By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tusk: Askush nuk duhet ta bëjë presion Ukrainën të heqë dorë nga territori për paqe
October 20, 2025
Pse Putini e do të gjithë Donbasin?
October 20, 2025
Trump: Ukraina dhe Rusia duhet të ndalen në vijat aktuale të frontit
October 20, 2025
Ministri i Jashtëm francez i drejtohet Putinit: “Ai duhet të pranojë menjëherë një armëpushim pa kushte”
October 20, 2025
Një 37-vjeçar ka ndërruar jetë pas një sulmi me thikë
October 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do të mbeten stok automjetet elektrike?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > A do të mbeten stok automjetet elektrike?
Teknologji

A do të mbeten stok automjetet elektrike?

Kosova Times
Last updated: 2024/08/30 at 8:47 AM
Kosova Times Published August 30, 2024
Share
SHARE

Në korrik u regjistruan në Gjermani rreth 37% më pak automjete elektrike se në të njëjtin muaj vjet. Në Evropë, automjetet elektrike kanë humbur pjesën e tregut – prej politikës me modelet të prodhuesve e shtetit.

Hovi i lëvizshmërisë elektrike në Bashkimin Evropian ka ngecur qartë. Në korrik, numri i automjeteve elektrike të regjistruara rishtazi ra me njëmbëdhjetë për qind në të gjithë BE krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në Gjermani u regjistruan pothuajse 37 për qind më pak automjete elektrike. Shoqata e sektorit, ACEA, regjistroi shifra në rënie të shitjeve në dymbëdhjetë vende.

Rënie e pjesës në treg

Në përgjithësi, pavarësisht nga lloji i motorit, numri i automjeteve të reja të regjistruara në BE u rrit lehtë, me 0.2%, në 852.051 automjete, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në këtë mënyrë, pjesa e tregut të makinave elektrike midis regjistrimeve të reja është ulur: nga 13.5% në 12.1%. Makinat me motorë me lëndë djegëse fosile kanë një pjesë pak më të ulët të tregut prej 46%. Modelet hibride, nga ana tjetër, janë rritur ndjeshëm dhe tani përfaqësojnë 32%.

Çmimi është faktori vendimtar

“Rritja e elektromobilitetit po lëkundet, dhe jo vetëm në Gjermani,” thotë Constantin Gall, ekspert i lëvizshmërisë në EY. Pse? “Faktori vendimtar që parandalon aktualisht një përhapje më të madhe të makinave elektrike është çmimi i tyre i lartë”, thotë Gall.

Në vendet ku ka një nivel të lartë të mbështetjes financiare nga shteti, shitjet evoluojnë në mënyrë të favorshme. Aty ku mungojnë këto subvencione, klientët zgjedhin motorë me djegie – më të lirë.

Asgjë nuk funksionon pa subvencione shtetërore

Shembulli më i mirë për këtë është Gjermania, ku anulimi i primit mjedisor ka ngadalësuar masivisht shitjet e automobilave elektrikë. Por edhe nëse shikojmë përtej Gjermanisë, është e qartë se automobilat elektrikë shiten mirë vetëm në vendet me subvencione të larta shtetërore.

Në Danimarkë, pjesa e tregut të automjeteve elektrike tashmë arrin 52%, dhe në Suedi, 34%. Por automjetet elektrike janë gjithashtu të kërkuara në vendet e Beneluksit falë subvencioneve shtetërore: pjesa në treg e automjeteve elektrike në shtete si Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu është rreth 30%.

Automobilat elektrike – të rrallë në Evropën Lindore

Në shumicën e vendeve të tjera të BE-së, megjithatë, automjetet elektrike mbeten një produkt absolut plotësues. “Në deri në 15 vende të BE-së, pjesa e tregut të automjeteve elektrike ishte më pak se dhjetë për qind në korrik,” thekson Gall, një ekspert i EY. Gjermania, për shembull, përfaqëson vetëm 13%.

Ndërkohë, në vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore,  automjetet elektrike mbeten një pamje shumë e rrallë në rrugë, me një pjesë të vogël të tregut prej 4.3%. “Pjesa në treg mbetet homeopatike dhe ka pak të dhëna se kjo do të ndryshojë në të ardhmen e afërt,” thotë Gall.

Në pritje të automobilave më të lirë elektrikë

Zhvillimi i dobët i tregut të automobilave elektrikë paraqet sfida të mëdha për këtë sektor. Prodhuesit e automjeteve tani duhet t’i përshtatin qëllimet e tyre ambicioze elektrike me realitetin dhe të zgjerojnë bashkëjetesën e motorëve me djegie dhe makinave elektrike. Sipas ekspertëve të industrisë, kjo ka të ngjarë të kushtojë shumë para.

Galli shpreson se situata do të përmirësohet në plan afatmesëm: “Kur të dalin në treg makina elektrike më çmime më të përballueshme, mund të gjenden grupe të reja blerësish”.

You Might Also Like

Facebook mbyll aplikacionin Messenger në miliarda pajisje, përdoruesit paralajmërohen të ruajnë bisedat para se të zhduken

Kjo është një Škoda e re, asgjë si ajo nuk është prodhuar kurrë më parë…

Dacia në marshin e shtatë: Prezantojne konceptin Hipster

Bengio: Edhe një shans prej një përqind për katastrofë njerëzore është shumë i madh

Kosova pjesë e nismave rajonale për transformim digjital

TAGGED: #Automejete elektrike
Kosova Times August 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Dinari i bën sërish bashkë Bislimin e Petkoviqin në Burksel – a do të ketë zgjidhje?

Kosova Times Kosova Times March 25, 2024
Qindra banorë të Alaskës protestojnë përpara takimit Putin-Trump, valëvisin flamuj ukrainas
Blair pritet nga fëmijët në oborrin e Kuvendit
KEDS paralajmëron shkyçjen: Bizneset pa marrëveshje, nesër mbesin pa rrymë
Haradinaj: Urgjentisht të rikthehet dinjiteti i kategorive të lirisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?