By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Cigaret elektronike shkaktojnë ndotje në mbarë botën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Cigaret elektronike shkaktojnë ndotje në mbarë botën
Shëndetësi

Cigaret elektronike shkaktojnë ndotje në mbarë botën

Kosova Times
Last updated: 2024/08/31 at 8:33 PM
Kosova Times Published August 31, 2024
Share
SHARE

Rritja me shpejtësi e përdorimit të cigareve elektronike po krijon një valë ndotjeje dhe ka ngritur shqetësime serioze për mjedisin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës njofton rreth përpjekjeve të një gruaje në qytetin e Nju Jorkut për ta përmirësuar situatën.

Në Bruklin të qytetit të Nju Jorkut, Nora po kontrollon një nga kutitë e shumta për riciklimin e cigareve elektronike. Ajo i ka vendosur vetë këto kuti në dyqane dhe klube.

“Do të shkojmë tani tek dyqani ‘Masion Jar’, në Bruklin, për të parë kutinë e riciklimit, ku njerëzit fusin cigaret elektronike pasi i kanë përdorur, të cilat më pas do të riciklohen si pajisje elektronike”, thotë Nora.

Ajo thotë se i filloi përpjekjet për riciklimin për shkak të cigareve elektronike që shikonte të hedhura në rrugët e qytetit.

“Çfarë bëj me cigaret elektronike? I dërgoj tek riciklimi për pajisjet elektronike. Qyteti i Nju Jorkut ka caktuar vende ku njerëzit mund të sjellin një herë në javë pajisjet e tyre elektronike”, thotë Nora.

Iniciativa e saj synon të luftojë problemin gjithnjë në rritje të ndotjes nga cigaret elektronike. Megjithatë, aktivistët thonë se sfidat janë të mëdha.

“Hedhim në këtë vend mbi katër cigare elektronike në çdo sekondë. Problemi është se ato janë të përbëra nga pjesë të ndryshme, të cilat janë vërtet të vështira për t’u ricikluar apo për t’u marrë me to pasi janë hedhur”, thotë Lucas Gutterman, nga Grupi për Studimin e Interesit Publik.

Shumë nga këto pajisje përmbajnë materiale të rrezikshme si bateri litiumi dhe nikotinë, të cilat mund të shkaktojnë dëm të konsiderueshëm për mjedisin. Një profesor në Universitetin e Kalifornisë në San Françisko, i cili ka bërë studime të gjera për këtë çështje, shpjegon rreziqet.

“Nikotina është në thelb një neurotoksinë. Do të thotë pra se është toksike për sistemin neurologjik, përfshirë trurin dhe nervat. Kur këto pajisje janë të hedhura në tokë dhe ka reshje, rezultati është që lëngu me nikotinë dhe kimikatet e tjera kalojnë tek uji dhe fillojnë të ndotin mjedisin përreth”, thotë Dr. Jeremiah Mock.

Edhe shoqata kryesore e tregtarëve të cigareve elektronike ka bërë thirrje për ndalimin e importeve të këtyre produkteve me një përdorim.

“Shoqata jonë ka qindra anëtarë, tregtarë dhe prodhues të cigareve elektronike. Bëmë një anketim me ta rishtazi dhe janë kundër cigareve elektronike me një përdorim, për shkak të ndikimit që kanë tek mjedisi”, thotë April Meyers, nga Shoqata për Alternativat e Lira të Tregtisë, SFATA.

Disa vende, ndër to Kina, Irani dhe Britania po vendosin rregulla të forta për këto produkte. Ndërsa Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për të hartuar legjislacion të ri dhe për të shtuar riciklimin, individët si Nora po rrisin ndërgjegjësimin, duke i hapur kështu rrugën përpjekjeve më të mëdha për të ulur numrin e këtyre pajisjeve në të ardhmen.

You Might Also Like

Shpëtohet një 37-vjeçare, pati gjakderdhje nga shtatzënia jashtë mitre

Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim

IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje

Ekspertët analizojnë mishin në qebapë, rezultatet tronditin publikun

Zemra ju rrih fort pas kafesë? Kardiologët shpjegojnë kur është një reagim normal dhe kur është një paralajmërim serioz

TAGGED: #Cigare elektrike, #Ndotje
Kosova Times August 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Janjiq analizon: “Lidhja AKS me Republika Srpska ishte gabim”

Kosova Times Kosova Times November 8, 2022
Kryetari i Kuvendit të Kosovës mbështet vullnetarizmin dhe vullnetarët
Sot shënohet 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Si e ndihmoi TikTok-u kandidatin e ekstremit të djathtë ta fitojë rundin e parë të zgjedhjeve në Rumani
Ukraina e mbajti të fshehtë planin kundërsulmues të SHBA-së përpara zbulimit të Pentagonit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?