By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OBSh: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OBSh: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit
Rajon / Botë

OBSh: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/29 at 9:09 PM
Kosova Times Published August 29, 2024
Share
SHARE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) njoftoi të enjten se ka arritur marrëveshje me Izraelin për ndërprerje të kufizuara të luftimeve në Rripin e Gazës, në mënyrë që të mundësohet vaksinimi i qindra mijëra fëmijëve kundër poliomielitit.

Një foshnje u infektua me poliomielit së voni, duke u bërë rasti i parë i konfirmuar me këtë sëmundje në 25 vjetët e fundit në territorin palestinez.

Fushata e vaksinimit, e përshkruar si “pauzat humanitare”, do të zgjasë nga tri ditë në pjesë të ndryshe të Gazës dhe do të fillojë të dielën nga Gaza qendrore, tha Rik Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSh-së për territoret palestineze.

Pas përfundimit të fazës së parë, faza e dytë do të nisë në jug të Izraelit ku do të ketë ndërprerje të luftimeve për tri ditë, ndërsa faza e tretë do të zhvillohet në veri të Gazës, tha ai.

Ai tregoi se ndërprerjet në luftime do të zgjasin nga tetë deri në nëntë orë në ditë.

Peeperkorn tha se qëllimi është të vaksinohen 640.000 fëmijë nën moshën 10-vjeçare dhe se për fushatën e vaksinimit janë koordinuar me autoritetet izraelite.

OBSh-ja ka thënë se duhet të vaksinohen 90 për qind e fëmijëve në Gazë për ta parandaluar përhapjen e poliomielitit.

“Ne kemi nevojë për këtë pauzë. Kemi marrëveshje për këtë dhe presim që të gjitha palët t’i përmbahen asaj”, tha ai.

Këto pauza humanitare nuk janë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ndërmjetësit ShBA, Egjipti dhe Katari ka kohë të gjatë që po kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim. Bisedimet janë duke vazhduar edhe këtë javë.

Hamasi është “i gatshëm të bashkëpunojë me organizatat ndërkombëtare për ta siguruar këtë fushate”, tha Basem Naim, anëtar i zyrës politike të Hamasit.

You Might Also Like

Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë

Shkalla kryesore e lindjeve në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët në dy dekada, pavarësisht kërkesave të Putinit

Kremlini ka filluar përgatitjet për vdekjen e Kadyrovit

Rusët do të detyrohen të zbulojnë lejet e tyre të qëndrimit nën kërcënimin e ndjekjes penale

SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj “flotës në hije” të Iranit për shkak të shtypjes së protestave

TAGGED: #Gaza, #OBSh
Kosova Times August 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti merr pjesë në ditën e dytë të punëtorisë së VV-së në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times January 29, 2023
AUV ndalon përkohësisht importin e gjedheve dhe lëkurave nga Lombardia
Kryeministri Kurti: Fuqizimi i grave, vendimtar për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm
Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin kyç jugor
Kina filloi papritmas stërvitje të rrezikshme ushtarake pranë Tajvanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?