By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Politikani italian mbeshtetet dhe thyen një vepër arti 92-vjeçare me çmim të paçmuar
November 17, 2025
Protestuesit në Republikën Çeke dhe Sllovaki mbanin flamuj ukrainas në përvjetorin e revolucionit
November 17, 2025
FSB: Ne parandaluam një atentat në varreza. Mediat ruse: Shoigu ishte shënjestra
November 17, 2025
Komisionerja e FSK-së dhe homologu gjerman flasin për bashkëpunim
November 17, 2025
Gërvalla: Diplomacia mbetet domosdoshmëri për paqen dhe sigurinë
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Polonia shënon 85 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Polonia shënon 85 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore
Rajon / Botë

Polonia shënon 85 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore

Kosova Times
Last updated: 2024/09/01 at 10:17 PM
Kosova Times Published September 1, 2024
Share
SHARE

Polonia përkujtoi të dielën 85 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore me një ceremoni që shënoi sulmet e para të Gjermanisë naziste të cilat shkaktuan konfliktin vdekjeprurës.

Rreth gjashtë milionë polakë vdiqën në konfliktin që la më shumë se 50 milionë njerëz të vrarë në të gjithë botën, përfshirë gjashtë milionë hebrenj që vdiqën në Holokaust, gjysma e të cilëve polakë.

Ceremonia përkujtimore të dielën u mbajt në Westerplatte, në bregun baltik të Polonisë, ku 85 vjet më parë një luftanije naziste hapi zjarr mbi një fortesë polake.

Kryeministri polak tha në fjalimin e tij të dielën se mësimet e dala nga Lufta e Dytë Botërore “nuk ishin abstraksion” ndërsa bëri krahasime me luftën në Ukrainën fqinje. “Kjo luftë po vjen përsëri nga lindja”, tha ai.

Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të jenë, siç tha ai, “plotësisht të përkushtuara ndaj mbrojtjes… kundër agresionit që po shohim sot në fushat e betejës në Ukrainë”.

Sulmet e Adolf Hitlerit kundër Polonisë bënë që Britania dhe Franca t’i shpallin luftë Gjermanisë naziste. Më 17 shtator të vitit 1939, Bashkimi Sovjetik pushtoi Poloninë.

Pasi nazistët prishën paktin me Moskën, aleanca e udhëhequr nga Gjermania, Italia dhe Japonia u përball me aleatët fitimtarë të udhëhequra nga Britania, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Andrzej Duda mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor polak Wielun, ku ranë bombat e para naziste 85 vjet më parë.

Presidenti Duda tha se “kërkimi i faljes” nga Gjermania nuk ishte i mjaftueshëm ndërsa bëri thirrje për dëmshpërblime, duke shtuar se: “Kjo çështje nuk është zgjidhur”. Edhe pse kanë kaluar 85 vjet që nga fillimi i luftës, sipas Polonisë ka ende çështje të pazgjidhura.

Qeveria polake pro-evropiane, e udhëhequr nga Kryeministri Donald Tusk, i ka kërkuar Gjermanisë dëmshpërblime financiare për shkatërrimet e trupave naziste. Edhe qeveria e mëparshme populiste, e cila humbi zgjedhjet në tetor, ka bërë thirrje të ngjashme më parë.

Gjatë vizitës për të shënuar përvjetorin e kryengritjes së Varshavës të vitit 1944, një revoltë e shtypur nga forcat pushtuese naziste ndërsa trupat sovjetike qëndruan duarkryq, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier foli lidhur me planet për të ndërtuar një memorial në kujtim të viktimave polake nga forcat naziste.

“Po ndërmerren shumë përpjekje të tjera, përfshirë për të mbijetuarit e pushtimit gjerman. Dy qeveritë tona po bashkëpunojnë ngushtë për këtë”, tha ai. Megjithatë, Presidenti Steinmeier nuk dha detaje të mëtejshme mbi mundësinë e masave të kompensimit.

Sipas mediave polake, Varshava dhe Berlini po zhvillojnë bisedime për kompensim financiar të mbijetuarve të luftës naziste. Polonia vlerëson se rreth 70,000 njerëz do të përfitonin.

You Might Also Like

Politikani italian mbeshtetet dhe thyen një vepër arti 92-vjeçare me çmim të paçmuar

Protestuesit në Republikën Çeke dhe Sllovaki mbanin flamuj ukrainas në përvjetorin e revolucionit

FSB: Ne parandaluam një atentat në varreza. Mediat ruse: Shoigu ishte shënjestra

“Lulja e Srebrenicës” u zbulua në Kopshtin e OKB-së në Nju Jork

Haradinaj për Bajraktarin dhe Gecajn: Janë zëri ynë i fuqishëm në ShBA

TAGGED: #Lufta e Dytë Botërore, #Polonia
Kosova Times September 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Threads: Çfarë është, si mund të regjistroheni dhe a dallon nga Twitter-i?

Kosova Times Kosova Times July 6, 2023
Kurti: Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre
Aksident tragjik, vdes drejtuesi i minibusit dhe me plage 7 nxenes
Hapja e urës mbi Ibër: E mirëpritur në Jug e kundërshtuar në Veri
Kaos në Stamboll: 47 persona janë arrestuar në rastin e Imamoglu, mes tyre edhe zyrtarë të lartë të bashkisë së qytetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?