By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Musliu: Kuadri ligjor kundër korrupsionit i pazbatuar, edhe përkundër premtimeve Kosova ende pa Strategji
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Musliu: Kuadri ligjor kundër korrupsionit i pazbatuar, edhe përkundër premtimeve Kosova ende pa Strategji
Lajme

Musliu: Kuadri ligjor kundër korrupsionit i pazbatuar, edhe përkundër premtimeve Kosova ende pa Strategji

Kosova Times
Last updated: 2024/08/28 at 11:48 AM
Kosova Times Published August 28, 2024
Share
SHARE

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Betim Musliu, ka thënë se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm për të krijuar një kuadër ligjor të plotë për parandalimin e korrupsionit, por që ende mbetet pa Strategji edhe përkundër premtimeve.

Gjatë prezantimit të raportit të shoqërisë civile mbi zbatimin e kapitullit II (Masat Parandaluese) dhe kapitullit V (Rikuperimi i Pasurisë) të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit në Kosovë, Musliu ka thënë se Kodi Penal (KPRK) ashtu edhe Kodi i Procedurës Penale (KPPRK) në parim përcaktojnë forma të veçanta të veprave penale të korrupsionit dhe ofrojnë një kuadër procedural që siguron procedura të drejta dhe efektive penale.

“Megjithatë, zbatimi efektiv i kuadrit ligjor kundër korrupsionit mbetet i pazbatuar njëherë. Edhe pse ka pasur gatishmëri politike për të rregulluar infrastrukturën ligjore përmes ligjeve themelore për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, praktika tregon se institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në arritjen e rezultateve të dëshiruara”, ka thënë Musliu.

Musliu ka deklaruar se Kosova aktualisht po dështon të ofrojë një qasje strategjike dhe sistematike për luftimin e korrupsionit, duke theksuar se Kosova nuk ka një Strategji Shtetërore kundër Korrupsionit që nga viti 2019.

Ai shtoi se sipas raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi të publikuar në janar 2024, Draft Strategjia ka probleme thelbësore lidhur me konceptet bazike të sundimit të ligjit.

Sipas tij, draft strategjia kishte për qëllim të krijonte mbikëqyrjen kushtetuese të drejtpërdrejtë të akteve nënligjore dhe vendimeve të institucioneve gjyqësore të pavarura, që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese, si një organ i pavarur, është e destinuar vetëm për interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, dhe jo si një autoritet mbikëqyrës mbi entitetet e tjera gjyqësore. Ky qasje dëmton ndarjen e pushteteve të përcaktuar në Kushtetutë. Për më tepër, Draft Strategjia përfshin koncepte të përziera dhe të paqarta në lidhje me pronësinë përfituese dhe atë të mediave, dhe trajton çështje që duhet të jenë nën juridiksionin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, dhe jo të mekanizmave qeveritar”, shtoi ai.

Musliu deklraoi se kjo strategji ende nuk është miratuar ndonëse kjo qeveri ka ardhur në pushtet me sloganin “Drejtësi dhe punësim” dhe lufta kundër korrupsionit ka qenë thelbi i premtimeve paraelektorale.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times August 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Demi Moore, 60 vjeç, duket e pabesueshme teksa zhvishet me bikini

Kosova Times Kosova Times April 21, 2023
REL hap zyrën në Lituani për mbulimin e lajmeve në Rusi dhe Bjellorusi
Një zjarr shkatërroi një zonë pyjore në Izmir
Lajçak njofton për bisedime në ShBA lidhur me situatën në Kosovë
Rexhepi: Jemi të vetmit në Ballkan dhe Evropë, që nuk lëvizim pa viza
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?