By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët
September 19, 2025
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Klaus Gjasula merr vendimin, tërhiqet nga kombëtarja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Klaus Gjasula merr vendimin, tërhiqet nga kombëtarja
Sport

Klaus Gjasula merr vendimin, tërhiqet nga kombëtarja

Kosova Times
Last updated: 2024/08/28 at 3:31 PM
Kosova Times Published August 28, 2024
Share
SHARE

Klaus Gjasula ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja shqiptare. Mesfushori luftarak ka biseduar me trajnerin Silvinjo dhe stafin teknik, duke i komunikuar vendimin e tij.

Gjasula numëron 29 ndeshje me Kombëtaren, duke debutuar më 7 shtator 2019 në ndeshjen Francë-Shqipëri, ndërsa ishte pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”, aty ku gjeti edhe rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën kuqezi në sfidën e paharrueshme Kroaci – Shqipëri, që përfundoi në barazim 2-2.

Sakaq, me anë të një postimi në rrjetet sociale futbollisti ka bërë të ditur vendimin e tij, duke u shprehur se për të ka qenë gjithmonë një ëndërr të luante dhe të përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ndërsa shton se është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve.

“E kisha ëndërruar gjithmonë të luaja me Kombëtaren dhe e realizova. Isha në një Evropian, shënova një gol dhe u ndjeva njeriu më i lumtur. Nëse kthej kokën pas, kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga grumbullimi i parë, te ndeshja debutuese ndaj Francës në “Stade de France” dhe tek ajo e fundit ndaj Kroacisë në Evropian. Edhe kur e mendoj tani ende dridhem nga emocionet. Gjithsesi, me ftohtësi kam gjykuar dhe kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve, që Kombëtarja jonë fatmirësisht ka shumë. Unë e realizova ëndrrën time dhe tani është koha për të tjerë që ta plotësojnë dhe ta jetojnë atë ëndërr.

Pas pesë vitesh do të kem mundësinë të vij në stadium dhe ta mbështes Kombëtaren tonë si tifoz. I jam falënderues Zotit, familjes time dhe të gjithë njerëzve që më kanë qëndruar pranë në çdo moment dhe kanë besuar tek unë. Në veçanti dua të falënderoj edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka, trajnerët më të cilët kam punuar, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos Junior, stafin teknik të Kombëtares dhe të gjithë bashkëlojtarët që ndamë këtë rrugëtim, që për mua është më i veçanti. Sukseset e arritura nuk do të ishin të mundura pa tifozët më të mirë në botë, ata të cilët na kanë mbështetur gjithmonë, si në humbje, fitore apo barazim. Faleminderit nga zemra të gjithë tifozëve kuqezi. Për mua ishte nder dhe krenari të vishja fanellën e Kombëtares!”, shkruan Klaus Gjasula.

Federata Shqiptare e Futbollit e falënderon dhe i shpreh mirënjohjen mesfushorit për kontributin e dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi në gjithë këto vite, ku ka spikatur gjithmonë për ngritjen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të pakursyer në çdo sfidë.

You Might Also Like

Mourinho: Bëra gabim që shkova në Turqi, nuk është niveli im kulturor

Kosova vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s

Skenë e paprecedentë në aeroplanin e Monacos para Ligës së Kampionëve, lojtarët u detyruan të zhvisheshin

Zhegrova debuton me barazim te Juve, fitojnë Real, Tottenham dhe Qarabag

Vedat Muriqi sërish shënon gol për Mallorca-n

TAGGED: #Klaus Gjasula, #Kombëtarja e Shqipërisë, Pensionohet
Kosova Times August 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pakistani thotë se “nuk dëshiron” përshkallëzimin e tensioneve me Iranin

Kosova Times Kosova Times January 19, 2024
Gërvalla e Bettel diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit Kosovë-Luksemburg
Sveçla për sulmin në veri: Kërkoj nga organet identifikim të kryerësve
Promovohet libri monografik i Shyqri Nimanit
Arrestohen katër persona pas rrahjes në Pejë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?