By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nisi përkujtimi i Betejës së Vrrinit, në Lez të Prizrenit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nisi përkujtimi i Betejës së Vrrinit, në Lez të Prizrenit
Lajme

Nisi përkujtimi i Betejës së Vrrinit, në Lez të Prizrenit

Kosova Times
Last updated: 2024/09/01 at 9:41 PM
Kosova Times Published September 1, 2024
Share
SHARE

Më 1 deri më 5 shtator të vitit 1998, në fshatrat e Vrrinit të Prizrenit u zhvillua luftë e ashpër dhe e pabarabartë në mes të njësiteve të sapoformuara të UÇK-së dhe forcave serbe. Atë fillim shtatori, në mbrojte të vendit të tyre ranë 13 dëshmorë.

Asgjë më nuk ka mbetur nga fshati Lez i komunës së Prizrenit, ku në vitin 1998 në këtë fshat dhe të tjerët përreth në Vrrin, ishin vendosur bazat kryesore të shtabeve të UÇK-së. Me 1,2,3,4, dhe 5 shtator u zhvilluan beteja të ashpra në mes të UÇK-së dhe forcave serbe që ia mësynë kësaj pjese në jug të Kosovës.

Banorët i kujtojnë ato ditë të vështira që kaloi vendi atë fillim shtatori.

“Komandant Drini erdhi dhe më qoi prej gjumi, më tha qoi dy minahedhës dhe 40 predha qetu në këtë fshat, ndërsa mua m’i qo në kerr dy minahedhës dhe 40 predha të tjerë, sepse unë do të shkoj me Selim Krasniqin në Vlashnje, Kobi e Marademë, në orën 11 tha kthehem, këta kanë arrit me ardh deri Këtu, me armatimin dhe nuk kanë mundur me depërtua tutje. Këtu janë martirë nja shtatë a tetë të tjerët janë krejt dëshmorë”, tha Nazim Shabani, banor i kësaj ane.

“Këtu ka qenë luftë shumë e ashpër, i kanë bombardua dhe djegë serbët, banorët s’kanë pas ku me shkua tutje edhe kanë ikë për Prizren poshtë. Edhe në fshatin tim njëjtë”, tha Kapedan Thaqi- banor i Kushninit.

Në nderim të të rënëve të asaj rezistence folën ata që ishin bashkë në këtë rrugëtim.

“Këtu është zhvillu një betejë në afërsi prej 10 deri 15 metër jo vetëm me forcat serbe, por edhe paramilitarët rusë dhe vende tjera sllave që kishin ardhur për ti ndihmuar. Prandaj ne duke nderuar betejën e shtatorit në Vrri, nderojmë dhe respektojmë themelet e shtetit të Kosovës, këto themele të cilat duhet ti ruajmë me fanatizëm”, tha Zafir Berisha, bashkëluftëtar.

Xhevat, Bekim e Salajdin Berisha, tashmë dëshmorë të kombit në atë kohë ishin sportistë të mundjes së lirë e në nderim të tyre, në çdo 1 shtator mbahet edhe turniri i Pehlivanëve.

“Në kuadër të aktiviteteve është paraparë edhe ky aktivitet pasi që, Xhevat Salejdin e Bekim Berisha heronj të Kosovës, këta të gjithë ishin mundës, pehlivanë, e pikërisht për këtë arsye se ishin edhe heronj në radhët e UÇK-së, mbahet edhe ky sport tradicional që quhet Pehlivanë”, tha Isa Berisha, organizator.

Që nga ajo kohë, kur forcat serbe vranë e masakruan edhe banorë të pafajshëm, fshatrat u dogjën, ndërsa Lezi, Kushnini e Struzha u braktisën nga banorët.

You Might Also Like

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

TAGGED: #Beteja e Vrrinit, #Lez, #Prizren
Kosova Times September 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një video shokuese tregon një oficere të burgut duke bere seks me të burgosurin në qeli

Kosova Times Kosova Times June 29, 2024
Meta kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu
KVP: Jemi të kënaqur me vendimin e KAS, por FVK duhet të mbajë përgjegjësinë
Biden synon t’i japë Kenisë statusin e një aleati të madh jo-NATO
“Skenari i makthit”: Izraeli po i shqyrton opsionet për t’iu përgjigjur Iranit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?