By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita në Venezuelë vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Opozita në Venezuelë vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve
Rajon / Botë

Opozita në Venezuelë vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/08/28 at 6:59 PM
Kosova Times Published August 28, 2024
Share
SHARE

Kundërshtarët e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, protestuan më 28 gusht në përpjekje për të ringjallur protestat kundër tij, teksa presidenti po forcon pushtetin pas zgjedhjeve të kontestuara të muajit të kaluar.

Protesta në kryeqytetin venezuelas, Karakas, u mbajt një muaj pas zgjedhjeve të 28 korrikut, në të cilat Maduro shpalli fitore pavarësisht dëshmive se kandidati opozitar, Edmundo Gonzalez, i fitoi ato. Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar zgjedhjet duke thënë se ka pasur mungesë të transparencës.

Që nga mbajtja e zgjedhjeve ka pasur protesta, por protestat e organizuara nga opozita deri më tani nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat. Kundërshtarët e Maduros kërkojnë që zyrtarët zgjedhorë të publikojnë rezultatet e secilit vendvotim, pasi thonë se në këtë mënyrë do të ekspozoheshin përpjekjet e Maduros për të vjedhur zgjedhjet.

Po më 28 gusht, mbështetësit e Maduros kanë paralajmëruar protesta, teksa janë zotuar se “do të mbrojnë” fitoren e Maduros. Ata thonë se protestat e opozitës janë përpjekje për trazira në këtë shtet në Amerikën Jugore.

Për shkak të krizës, Maduro po varet shumë nga forcat e sigurisë për të ruajtur pushtetin. Të martën, ai emëroi shefin e partisë së tij të linjës së ashpër në postin e ministrit të Brendshëm, dikaster që mbikëqyrë forcat policore. Diosdado Cabello është zotuar se nuk do të ketë mëshirë ndaj kundërshtarëve të Qeverisë.

Emërimi i Cabellos në postin e ministrit të Brendshëm nxiti frikë se shtypja e protestave do të intensifikohet, teksa deri më tani në protestat e organizuara kundër rezultatit zgjedhor janë arrestuar më shumë se 2.000 persona, përfshirë gazetarë, politikanë dhe studentë.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

TAGGED: #Protesta, #Venezuelë, #Zgjedhje
Kosova Times August 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump flet për regjistrimin sekret: I thashë Putinit se do të bombardoja Moskën nëse ai do të pushtonte Ukrainën

Kosova Times Kosova Times July 9, 2025
Krasniqi: Tre ranë, me mijëra u ngritën – pjesa tjetër është histori
“Jeta është e pavlerë për rusët.” Rrëfimi i një serbi që luftoi në Ukrainë
Kurti kujton grevën e punëtorëve të vitit 1990: Një nga aksionet më masive
Policia dërgon autoblindat në Jarinjë, kjo është arsyeja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?