By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës
November 20, 2025
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë
November 20, 2025
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
November 20, 2025
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës viziton Pentagonin: Diskutohet depërtimi përtej kufirit rus dhe nevojat ushtarake
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës viziton Pentagonin: Diskutohet depërtimi përtej kufirit rus dhe nevojat ushtarake
Rajon / Botë

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës viziton Pentagonin: Diskutohet depërtimi përtej kufirit rus dhe nevojat ushtarake

Kosova Times
Last updated: 2024/08/31 at 6:23 PM
Kosova Times Published August 31, 2024
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, vizitoi Pentagonin të premten për të informuar Sekretarin amerikan të Mbrojtjes lidhur me depërtimin e forcave ukrainase përtej kufirit rus. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb nga Pentagoni, dy udhëheqësit u përqendruan gjithashtu tek nevojat ushtarake të Ukrainës përpara një takimi tjetër të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, i caktuar të mbahet javën e ardhshme.

Shefi i ushtrisë ukrainase, Rustem Umerov dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, folën për shtimin e sulmeve ajrore ruse kohët e fundit ndaj Ukrainës si dhe vazhdimin e inkursionit ukrainas në territorin rus të Kurskut.

Zëri i Amerikës e pyeti zëdhënësin e Pentagonit nëse Ukraina ka ende kufizime për përdorimin e armëve amerikane.

“Ukrainasit mund t’i përdorin armët amerikane për t’u mbrojtur nga sulmet ndërkufitare, por sa i përket sulmeve me rreze të gjatë në thellësi të Rusisë, politika jonë nuk ka ndryshuar”, tha zëdhënës i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder.

Zyrtarët kanë ngritur shqetësime se sulmet brenda Rusisë mund ta provokojnë Moskën që të përdorë armët bërthamore.

“Perëndimi beson se Rusia nuk do t’i përdorë kurrë armët bërthamore. Kemi një doktrinë bërthamore e cila thotë se nëse veprimet e dikujt kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial, ne e konsiderojmë të mundshme përdorimin e të gjitha mjeteve që kemi në dispozicioni”, tha Presidenti Vladimir Putin.

“Nëse ata kanë pushtuar një pjesë të Rusisë dhe Moska nuk ka përdorur ende armë bërthamore, atëherë Rusia nuk do ta bëjë këtë. Kjo frikë nga përshkallëzimi po na paralizon dhe duhet të ndalet”, thotë Adam Kinzinger, ish ligjvënës republikan.

Ish ligjvënësi republikan, Adam Kinzinger, ka bërë thirrje për mbështetje shtesë për Ukrainën. Ai i tha Zërit të Amerikës se operacioni i Ukrainës në Kursk ka qenë i suksesshëm.

“Ukraina ka marrë po aq ose më shumë territor rus sesa rusët morën territor ukrainas vitin e kaluar. Rusia ka humbur më shumë ushtarë sesa Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nuk kanë arritur asgjë”, thotë zoti Kinzinger.

Pentagoni thotë se Rusia ka tërhequr një numër të vogël forcash nga Ukraina për të mbrojtur Kurskun. Por ekspertët thonë se prova e vërtetë do të jetë nëse Ukraina mund ta tjetërsojë operacionin në një avantazh afatgjatë.

“Kjo është një recetë për sukses, nëse arrihet, do të jetë një operacion shumë i mirë. Është shumë herët për të gjykuar për momentin”, thotë koloneli në pension, Alexander Vindman, i cili ka punuar për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Operacioni nuk i ka ndalur sulmet e Rusisë. Zyrtarët ukrainas thanë të premten se një sulm gjatë natës në një fabrikë në qytetin verior të Ukrainës, Sumy, vrau dy gra dhe plagosi 11 individë.

You Might Also Like

Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës

Njeriu i Trumpit për Ukrainën, i padëshiruar i Moskës , jep dorëheqjen

Trenat e pasagjerëve përplasen në Republikën Çeke. Më shumë se 40 të plagosur

Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit

Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve

TAGGED: #Lloyd Austin, #Rustem Umerov
Kosova Times August 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani përkujton Holokaustin: Nuk duhet të harrojmë mizoritë e së kaluarës

Kosova Times Kosova Times January 27, 2023
Bojkot ndaj supermarketeve
Vulin për zgjedhjen e Dragan Shutanovacit për ambasador në SHBA: Ai do të dëshmojë se bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë ishin “të justifikuara dhe të nevojshme”
Osmani: Marrëveshja me USAID-in fuqizon administratën publike
Në Gjermani për herë të parë në histori po dëgjohet një rast korrupsioni politik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?