By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Washington Post: Putini nuk është gati t’i kthejë Ukrainës pjesë të rajoneve të Khersonit dhe Zaporizhzhyas të pushtuara nga Rusia
August 10, 2025
Tre persona humbën jetën në rajonin e Odesës për shkak të shpërthimeve në det
August 10, 2025
“Harta” e Instagramit shkaktoi një stuhi reagimesh, përdoruesit ankohen për shkelje të privatësisë
August 10, 2025
Një linjë e rrallë planetare prej gjashtë planetësh do të jetë e dukshme në qiellin tonë
August 10, 2025
Udhëtim tmerrues në një vendpushim shëndetësor në Kaukaz: Litari i teleferikut këputet ndërsa pasagjerët janë në ajër, disa persona të plagosur
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedoni e Veriut, komentet për gjuhën hapin debat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Maqedoni e Veriut, komentet për gjuhën hapin debat
Rajon / Botë

Maqedoni e Veriut, komentet për gjuhën hapin debat

Kosova Times
Last updated: 2024/09/01 at 9:14 PM
Kosova Times Published September 1, 2024
Share
SHARE

Komentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut se ekziston mundësia e shfuqizimit të “Ligjit për Gjuhët”, kanë nxitur reagime të ashpra tek të gjitha partitë politike shqiptare, të cilat vlerësojnë se çdo ndërhyrje ndaj ligjit mund të cenojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kjo do të kishte pasoja serioze për vendin.

Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese është shprehur në një intervistë për Agjencinë shtetërore të lajmeve MIA se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve “ka krijuar një lloj kaosi juridik, i cili ka rezultuar me kaos politik, mosbesim dhe dilema”.

Kostadinovski ka theksuar se ligji mund të shfuqizohet, të rishikohet duke bërë ndryshime në dispozita të caktuara apo të mbetet ashtu siç është.

Komentet e tij pasojnë nismën e partisë nacionaliste maqedonase “E Majta”, dërguar Gjykatës Kushtetuese pas miratimit të ligjit në vitin 2019.

“Ligji për Gjuhët” i jep një avancim të dukshëm përdorimit të gjuhës shqipe duke i dhënë statusin e gjuhës zyrtare, krahas maqedonishtes në komunat ku shqiptarët përbëjnë 20 për qind të popullatës, si dhe në komunikimin me institucionet e larta shtetërore.

Kostadinovski ka theksuar më tej në intervistë se “Gjykata Kushtetuese në asnjë rast nuk merr vendime politike, por vendime kushtetuese të cilat pa dyshim ndikojnë në çështje dhe procese të rëndësishme politike në shtet, por se gjërat, sipas tij nuk duhet shikuar me emocione”.

Këto komente kanë hasur në reagimin e ashpër të Frontit Evropian, të drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim që vlerëson se bëhet fjalë për një skenar të qëllimshëm të pushtetit për provokim ndaj shqiptarëve.

“Mos e prekni gjuhën shqipe!”, thuhet në një komunikatë të Frontit Evropian, i cili vëren se hapja e temave si kjo dhe çdo vendim eventual në drejtim të cenimit të mekanizmave dhe të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, nuk është asgjë tjetër veçse rikthim i Maqedonisë së Veriut në kohën para Marrëveshjes së Ohrit.

“Këto deklarata dhe veprime, janë skenaret e vërteta për destabilizim të vendit dhe tregojnë qartë se kush janë ata që dëshirojnë dhe provokojnë tensione”, thekson Fronti Evropian.

Ndërkohë, partitë e koalicionit “Vlen” që bën pjesë në koalicionin qeveritar e shikojnë nismën për mohimin e dygjuhësisë si një tentim për grusht shteti në Maqedonië e Veriut.

“Vlen” thekson përmes një komunikate se nëse një nismë e tillë eventualisht miratohet, atëherë hapet “Kutia e Pandorës“ dhe rrezikohen një sërë procesesh të arritura me shumë mund.

Si Fronti Evropian edhe “Vlen” thonë se dilemat janë konsumuar dhe zgjidhur në institucionin më të larë ligjvënës, në Parlament me shumicë dërmuese votash.

Ka reaguar edhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve, e cila i vlerëson si një aventurë të rrezikshme përpjekjet për zvogëlimin e të drejtës themelore për përdorimin e gjuhës shqipe.

Ndërkohë, partitë maqedonase VMRO-DPMNE në pushtet dhe Lidhja Social Demokrate në opozitë nuk kanë bërë komente lidhur me paralajmërimet e kreut të Gjykatës Kushtetuese.

Ligji për përdorimin e gjuhëve buron nga Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave ushtarake e policore maqedonase në vitin 2001.

You Might Also Like

Washington Post: Putini nuk është gati t’i kthejë Ukrainës pjesë të rajoneve të Khersonit dhe Zaporizhzhyas të pushtuara nga Rusia

Tre persona humbën jetën në rajonin e Odesës për shkak të shpërthimeve në det

Udhëtim tmerrues në një vendpushim shëndetësor në Kaukaz: Litari i teleferikut këputet ndërsa pasagjerët janë në ajër, disa persona të plagosur

Gjendet një foshnjë e vdekur në Rogotin

Ukraina çliron një fshat në kufirin rus

TAGGED: #Debat, #Gjuha, #Maqedoni e Veriut
Kosova Times September 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

MEPJ: Qytetarët të shmangin udhëtimet në zonat e përfshira në konflikte

Kosova Times Kosova Times April 19, 2024
Ambiciet e Kosovës për Këshill të Evropës – drejt finishit a bllokimit
“Ti mund të jesh caku i radhës” Mbrojtja e fëmijëve në internet
Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Klinë
Askush nuk e di se ku është gjenerali më i lartë i Putinit: Fotoja në Telegram sugjeron se ai u vra në sulmin në Krime, “Wagner” luajti një rol kyç
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?