By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
October 10, 2025
Horoskopi ditor për 10 tetor 2025
October 10, 2025
Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO
October 9, 2025
Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor
October 9, 2025
Festimi shndërrohet në një ferr të ri: Izraeli kryen sulm të ashpër në qytetin e Gazës, njerëzit nxirren nga rrënojat
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjithçka që duhet të dini për Lojërat Paralimpike që fillojnë sot
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Gjithçka që duhet të dini për Lojërat Paralimpike që fillojnë sot
Sport

Gjithçka që duhet të dini për Lojërat Paralimpike që fillojnë sot

Kosova Times
Last updated: 2024/08/28 at 11:53 AM
Kosova Times Published August 28, 2024
Share
SHARE

Associated Press

Lë të fillojnë lojërat përsëri.

Lojërat Paralimpike do të fillojnë të mërkurën, më 28 gusht, dhe rreth 4.400 atletë me aftësi të kufizuara, lëndime apo dëmtime të përhershme, janë të gatshëm të garojnë për 594 medalje në 22 sporte gjatë 11 ditëve në Paris.

Në mesin e tyre edhe Grevist Bytyqi, i cili do të bëhet paraatleti i parë i Kosovës që merr pjesë në Lojërat Paralimpike.

Kryeqyteti francez, i cili ishte nikoqir i Lojërave Olimpike Verore, përsëri ofron kushtet për atë që pritet të jetë një tjetër spektakël, pasi edhe garat Paralimpike do të organizohen në shumë prej stadiumeve të njëjta.

Ceremonia hapëse do të mbahet në sheshin historik “Place de la Concorde”, në të cilën u zhvilluan garat në skateboarding, basketboll 3×3 dhe vallëzim akrobatik.

“Ne jemi në zemër të qytetit”, tha të martën për Associated Press presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik, Andrew Parsons. “Simbolika e kësaj është sikur qyteti i Parisit po ua jep një përqafim të madh atletëve tanë”.

Sporti i kalërimit kthehet në Chateau de Versailles, ku do të mbahen garat. Në Grand Palais u zhvilluan garat e skermës në Olimpiadë, tani do të organizohen garat e skermës në karrocë.

Pranë Kullës së Eifelit, ku u mbajtën garat e volejbollit në rërë gjatë Olimpiadës, do të zhvillohen garat e futbollit të të verbërve.

“Kemi disa vende ikonike dhe do ta kemi një pamje shumë të bukur”, tha kampioni i Francës në paratriatlon, Alexis Hanquinquant. “Parisi është qyteti më i bukur në botë. Mendoj se do të kemi Lojëra Paralimpike të jashtëzakonshme”.

Nga 22 sportet paralimpike, vetëm dy nuk e kanë baraspeshën e Olimpiadës – goalball dhe boccia. Në goalball, ekipet e lojtarëve të verbër apo me shikim të dëmtuar, e rrokullisin me radhë një top, që përmban brenda zile, drejt portës kundërshtare, ndërsa lojtarët e ekipit duke u mbrojtur veprojnë si portierë. Në boccia, lojtarët e hedhin apo e rrokullisin topin e lëkurës sa më afër një topi të quajtur xhek.

Krahasuar me edicionin e kaluar të Lojërave Paralimpike në Tokio, 10 ngjarje të medaljeve janë shtuar për t’u dhënë më shumë mundësi atleteve apo atyre me nevojë shumë të mëdha.

Parsons tha se rreth 2 milionë apo 2.5 milionë bileta janë shitur për ngjarje të ndryshme, duke bërë që këto lojëra ta kenë numrin më të madh të shikuesve pas atyre në vitin 2012.

Atletët do të jenë në qendër të vëmendjen nga dita e enjte, dita e parë e grave, kur do të fitohen medalje në sportet si paratekuando, parapinpong, paranot dhe paraçiklizëm.

Siç ndodh në Olimpiadë, edhe në Lojërat Paralimpike medaljet fitohen në secilin prej 11 ditëve të garave.

Shumë prej atletëve që do të garojnë në këtë lojëra, do të përpiqen t’i mbrojnë titujt.

Peshëngritësi paralimpik, Sherif Osman nga Egjipti, do të tentojë ta fitojë medaljen e katër të artë, ndërsa italiania Bebe Vio synon medaljen e tretë radhazi ari në sportin e skermës në karrocë. Pasi u prek nga meningjiti si fëmijë, mjekët ia amputuan të dyja këmbët asaj dhe parakrahët, për t’ia shpëtuar jetën.

Dhe ka edhe rrëfime të tjera nga Parisi.

Vrapuesja italiane me shikim të dëmtuar, Valentina Petrillo, do të bëhet gruaja e parë transgjinore që garon në Lojëra Paralimpike kur të garojë në garën e 400 metrave vrapim më 2 shtator.

Notarja amerikane Ali Truwit do të garojë këtë vit pasi humbi pjesët e poshtme të këmbëve si pasojë e një sulmi nga peshkaqeni.

Notari adoleshent David Kratochvil është shpresa e Çekisë për medalje, i cili e humbi shikimin për shkak të një sëmundjeje të rëndë 10 vjet më parë. Kratochvil, 16 vjeç, luante hokej mbi akull para se të bëhej notar, ku ai e vendosi rekorde botërore në 50 dhe 200 metra shpinë vitin e kaluar.

You Might Also Like

Kosova vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para duelit me Slloveninë

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Presidentja Osmani dekoron kreun e FIFA-s: Faleminderit Infantino!

Ademi zgjedhet anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s

Drita me përmbysje fiton derbin ndaj Gjilanit

TAGGED: #Lojërat Paralimpike, #Paris 2024
Kosova Times August 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Modi, Putinit: Lufta nuk mund të zgjidhë problemet

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
Xavi mbetet te Barcelona: Në tre muajt e fundit gjithçka ndryshoi
Qeveria vazhdon shpronësimin në veri të Kosovës, banorët protestojnë
Maloku: Asociacioni, “në shtratin e Prokrustit” evropian, është gabim!
“Manovra e Vuçiqit para zgjedhjeve”: Mediat ruse për premtimet e presidentit të Serbisë për kreun e NATO-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?