By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”
January 20, 2026
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i pafajshëm
January 20, 2026
Hamza pret ambasadorin slloven, flasin për zhvillimet politike në vend
January 20, 2026
Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot
January 20, 2026
Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vengu: Kosova të ndërveprojë me KFOR-in në çdo situatë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vengu: Kosova të ndërveprojë me KFOR-in në çdo situatë
Lajme

Vengu: Kosova të ndërveprojë me KFOR-in në çdo situatë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/30 at 12:19 PM
Kosova Times Published August 30, 2024
Share
SHARE

Në një konferencë të përbashkët për media, ministrat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Shqipërisë, Ejup Maqedonci dhe Pirro Vengu, theksuan se gjatë takimit të tyre diskutuan për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve. Ata thanë se gjatë takimin diskutuan tema të ndryshme, duke përfshirë zhvillimin e trajnimeve, çminimin e zonave dhe bashkëpunimin në mbrojtjen civile.

Ministri Maqedonci theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë. “Ne kemi kultivuar raporte të shkëlqyera në aspektin e mbrojtjes, por ka hapësirë për përmirësim të mëtejshëm, veçanërisht në fushën e trajnimeve dhe operacioneve, por gjithashtu edhe në zgjerimin e këtij bashkëpunimi në industrinë ushtarake”, tha Maqedonci.

Ai e theksoi edhe angazhimin e përbashkët të dy vendeve në luftën globale kundër rreziqeve që kërcënojnë sigurinë globale, duke përfshirë përpjekjet për mbrojtjen e Ukrainës. “Si dy vende demokratike ne po vazhdojmë të kontribuojmë në luftën globale kundër rreziqeve që kërcënojnë sigurinë globale, siç është rasti i luftës në Ukrainë”, tha ai.

Maqedonci gjithashtu shprehu synimin e Kosovës për t’u bërë sa më shpejtë pjesë e NATO-s dhe strukturave tjera veriatlantike dhe në këtë drejtim kërkoi mbështetjen e Shqipërisë.

“Ne, gjithashtu jemi pjesë e përbashkët e shumë iniciativave regjionale dhe synimi ynë do të jetë që bashkë me Republikën e Shqipërisë dhe mbështetjen e saj në të ardhmen e afërt të jemi pjesë e NATO-s dhe e strukturave tjera veriatlantike”, shtoi Maqedonci.

Ndërkaq, ministri Vengu shprehu kënaqësinë për vizitën e tij të parë në Kosovë dhe për mundësinë e bashkëpunimit. Ai theksoi se “janë dakordësuar një sërë përparësish që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve, investimin kapital e njerëzor”.

Ai vuri në dukje angazhimin për të ofruar mbështetje dhe trajnime për Forcën e Sigurisë të Kosovës, duke përfshirë përdorimin e instrumenteve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Një tjetër pikë e rëndësishme që u diskutua ishte çminimi i zonave turistike që kanë mbetur pa u trajtuar nga forcat e armatosura. Vengu nënvizoi nevojën për të siguruar që këto zona “të jenë të sigurta për të gjithë vizitorët”

“U dakorduam sot të bëjmë një veprimtari në të gjithë brezin e bjeshkëve sa i përket çminimit të disa zonave që kanë mbetur pa u trajtuar nga të dyja forcat e armatosura. Është një zonë me një vëmendje turistike të posaçme dhe duhet të sigurohemi të dyja palët se është një zonë e sigurt për të gjithë vizitorët”, tha Vengu.

Ai bëri të ditur se dy vendet do të bashkëpunojnë për të shmangur dublikimin e resurseve dhe për të krijuar grupe të përbashkëta të mbrojtjes civile për zonat pyjore dhe malore.

Një vëmendje të veçantë në takimin mes Vengut dhe homologut të tij nga Kosova, mori dhe situata e sigurisë në rajon.

“Ndërveprimi me NATO-n mbetet për ne përparësi kryesore. KFOR është një instrument për siguri kolektive, me të cilin duhet ndërvepruar në çdo situatë. Këtë gjë e nënvizova dhe në takimin e sotëm sepse Shqipëria në KFOR ka kontribut të posaçëm dhe e ndjejmë si një privilegj për të ndihmuar që Kosova të kthehet në aktor që kontribuon në sigurinë kolektive. Këtu dua të falënderoj kolegun Ejup Maqedonci, për të gjithë vëmendjen dhe bashkëpunimin dhe dedikimin që i jep kësaj marrëdhënie mes dy forcave të armatosura”, theksoi Vengu.

You Might Also Like

Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i pafajshëm

Hamza pret ambasadorin slloven, flasin për zhvillimet politike në vend

Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot

Arrestohet i kërkuari nga Gjermania për vrasje

Davos, Kurti në panelin e Shtëpisë së SHBA-së:Besimi, shtyllë e lidershipit

TAGGED: #Ejup Maqedonci, #Pirro Vengu
Kosova Times August 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Qyteti antik i Bylisit; thesari arkeologjik i Shqipërisë, i panjohur nga turistët

Kosova Times Kosova Times April 28, 2024
Vazhdojnë aktivitetet e policisë në kuadër të ‘muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore’
KFOR: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, thelbësor për sigurinë e qëndrueshme në rajon
Dardanët nisen për në Budapest, nesër përballen me Bjellorusinë
Bastiset një shtëpi, gjenden substanca narkotike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?