By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Quni dhuron pikturë të Ibrahim Rugovës Papës Leo XIV
August 23, 2025
“Një ëndërr në anglisht, një seancë në shqip – por prapë askush nuk kupton asgjë”
August 23, 2025
Mohimi i votimit të fshehtë – praktikë komuniste dhe fashiste!
August 23, 2025
Gjakova dhe pasioni për librat
August 23, 2025
Rrugët e errëta të Prishtinës, Komuna premton ndriçim
August 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putini dhe pasojat e ofensivës së befasishme ukrainase
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putini dhe pasojat e ofensivës së befasishme ukrainase
Rajon / Botë

Putini dhe pasojat e ofensivës së befasishme ukrainase

Kosova Times
Last updated: 2024/08/28 at 9:54 PM
Kosova Times Published August 28, 2024
Share
SHARE

Ofensiva e befasishme e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut e ka tronditur Kremlinin. Megjithatë, sipas zyrtarëve kryesorë të inteligjencës amerikane, ende nuk dihet se cili do të jetë ndikimi i kësaj ofensive ushtarake, me plot rreziqe.

Zëvendës drejtori i CIA-s David Cohen tha të mërkurën, gjatë një konference mbi sigurinë që u mbajt diku pranë Uashingtonit, se ofensiva e Kievit brenda territorit rus nuk tregon shenja se po dobësohet. Kjo ofensivë, sipas zotit Cohen, po e detyron Presidentin rus Vladimir Putin të përballet me pasoja të brendshme.

“Ata janë ende brenda Rusisë, po përforcojnë mbrojtjen”, tha zoti Cohen ndërsa fliste për forcat ukrainase në Kursk.

“Ata duket se kanë qëllim që të mbajnë nën kontroll një pjesë të atij territori”.

“Putini do të detyrohet të përballet jo vetëm me faktin se tani brenda territorit rus ekziston një fushëbetejë, por ai duhet të përballet edhe me jehonën që ka shkaktuar ajo, në shoqërinë ruse”, tha zoti Cohen.

“Inkursioni ka fuqinë që në të ardhmen të ndryshojë sado pak dinamikën”.

Forcat ukrainase u futën brenda territorit rus më 6 gusht, duke kryer atë që vlerësohet se është sulmi më i madh në Rusi prej Luftës së Dytë Botërore.

Rreth 130 mijë banorë rusë janë detyruar të largohen nga luftimet në Kursk, në pritje të përforcimeve ruse.

Shefi i ushtrisë ukrainase tha të martën se forcat e Kievit kanë kapur rob pothuajse 600 ushtarë rus dhe kanë marrë në kontroll një territor prej rreth 1300 kilometrash.

Zëvendës shefi i CIA-s, zoti Cohen tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Ukraina ka nën kontroll 770 kilometra katrorë të territorit në Kursk.

“Ne jemi të sigurt se Putini do të nis një kundër-ofensivë në përpjekje për të rimarrë territorin e humbur. Por, ende nuk e ka nisur”, tha ai. “Kur kundër-ofensiva të fillojë, ne presim që forcat ruse të përballen me një luftë të vështirë”.

Momentalisht, forcat ruse duket se janë përqendruar në pushtimin e Pokrovskit, një qendër me rëndësi për furnizimin e forcave ukrainase në pjesën lindore të Ukrainës.

“Rusët po përparojnë aty”, tha zoti Cohen, duke nënvizuar se ky përparim i forcave ruse po u shndërrohet në një kosto të madhe.

Por, edhe nëse forcat ruse kanë sukses në pushtimin e Pokrovskinit, zoti Cohen tha se kjo fitore do të sillte përfitim të vogël për Moskën.

“Në aspektin strategjik, ndikimi nuk do të jetë rrënjësor”, tha ai.

Sulmet Ukrainase në Rusi

Ndërkaq, Ukraina ka vazhduar përpjekjet për të detyruar Rusinë të mbrohet.

Forcat ukrainase sulmuan me dronë të mërkurën disa zona në pjesën jug-perëndimore të Rusisë, duke shkaktuar zjarr masiv në një magazinë karburanti në Rostov.

Vasily Golubev, guvernatori i Rostovit shkruante në aplikacionin për shpërndarjen e mesazheve, ‘Telegram’, se zjarrfikësit po punonin për të shuar zjarrin dhe se nuk kishte viktima.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte rrëzuar katër dronë ukrainas mbi rajonin e Rostovit dhe tetë të tjerë në rajonin e Voronezhit.

Zyrtarët në Voronezh nuk njoftuan për të vrarë apo të plagosur.

Në rajonin e Belgorodit që gjendet në kufi me Ukrainën, guvernatori Vyacheslav Gladkov tha se sulmi ukrainas me dronë dëmtoi tre shtëpi, por nuk pati të lënduar.

Mbrojtja ajrore ruse gjithashtu rrëzoi një dron ukrainas mbi rajonin Kursk.

Sulmet Ruse në Ukrainë

Në Ukrainë, Guvernatori i Dnipropetrovsk-ut, Serhiy Lysak tha se një sulm rus vrau të paktën tre persona dhe dëmtoi infrastrukturën në qytetin Kryvyi Rih.

Zoti Lysak tha se sulmi u bë ndërsa qyteti është ende në zi, pas një sulmi të përgjakshëm me raketa të martën në një hotel.

Guvernatori i Kharkivit, Oleh Syniehubov tha se një raketë ruse kishte dëmtuar disa shtëpi dhe kishte plagosur 12 persona.

Disa informacione për këtë artikull janë siguruar nga agjencitë e lajmeve ‘Associated Press’, ‘Agence France-Presse’ dhe ‘Reuters’.

You Might Also Like

Politologu rus: Numërimi mbrapsht ka filluar për Vuçiçin, ai po sillet si diktatori i një “republike bananeje”

Dezertori rus: Vrava pesë ushtarë ukrainas të kapur rob. Nuk kam asnjë keqardhje

Koreja e Veriut publikon për herë të parë pamje të ushtarëve të saj duke luftuar në Kursk

Pentagoni shkarkoi shefin e inteligjencës. Trump nuk e pëlqen raportin e tij për Iranin

Vret bashkëshorten para syve të fëmijëve në Greqi-arrestohet nga policia

TAGGED: #Kursk Rusi, #Ukrainë, #Vladimir Putin
Kosova Times August 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ishin nisur për pushime, aksidentohet familja me 5 anëtarë në Rrugën e Kombin, mes të plagosurve edhe fëmijë

Kosova Times Kosova Times August 6, 2023
Serbia me iniciativë për futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Presidenti Biden thotë se po “pason stafetën” për të bashkuar vendin
Nesër Kosova e Serbia duhet t`i dorëzojnë komentet mbi planin e sekuencimit
Blinken, skeptik ndaj akuzave të Rusisë drejt Ukrainës për tentim vrasje të Putinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?