By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Broja i lënduar, rikthehet Uzuni! Flet Sylvinho
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Broja i lënduar, rikthehet Uzuni! Flet Sylvinho
Sport

Broja i lënduar, rikthehet Uzuni! Flet Sylvinho

Kosova Times
Last updated: 2024/09/02 at 12:58 PM
Kosova Times Published September 2, 2024
Share
SHARE

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho në një konferencën për media, ka folur për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

Trajneri i kombëtares Sylvinho nis me një lajm të keq konferencën për media.

“Broja nuk është më pjesë e listës, sepse ka pasur një lëndim në tendinën e Akilit. Në 10-15 ditët e ardhshme ai nuk është i gatshëm për kombëtaren dhe i uroj që të kalojë sa më shpejt këtë problem”, tha Sylvinho.

Tekniku brazilian tregon pse nuk janë grumbulluar Muçi dhe Berisha

Sylvinjo shpjegon zgjedhjet e tij për këto ndeshje të Ligës së Kombeve. Braziliani thekson se Muçi është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën, ndonëse nuk është grumbulluar. Ndërsa për mos grumbullimin e portierit Berisha, Sylvinho thotë se lojtari nuk ka gjetur akoma një ekip.

“Muçi është një lojtar shumë i rëndësishëm, por në këto momente nuk mund të grumbulloj shumë lojtarë për të njëjtin pozicion. Ka mbaruar koha e Berishës në kombëtare? Kombëtarja është e hapur për të gjithë lojtarët. Për momentin ai nuk ka një kontratë me një klub, prandaj nuk është grumbulluar”, ka thënë mes të tjerash Sylvinho.

Rikthehet Uzuni në kombëtare, Sylvinho: Asgjë personale

Uzuni ka ardhur te ne si anësor sulmi, ka luajtur në Varshavë, ka luajtur titullar në shtëpi ndaj Moldavisë, por ai ka një vit e gjysmë me Granadën si një sulmues i dytë. Unë e kam parë si qendërsulmues, e kemi vlerësuar gjithmonë si një sulmues qendre. Seferi e ka marr vendin, ka ardhur Hoxha, është edhe Bajrami. Uzuni është qendër për ne, dhe për këtë arsye nuk u ftua në Evropian. Asgjë personale, ajo që ka rëndësi është vetëm fusha.

Personale  asgjë, ajo që ka rëndësi është vetëm fusha, ia them vetes, stafit, presidentit, ka vlerë vetëm fusha. Ne duam që lojtari të shkojë në fushë dhe të bëjë mirë. Personale, nuk ka asgjë, për këtë arsye nuk është Broja dhe është momenti i tij. Ai është lojtar me karakteristike të ndryshme si qendërsulmues, nuk është i madh fizikisht, por është i shpejtë dhe kërkon hapësirë. Ai është ndryshe nga Broja e Manaj, ndoshta një lojtar i ngjashëm i ri është Çuni, por nuk është momenti, është momenti i Uzunit.

Sylvinho: Ukraina, Gjeorgjia dhe Çekia skuadra të forta, nuk bëj eksperimente

“Liga e Kombeve është një garë e rëndësishëm, Ukraina, Gjeorgjia dhe Çekia kanë skuadra të forta, do të jenë ndeshje të forta. Nuk më pëlqen të bëj eksperimente, në këtë listë janë dy të rinj, Zeka dhe Spahiu që janë thirrur për herë të parë. Shkojmë në fushë për të prezantuar njerëzit dhe përfaqësuar një komb, të luajmë me shpirt dhe zemër

Sylvinho falënderon Cikalleshin dhe Gjasulën: Kanë shkruar historinë

Sylvinho falënderoi dy futbollistët që i dhanë lamtumirën Kombëtares. Ai u shpreh se si Cikalleshi dhe Gjasula kanë shkruar historinë. Kam një vit e gjysmë këtu, flasim për dy lojtarë që kanë bërë historinë për Shqipërinë. E di që kanë bërë mesazhe në Instagram, kam qenë trajner i të dyve dhe dua të falënderoj Cikalleshin dhe Gjasulën. Edhe në emër të Federatës, të tregoj mirënjohjen për Sokolin dhe Klausin, dy lojtarë që kanë dhënë një kontribut të madh në fushë me fanellën kuqezi, gjithmonë me përkushtim, të palodhur në çdo ndeshje. Dua t’i falënderoj për punën dhe zemrën që kanë treguar të dy në mënyrë perfektë për ne”, deklaroi Sylvinho.

You Might Also Like

Kosova fiton me rikthim ndaj Danimarkës, kualifikohet në Play-off

Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg në Spanjë

SHGSK dhe FFK urojnë Ditën Botërore të Gazetarisë Sportive

Ademi takon presidentin e Federatës së Ganës në Tiranë

Mesazhi i Ronaldos nga Arabia Saudite: Jam portugez, por i përkas këtij vendi

TAGGED: #Armando Broja, #Sylvio Mendes Campos Júnior
Kosova Times September 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pas paralajmerimeve: Vuçiq tërheq dorëzën: “Ushtria nuk do të hyjë në Kosovë, do të tërhiqemi nga kufijtë…”

Kosova Times Kosova Times September 30, 2023
“Tifozat Kuq e Zi” e bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi
“Kurrë nuk ma kërkon borxhin”: Fshati multietnik ku nuk ka ndikim veriu
Kaos ne parlamentin Serbise: Deputetët përleshen, Brnabiq në panik thërret sigurimin , ne holle “bilbilat” i bëjnë homazhe Palmës …
Sqarohet ZKA: E përmirësuam gabimin teknik, por nuk ka pasur ndikim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?