By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dita e të pagjeturve, Kurti: Ndërkombëtarët të bëjnë trysni mbi Beogradin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dita e të pagjeturve, Kurti: Ndërkombëtarët të bëjnë trysni mbi Beogradin
Lajme

Dita e të pagjeturve, Kurti: Ndërkombëtarët të bëjnë trysni mbi Beogradin

Kosova Times
Last updated: 2024/08/30 at 10:54 PM
Kosova Times Published August 30, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka thënë se përballë e kemi një shtet gjenocidal, që e mohon të kaluarën. Por që institucionet shtetërore nuk do të heshtin, e as nuk do të ndalen së thëni të vërtetën. Ai ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Serbinë të zbardhen më shumë informacione për këtë çështje.

Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se ankthi i familjeve është i madh, pikëllimi i thellë, mirëpo qëndrueshmëria e tyre është e lartë dhe ne u kemi borxh që të bëjmë gjithçka që të zbardhet fati i të pagjeturve dhe të gjendet vendndodhja e tyre, edhe pse në këtë betejë, përballë e kemi një shtet gjenocidal, që e mohon të kaluarën.

Sipas tij, pjesa dërmuese, afër 94 për qind të zhvarrosurve, janë në muajt e parë pas rrëzimit të regjimit të Millosheviqit dhe më pastaj nuk ka pasur vullnet në Serbi për gërmime të mëtutjeshme.

“Sivjet janë bërë edhe 20 vjet prej se në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi, ndodhet Velko Odalloviq, i cili ka qenë njeriu kryesor i Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë. Në fakt, Velko Odalloviq dhe Zoran Angjellkoviq kanë qenë dy personat kryesorë. Ndërkohë që sot do të duhej të ishin në bankën e të pandehurve, të ketë gjykim të drejtë për ta dhe ndëshkim të merituar, ata janë persona të privilegjuar të regjimit të Vuçiqit, ku Odalloviq udhëheq Komisionin për persona të zhdukur në Serbi, që nga viti 2004, ndërsa Angjellkoviq mban po ashtu poste të larta, si ushtrues detyre i Drejtorit të Postës së Serbisë”, ka shkruar Kurti.

Ai më tej tha se para 10 vjetëve, arkiva e Brigadës 37 të motorizuar të ushtrisë jugosllave është klasifikuar me vendim në Serbi për 30 vjet. “Pra ajo nuk do të hapet deri në vitin 2044. Në ato arkiva, ndodhet e vërteta. Kjo është dhe arsyeja pse nuk janë të qasshme. Sepse kjo brigadë ka kryer një numër të madh të masakrave në Kosovë, sidomos në rajonin e Drenicës”.

Kurti më tej bëri thirrje ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni ndaj Beogradit që të ndërrohet vendimi, që arkiva e Brigadës së motorizuar 37 të ushtrisë jugosllave të hapet dhe të zbardhen shumë informacione. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Katër të arrestuar për vjedhje të rënda në Obiliq, mes tyre tre të mitur

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Kamberi: SHBA-të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia për diskriminim në Luginë

Institucionet e sigurisë forcojnë aftësitë nga trajnimi me DEA-n e SHBA-ve

ASK: Bie numri i përfituesve të pensioneve invalidore të punës

TAGGED: #Albin Kurti, #Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur
Kosova Times August 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dy milionë euro për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës

Kosova Times Kosova Times April 8, 2024
Hovenier për planin e BE-së: Nuk ka marrëveshje më të mirë
Horoskopi ditor për 19 shtator 2024!
Azilkërkuesit gjejnë strehë në një kishë në shtetin e Uashingtonit
Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?