By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara
July 20, 2025
Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina
July 20, 2025
Paniku i një pjesë të PDK-së nga marrëveshja e mundshme Kurti-Limaj
July 20, 2025
Çeku: Rexhepagiqi artist i rrallë, koncerti i mbrëmshëm fantastik
July 20, 2025
Vetëvritet 62-vjeçari me armë zjarri në Prizren
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Votuesit aziatiko-amerikanë me pikëpamje të ndryshme politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Votuesit aziatiko-amerikanë me pikëpamje të ndryshme politike
Rajon / Botë

Votuesit aziatiko-amerikanë me pikëpamje të ndryshme politike

Kosova Times
Last updated: 2024/08/27 at 4:23 PM
Kosova Times Published August 27, 2024
Share
SHARE

Që nga viti 2020, aziatiko-amerikanët kanë qenë grupi i votuesve me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrës Kërkimore Pew. Në vitin 2022, Kalifornia kishte numrin më të madh të aziatiko-amerikanëve me të drejtë vote në Shtetet e Bashkuara, e pasuar nga Nju Jorku dhe Teksasi. votuesit aziatiko-amerikanë kanë potencial të madh, por ata gjithashtu ndeshen me një sërë sfidash.

Në Hjuston të Teksasit ka një larmi ushqimesh dhe kulturash aziatike. Një numër i madh aziatiko-amerikanësh jeton në zonën e gjerë të Hjustonit, përfshirë qarkun Fort Bend, ku ata përbëjnë më shumë se 21 për qind të popullsisë. Në këtë zonë jeton edhe emigrantja kinezo-amerikane JJ Clemence.

“Mendoj se asnjëra parti nuk mund të injorojë komunitetin aziatik”, thotë ajo.

Aziatiko-amerikanët janë ndër grupet etnike me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të censusit. Pjesëmarrja e votuesve të këtij grupi ka shënuar gjithashtu rritje rekord në dy zgjedhjet e fundit presidenciale.

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, e kupton këtë dhe së fundmi ka nxjerrë dy reklama politike për të tërhequr mbështetjen e votuesve aziatiko-amerikanë.

Më shumë aziatiko-amerikanë e identifikojnë veten si demokratë sesa republikanë. Një nga arsyet për këtë është fakti se më shumë se gjysma e votuesve aziatiko-amerikanë janë emigrantë.

“Mendoj se politikat e zotit Trump i dëmtojnë shumë pakicat”, thotë koreano-amerikania Becky Kim.

“Shumë nga politikat e tij kanë në shënjestër jo vetëm emigrantët e paligjshëm nga Meksika, apo Amerika e Jugut, por edhe kufizimin e imigrimit legal”, thotë studiuesi Richard Murray nga Universiteti i Hjustonit.

Megjithatë, një studim i vitit 2024 mbi votuesit aziatiko-amerikanë zbuloi se 22 për qind e tyre identifikohen si republikanë.

“Aziatiko-amerikanët duan një qeveri më të vogël, më shumë liri dhe taksa më të ulëta”, thotë votuesi kinezo-amerikan Daniel Wong.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 31 për qind e votuesve aziatiko-amerikanë identifikohen si të pavarur.

Por 42 për qind e votuesve aziatiko-amerikanë të anketuar thonë se nuk janë kontaktuar nga kandidatë politikë, apo një parti politike.

Daniel Wong, i cili ka shërbyer në një zyrë të zgjedhjeve lokale, thotë se votuesit aziatiko-amerikanë janë pjesërisht përgjegjës për këtë.

“Nuk jemi të organizuar, nuk e kuptojmë sistemin politik amerikan. Kjo është arsyeja pse ne nuk dimë se si të bashkojmë energjitë tona rreth një qëllimi të përbashkët”, thotë ai.

15 milionë aziatiko-amerikanët me të drejtë vote janë me origjinë nga vende të ndryshme. Bashkimi i votuesve aziatikë ka qenë i vështirë.

Ka qenë një sfidë edhe nxitja e tyre për të dhënë kontribute financiare për fushatat. Me këtë u ndesh edhe zoti Wong në garën për një vend në këshillin e qytetit.

“Aziatikët nuk janë mësuar të japin kontribute financiare për kandidatët politikë. Ata nuk e kuptojnë se si funksionon kjo”, thotë ai.

Edhe zonja Clemence ka kandiduar për një post në qeverinë lokale.

“Shoqëria aziatike, nuk është si një komunitet i krishterë. Të krishterët kanë zakon të japin. Aziatikët duhet të mësohen për këtë dhe duhet një afrim i tyre”, thotë kinezo-amerikania JJ Clemence.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale, votuan rreth 60 për qind e aziatiko-amerikanëve me të drejtë vote. Aktivistët politikë thonë se ndërtimi i marrëdhënieve me shtetasit e rinj aziatiko-amerikanë dhe edukimi i tyre rreth procesit politik do të nxisë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

You Might Also Like

Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara

Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën

Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet

TAGGED: #ShBA, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times August 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kremlini mbetet më vete. Zgjedhjet e shtatë radhazi në Bullgari

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
Dhe kjo është e mundur: Lukashenko tha se diktatura bjelloruse është më e mirë se demokracia ukrainase
“Mori 225 mijë euro nga punonjësi i inteligjencës shqiptare”, CNN: Ish-zyrtari i lartë i FBI takoi Ramën. E këshilloi të kishte kujdes me…
Haxhiu: Dhuna ndaj grave e pengon zhvillimin shoqëror
Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?