By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
40 dështimet produkt i 4 liderëve partiak!
July 1, 2025
Ku po na qojnë të zgjedhurit nga vota jonë…ku kështu?
July 1, 2025
Axhenda Ndërkombëtare
July 1, 2025
Motit në Shqipëri
July 1, 2025
Parku ujor “më i madh” në botë ka një plazh me rërë një kilometër të gjatë, 105 rrëshqitëse dhe lojëra argëtuese
July 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova ka nevojë për një Qeveri ekspertësh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kosova ka nevojë për një Qeveri ekspertësh
Opinion

Kosova ka nevojë për një Qeveri ekspertësh

Kosova Times
Last updated: 2024/08/30 at 5:52 PM
Kosova Times Published August 30, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Gjon KEK

Që nga shpallja e Pavarësisë e deri më sot Kosova së bashku me miqtë dhe aleatët e saj si ShBA dhe vendet tjera mike evropiane, e NATO, ka arrit të zhvillojë fushat e saj që nga ajo e qeverisjes demokratike ,të ekonomisë e deri të ato të sigurisë dhe rendit e ligjit.

Falë mbështetjes së madhe të ShBA dhe vendeve mike të Bashkimit Evropian Kosova është njohur dhe anëtarësuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare, ka hyrë në marrëdhënie të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian nëpërmjet procesit të stabilizim asocimit e deri edhe te Liberalizimi i vizave në zonën shengen të Bashkimit Evropian.

Të gjitha këto nuk do të mund të bëheshin pa mbështetjen e madhe të miqve dhe aleatëve të lartcekur.

Sot Kosova gjendet në një pozitë jo të mirë sa i përket bashkëpunimit apo raporteve me ShBA dhe vendet mike të Bashkimit Evropian, për shkak të qeverisjes së dobët dhe moskoordinimit më aleatët dhe miqtë në shumë fusha që janë të domosdoshme për ruajtjen e Kosovës si shtet demokratik dhe të sigurisë së brendshme ,rajonale dhe globale.

Duke parë se si deri më sot është qeverisur, mund të thuhet se qeveria e Kosovës dhe udhëheqja e saj më shumë është fokusuar në mbyllje të vetes së saj dhe punëve të saj të brendshme se saj në një hapje, në luajtjen e rolit të saj edhe në aspektin e jashtëm si në atë të forcimit të shtetësisë duke lobuar dhe pastaj edhe anëtarësuar në organizata të ndryshme evropiane dhe botërore ,ashtu edhe në fushën e sigurisë së përbashkët dhe në dinamik me botën e lirë ,demokratike dhe të civilizuar.

U bënë disa vite që Kosova nuk ka bërë asnjë hap të rëndësishëm në raport të forcimit të saj në arenën ndërkombëtare, si në aspektin e njohjes ,ashtu edhe në procesin e anëtarësimit si në Këshillin e Evropës, NATO dhe në Bashkimin Evropian. Të gjithë energjinë qeveria dhe udhëheqja e saj e kanë fokusuar vetëm brenda ,por edhe brenda nuk kanë punuar si duhet sidomos në koordinim më ShBA dhe vendet tjera mike që është një gjë tepër e domosdoshme kur dihet se shumë fusha të brendshme të shtetit të Kosovës janë të ndjeshme dhe kanë edhe karakter të sigurisë dhe politik që prekin rajonin dhe më gjerë.

Në fakt udhëheqja e Qeverisë është dashur që në vazhdimësi në të gjitha fushat të punojë ngushtë me ShBA dhe vendet mike evropiane, ashtu që Kosova të arrijë jo vetëm të bëhet një vend më i zhvilluar ,por edhe një vend më i sigurt dhe me liri e demokraci si ato të vendeve të unionit evropian. Pasi që Kosova aspiron të integrohet në familje evropian aty ku edhe e ka vendin natyrshëm.

Duke parë që gjatë qeverisjes së fundit shume fusha u dëmtuan, sidomos ajo më e rëndësishëm raportet me miqtë sikur ishte ShBA dhe disa nga vendet mike evropian, atëherë është e rëndësishme që në Kosovë në zgjedhjet e ardhshme të ketë një Qeveri ekspertësh që i riparon disa fusha ku është dëmtuar vendi dhe i rikthen marrëdhëniet apo raportin me ShBA aty ku ka qenë që nga Kosova kur e lidhi atë miqësi të ngushte e të veçantë ish presidenti vizionar dr. Ibrahim Rugova. Pa ShBA dhe miqtë e vendeve evropiane Kosova as nuk do të kishte arrit të realizonte aspiratën e saj të lirisë, dhe të bërjes shtet dhe as të zhvillimit dhe punës që është bërë deri më sot në të gjitha fushat.

Prandaj një Qeveri ekspertës do të ishte zgjidhje e duhur për realitetin e sotëm politik si të brendshmë ashtu edhe për realitetin gjeopolitik që po ndodhin ndryshme, sepse me anë të kësaj qeverie ekspertësh Kosova do të mund të arrijë më shpejt hapin e saj të anëtarësimit në Këshillin e Europës, NATO dhe në Bashkimin Europian. Një qeveri ekspertësh e cila krah për krah më ShBA dhe miqtë e vendeve europiane mund të arrijë ta bëjë Kosovën nga një vend i vogël e shtet i ri në një vend shembull se si arrinë të ecë suksesshëm në fushat e rëndësishme si ato të procesit të sundimit të rendit ,ligjit dhe të integrimit në Bashkimin Europian. Sigurisht që ajo qeveri ekspertish duhet të jetë me vizion, identitet , kulturë dhe formim apo përgatitje profesionale dhe europiane, si dhe që i njeh problemet dhe zgjidhje dhe sfidat që ka përballë në vend dhe rajon. Mjaftë,është lodhë Kosova nga Qeveri partish, tani nëse duam ta shohim Kosovën përpara, duhet një qeveri ekspertës profecional që kanë formimin e duhur dhe janë me vizion e identitet europian e jo me të atillë që kokën e kanë në anadollë e trupin në Kosovë..

Koha është që Kosova të mendojë për nje qeveri ekspertësh me vizion dhe identitet të vërtetë europian, të përgatitur profesionalisht në të gjitha fushat që ka nevojë vendi,nëse dëshiron të arrijë atë që është vonuar dhe hapat që duhet nxën për t’iu bashkuar dinamikës së kombeve të Bashkimit Europian dhe procesit të integrimit që duhet të përfundojë më 2030 eventualisht 2033.

You Might Also Like

40 dështimet produkt i 4 liderëve partiak!

Ku po na qojnë të zgjedhurit nga vota jonë…ku kështu?

Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut

Kryeministra s’mund të bëhen të gjithë, por përgjegjës për ngërçin janë të gjithë

Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm

Kosova Times August 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

City deklason Newcastle

Kosova Times Kosova Times February 15, 2025
Guri: Kapja e Universitetit është shkelje e dinjitetit
Zgjedhja e presidentit të ri “i jep fund izolimit ndërkombëtar” të Çekisë
Serbia mund t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë
Deklarata skandaloze e ambasadorit rus Kalabuhov: “Para luftës Ukraina kishte rreth 40 milionë banorë, tani janë 19 milionë. Njerëzit po ikin sepse…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?