By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: konsumi është rritur
January 16, 2026
Vdes profesori universitar, Haki Dushi
January 16, 2026
Sindikata e Policisë: Lajmërimet e rreme duhet të ndëshkohen
January 16, 2026
Një e moshuar humbi jetën në Vushtrri si pasojë e një zjarri në shtëpi
January 16, 2026
Dy dronë mbi vijën kufitare në Kamenicë, njohësit e sigurisë: Provokim
January 16, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Milani barazon me Lazion, Napoli përmbys Parmën në frymën e fundit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Milani barazon me Lazion, Napoli përmbys Parmën në frymën e fundit
Sport

Milani barazon me Lazion, Napoli përmbys Parmën në frymën e fundit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/31 at 11:21 PM
Kosova Times Published August 31, 2024
Share
SHARE

Dy nga klubet më të mëdha italiane, Milan dhe Napoli, u përballën me ndeshje të tensionuara dhe dramatike në kuadër të javës së tretë të Serie A.

Milan nuk arriti të sigurojë më shumë se një barazim 2:2 ndaj Lazios. Kjo e fundit kaloi e para në epërsi falë golit të Pavlovic në minutën e tetë. Kuqezinjtë e Milanos, megjithatë, u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë. Në minutën e 62-të dhe 66-të, brenda katër minutave, Castellanos dhe Dia shënuan për t’i dhënë Milanos avantazhin. Megjithatë, gëzimi i Milanit nuk zgjati shumë. Leao, i cili u fut në lojë në minutën e 71-të, shënoi vetëm një minutë më pas, duke barazuar rezultatin në 2:2. Pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave për të gjetur golin e fitores, ndeshja përfundoi pa një fitues, duke lënë Milanin në vendin e 14-të të tabelës me dy pikë pas tri ndeshjeve. Lazio ndërkohë, me katër pikë, gjendet në vendin e tetë.

Ndërkohë, Napoli i Amir Rrahmanit arriti të sigurojë një fitore dramatike ndaj Parmës, duke përmbysur rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes. Parma kaloi në epërsi në minutën e 19-të me golin e Ange-Yoan Bonny, duke e vendosur Napolin në një pozitë të vështirë.

Napoli, megjithatë, nuk u dorëzua dhe u përgjigj me dy gola të vonshëm, duke e kthyer ndeshjen në favor të tyre. Romelu Lukaku shënoi golin e barazimit në minutën e 92-të, ndërsa Frank Anguissa vulosi fitoren pesë minuta më vonë, në minutën e 97-të. Kjo ishte fitorja e dytë sezonale për Napolin.

You Might Also Like

`Vëllaznimi` reagon për incidentin gjatë ndeshjes me KB `Bashkimin`

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Sigal Prishtinës pas incidentit me tifozët

Ish-futbollisti i Buduqnost nga Podgorica vdes, nëna e tij pretendon se është vrarë

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi

Përleshje në turneun e xhudos në Poloni: Garuesit izraelitë sulmuan vendasit për brohoritjen “Liri për Palestinën”

TAGGED: #Lazio, #Milan, #Napoli, #Parma, #Seria A
Kosova Times August 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti, Escobarit: S’mund të kemi kryetarë komunash me “Zoom”

Kosova Times Kosova Times May 30, 2023
Putin ‘rrëmbeu’ luftën Izrael-Hamas për të nxitur tensionet në Perëndim: Politico mbi propagandën e Moskës
Horoskopi ditor për 11 qershor
Osimhen nuk mjafton, Napoli humb dy pikë në kohën shtesë në Udine
Konjufca merr mbështetje nga grupi multi-etnik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?