By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dua të jetoj pa ty
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Dua të jetoj pa ty
Lajme

Dua të jetoj pa ty

Kosova Times
Last updated: 2024/08/28 at 10:45 PM
Kosova Times Published August 28, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Ilir MUHARrEMI

E ndjej ende dashurinë që ishte e zjarrtë dhe e thellë, por tani nuk mund të them se askush të do si unë. Puthjet tona ishin flakë që digjte, një zjarr që ndriçonte netët tona, por tani, ndoshta, ndjej se ndjenja ime është ftohur. Shpirti ynë nuk është më i yni, ai është shpërbërë nga vuajtjet dhe dhimbjet që na kanë përpirë. Nën qerpikun tim, silueta e ndarjes dhe trishtimit lundron, afërsia jote ishte një mungesë e thellë që më shtrëngonte në shpirt. Vëreja energji të gabuar, boshllëk dhe dhimbje. Buzëqeshjet e tua ishin vetëm maska, një jetë që e jetove për interes të trupit, duke gëlltitur ajrin si një nevojë për të mbajtur gjallë trupin. Zhgënjimi është çdo gjë që ndjej nga ti koha më flet se asgjë nuk është e humbur për ata që kërkojnë një rrugëdalje. Dashurinë e humbëm si një perlë që u mbulua nën peshën e materieve që ti i ndërtove në histori dhe kohë, duke lënë vetëm një boshllëk në vend të asaj që kishte qenë.

Një polemikë e gjatë si një stuhie shpirtërore, durimi im ka qenë si ai i një deveje që përballon nxehtësinë e metalit. duroj, por fundi i durimit është gjithmonë në horizont.

Asgjë nuk është si më parë, asgjë nuk mund të jetë e njëjtë, sepse jeta nuk njeh fillimin dhe dashuria nuk ka përulësinë që i mungon. Gjërat materiale që ti i ndjeje si vlerë, ishin piramida që fshehu ndjenjat tona të vërteta.

Arritëm qëllimin, dhe tani zbulojmë se dashuria që pretendonim nuk ka ekzistuar, buzëqeshjet ishin ironike, çdo shtrëngim ishte një akt i pakuptimë. Puthjet ishin pështymë dhe kafshime, shikimi ishte një thellësi belbëzuese që kurrë nuk ndriti me thellësi të vërtetë.

Fuqia ime e brendshme tani mund të krijojë mrekulli, në vite që ishin eksperimente të jetës sonë, e pashmangshme dhe e dhimbshme. Pa dashuri, fëmijët tanë ndjejnë dhimbje të thella dhe vuajtje të vazhdueshme, fëmijët duan të vijnë dhe të zgjohen në këtë botë të brishtë dhe të ndjeshme. Ata që nuk i duan fëmijët, nuk e duan jetën dhe dashurinë; Ata janë si psikopatë që e vrasin shumimin, që e mohojnë atë që janë.

Ti nuk e doje atë, dhe tani frymëmarrja e saj u përcaktua pa ty dhe pa mua. Mrekulli është se jeta është më e madhe se ti dhe unë. Ngjyrat dhe urdhrat e jetës tani më duken më të qarta,
kur vogëlushja jonë të rritet, ndoshta nuk do ta kuptojë, por ajo ndjen energjinë e lirisë që përpilon çdo hap të saj. Ajo vazhdon të ecë në mënyrën e saj, me të drejtën që e meriton dhe që e tejkalon çdo mungesë.

Fëmijët janë engjëj, dhe buzëqeshjet e tyre janë drita e jetës në këtë botë të errët, ata vijnë në këtë jetë, me dashuri dhe pa dashuri, ata gjejnë rrugën e tyre, sepse janë më të vlefshëm se çdo iluzion i shpërbërë.

Mos i ndalo fëmijët, sepse ata janë përjetësia dhe shpresa jonë më e madhe, ata janë kujtimi më i bukur dhe më i ndritshëm i një dashurie që, megjithatë, kishte një domethënie të vërtetë. Ata vijnë pa puthje me puthje pa dashuri me dashuri, ata gjejnë rrugë. Jeta i do dhe përjetësia. Mos i ndalo fëmijët sepse kanë vlerë më shumë se një materie iluzionistë e vdekur.

You Might Also Like

Shpallen nominimet për Oscar 2026, “Sinners” kryeson me 16 nominime

Elena Gjika, `ambasadorja` e çështjes shqiptare

Çeku: Përfundon restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Rrustemi

Ndryshime në Teatrin Kombëtar, Sheremeti largohet, Basha ushtruese detyre

Ekspozita `Çmimi William Walker` në përkujtim të Masakrës së Reçakut

TAGGED: #Ilir Muharremi
Kosova Times August 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nga Stacioni i Autobusëve deri te mbikalimi Arbëria, Rama prezanton projektet për transformimin e kryeqytetit

Kosova Times Kosova Times January 24, 2024
Lideri i Revolucionit Portokalli: Putini është kriminel. Vetëm një person mund ta ndalojë atë
Kryeministri kroat takon Lajçakun, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
Mojo e humbur
Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?