjislacionin vendosi sot të kërkojë kryetares së Kuvendit futjen në rendin e ditës të seancës plenare më të afërt të mocionit mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Vendimi u mor njëzëri nga shumica dhe opozita në mbledhjen, ku u shqyrtua vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi si të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e Kuvendit për mosdërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi i 10 korrikut e detyron shprehimisht Kuvendin, që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Xhaçka, si organi i vetëm që ngarkon Kushtetuta, për të gjykuar mbi këtë çështje, dhe për të konstatuar papajtueshmërinë.

Mocioni mbi mandatin e zonjës Xhaçka pritet të kalojë sërish në seancë plenare të Kuvendit më 12 shtator, para se të mbërrijë në Gjykatën Kushtetuese për gjykim.

Kjo është hera e tretë që çështja e mandatit të zonjës Xhaçka kalon në seancë plenare, pasi dy herë të tjera Kuvendi me shumicë socialiste vendosi mosdërgimin e saj në Gjykatë Kushtetuese.

Me vendimin e 10 korrikut, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dhe e shpalli si të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e 11 prillit të Kuvendit për mosdërgimin e mocionit mbi mandatin e zonjës Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetët socialistë miratuan kalimin e këtij mocioni në seancën plenare të radhës, “në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, siç u shprehën përfaqësues të tyre në këshillin e legjislacionit.

“Duke qenë se në vendimin e vet Gjykata Kushtetuese e ka urdhëruar Kuvendin, (seancën plenare, që merr vendime) të dërgojë mocionin përkatës në Gjykatën Kushtetuese, ky këshill legjislacioni duhet t’i propozojë kryetares së Kuvendit të përfshijë këtë projekt-vendim në rendin e ditës së seancës më të afërt”, tha mes të tjerash në mbledhje deputetja socialiste, Klotilda Bushka.

Nga 20 qershori i dy vjetëve më parë një grup deputetësh të opozitës i drejtuan Kuvendit një mocion për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, me pretendimin se ajo në kundërshtim me Kushtetutën ka përfituar të drejta pasurore nga pasuri të shtetit përmes shoqërisë tregtare në pronësi të bashkëshortit të saj.

Pas pak ditësh një mocion të ngjashëm dorëzoi edhe një grup tjetër deputetësh opozitarë. Mocionet u bashkuan në një shqyrtim nga Këshilli i Mandateve dhe Kuvendi me shumicë socialiste rrëzoi raportin e opozitës dhe miratoi raportin e vet në nëntor 2022, sipas të cilit nuk plotësoheshin kriteret kushtetuese për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese dhe nuk e dërgoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese.

Të nesërmen opozita iu drejtua kësaj gjykate për zgjidhje të mosmarrëveshjes dhe konfliktit të kompetencave mes saj dhe Kuvendit, dhe në vendimin e janarit 2023 Gjykata vlerësoi se Kuvendi duhet ta sillte çështjen për gjykim në Kushtetuese.

Por pas një shqyrtimi me ekspert dhe një seri mbledhjesh nga marsi 2023 deri në prill 2024, u vendos që çështja t’i kalonte seancës plenare, ku edhe u vendos përsëri me shumicë votash mosdërgimin në Gjykatë të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e shpalli të papajtueshëm me Kushtetutën dhe Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

“Mua më bëhet shumë qejfi që keni ndryshuar qëndrim sot. Ju shpallët pavarësinë ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Madje edhe pas publikimit të vendimit të Gjykatës, qëndrimi i mëparshëm i grupit tuaj parlamentar ishte që ‘Gjykata Kushtetuese të thotë çfarë të dojë, ne do të bëjmë çfarë të duam’”, tha deputeti opozitar Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD-së.

Opozita e kërkoi papajtueshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Xhaçka dy vjet më parë, kur e quajti konflikt interesi faktin që kompania e bashkëshortit të saj, ish deputetit Artan Gaçi, mori statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një hotel turistik në jug të vendit.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën parashikohet të ngrihet hoteli.

Trualli i blerë nga zoti Gaçi prej personave privatë rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit përmes falsifikimit të dokumentave, teksa sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit.

Ish kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro u arrestua për dyshimet mbi pronësinë e kësaj sipërfaqeje toke.

You Might Also Like

Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve

Rusia sulmoi Kievin. Kremlini: Është hakmarrje për aktet terroriste të Ukrainës

TAGGED: #Kuvendi i Shqipërisë, #Olta Xhaçka
Kosova Times August 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bytyçi: Organizimi dhe pushteti i UÇK-së nuk ishte realitet

Kosova Times Kosova Times June 6, 2024
Kastrati: Pa KFOR-in vështirë të kontrollohet veriu
Trump pretendon se Melania po kalon një “kohë shumë të vështirë” për shkak të gjyqit të tij
Analistët: Partitë pro-serbe në qeverinë e Malit të Zi rrezikojnë integrimin në BE
Tajlanda heq vizat për shtetasit e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?